LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati për protestën finale

• Kryetari i PD Sali Berisha hodhi dyshimet se me shkarkimin nga detyra, Arben Ahmetaj do të arratisetnga Shqipëria.  • Berisha deklaroi disa orë pas shkarkimit se Ahmetaj nuk është përgjegjësi kryesor i çështjes së inceneratorëve.  • Kryedemokrati tha se ai u zëvendësua nga një hajdute, referuar ministres Belinda Balluku. • Berisha paralajmëroi një protestë masive dhe "përfundimtare" ku kërkoi mbështetjen e shqiptarëve. • Kreu i PD paralajmëroi edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se do të përballet me drejtësinë e popullit. • Berisha tha se pas aferës fshihet Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi. 

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-"Ministrja më e korruptuar në Evropë", Berisha akuzon Ballukun: E ka verbëruar babëzia, 200 mln euro mobilon zyrën

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se lëvizja e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe zëvendësimi i tij me Belinda Balluku është një konkurs "hajdutësh". Në deklaratën për mediat nga selia blu, Berisha tha se Balluku është ministrja më e korruptuar në Evropë, ndërsa e etiketoi si "miss hajnia që mobilon 200 mijë euro zyrën dhe është e babëzitur".

Znj dhe zotërinj, kush e zëvendësoi Ahmetajn? Ministrja më e korruptuar e qeverisë në historinë e Shqipërisë, rajonit dhe Evropës. Që kur punonte me Ramën në bashki deri sot. Belinda Balluku është autorja dhe drejton ministrinë që ndërton rrugë, rrugë me çmime 10 fish më të lartë. Ndërtimtaria ka manuale si në Evropë dhe në Shqipëri, ka manuale për çdo vepër publike, për çdo detaj.

Një njeri që e ka verbëruar babëzia dhe urrejtja për qytetarin e thjesht. Mobilon zyrën 200 mijë euro. Nëse ne mendojmë për ata që janë në kazan nuk ia lejon vetes një luks të tillë. Por kjo është një nga aferët e Ballukut. Një rrugë me miliona euro kilometri. Rruga Levan Vlorë kushtoi 10 herë më pak sesa Unaza apo Rruga në fushë që ndërton Belinda dhe nënkontrakton. Nuk është pra rasti që ikën një superhajdut dhe kthehet mis Hajnia. 

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

3 VITE ME PARE

VD-THIRRJA, Berisha: Shqiptarët të bëhen gati për një betejë përfundimtare

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi qytetarët shqiptarë që të bëhen gati për protestë. Duke e quajtur 'betejë përfundimtare', Berisha kërkoi nga të rinjtë dhe pensionistët që të bëhen gati për betejë kundër kryeministrit Edi Rama. 

'U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të rinjve, pensionistëve, të përgatitemi për një betejë përfundimtare me këtë hajdut që nuk ka moral përvec vjedhjes ndaj jush.'- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha paralajmëron: Erion Veliaj, bëhu gati të përballesh me uraganin e protestës...

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se do të përballet me forcën opozitare përballë shkeljeve që sipas tij ka bërë në çështjen e inceneratorëve. Berisha tha se Ahmetaj nuk shpëton dot. 

E njëjta gjë vlen për Ahmetajn. Shko dhe mbrapa diellit, shpëtove njëherë nuk ke shpëtim më. Kjo aferë për popullin opozitar është e një rëndësie për jetë a vdekje. Erion Veliaj, bëhu gati se do të përballesh me të gjithë forcën e protestës më të madhe që ka njohur Shqipëria, shumë shpejt. Mund ti tregosh vendin SPAK, ta trysnosh dhe shkelmosh por uraganin e shqiptarëve prite se po të vjen.

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Veliaj shkeli çdo ligj për mega-aferën e djegësave

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkelur çdo lloj ligji duke u përfshirë në aferën e inceneratorëve. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se Veliaj ka firmosur pa pyetur Këshillin Bashkiak për financimin e 90 mln euro të inceneratorit të Tiranës. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Madhor në këtë aferë është kreu i Bashkisë së Tiranës është Erion Veliaj. Thashë edhe njëherë, djegësi i Tiranës shkon në 283 milionë euro. Erion Veliaj nuk ka lënë ligj pa shkelur për të bërë realitet vjedhjen monstruoze me Edi Ramën. Ndaj gazetarë, ju bëj thirrje, harrojeni fjalën korrupsion, por të përdorim fjalën vjedhje, se ky është përkthimi i saktë i kësaj fjale në gjuhën shqipe. Për të vjedhur Erion Veliaj, një vepër për të cilën duheshin firmat e të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës, e ka firmosur vetëm ai, në kundërshtim me çdo ligj. I papërmbajtur në vjedhje. Pa pyetur Këshillin Bashkiak, ai firmos për financimin prej 90 milionë euro të djegësit të Tiranës. Ai firmos edhe penalitete për bashkitë e tjera, nëse nuk u përgjigjen me ngarkesat e plehrave kompanisë së tij dhe Edi Ramës. Erion Veliaj, prej pesë vitesh, u merr qytetarëve të Tiranës, pa TVSH, 28 euro për ton mbetjesh. Në një kohë kur kontrata e firmosur me kompaninë Gugalja-Rama-Veliaj, thotë se plehrat për depozitim do paguhen me 12 euro toni. Gjer sot, as edhe një ton nuk është djegur, pasi djegësi nuk ekziston. Por në këto 5 vite, Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë plaçkitur shqiptarët e kësaj zone, duke i detyruar të paguajnë për çdo ton të depozituar në fushën e Sharrës, minierën e tyre të floririt, 28 euro pa TVSH.

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Mafiozi i inceneratorëve, Don Agaçio Dhuratmadhi! Ahmetaj, vetëm strumbullar. Paratë i kaloi Rama

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi se pas skemës së inceneratorëve sipas tij, fshihet kryeministri Edi Rama dhe vartësi i tij, Ëngjëll Agaçi. Berisha përjashtoi Ahmetajn si përgjegjës kryesor dhe tha se Rama është përgjegjësi i parë, ndërsa i dyti është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, që sipas tij ka një sërë shkeljesh dhe veprash penale që ka shkelur. 

Deklarata e Berishës:

Këtë fond e përdori për të përvetësuar bashkë me zyrtarët e tij dhjetra e dhjetra miliona. Me urdhër të tij, ai nga fondi i Këshillit të Ministrave kaloi miliona euro në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës direkt sepse ai firmosi kontratën me procedurë të mbyllur në një kohë kur enti zyrtar i prokurorimeve publike, kishte denoncuar më herët me shkresë si të paligjshme për prokurim procedurën me negociatë të mbyllur. Kurrë një Kryeministër përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe nuk mund të firmoste një procedurë të tillë. Edi Rama, koka, kapoja e Meduzës së kësaj afere të tmerrshme. Në rastin e inceneratorit të Tiranës, jashtë çdo ligji, firmosi bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që është publike, Gugalja, Zoto etj. Edi Rama ka pranuar se ka firmosur të paligjshme por ka mohuar se njihte Gugalën, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në apologjinë e vjedhjes së Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë. Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen. 

Duhet të informoj qytertarët se vjedhja e inceneratorit të Tiranës shkon vetëm sipas KLSH në 283 milionë euro. Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze por para se të shkojmë te Arben Ahmetaj, duhet të ndalem tek i dyti pas Edi Ramës. I dyti pas Edi Ramës, është mafiozi Don Agaçi Dhuratmadhi. Ky mafioz ka shkelur nenet nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, të shkeljes së barazisë së tenderave, mospagimit të tenderave, përfitimin e paligjshëm, korrupsion. 

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

3 VITE ME PARE

VD-Berisha: Paratë për djegësat dolën nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor për vjedhjen me aferën e inceneratorëve. Gjatë konferencës për mediat, Berisha tha se paratë e përdorura për këtë aferë kanë dalë nga fondi i emergjencave nga Këshilli i Ministrave. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Edi Rama është përgjegjësi numër 1 i vjedhjes monstruoze me aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj. Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave. Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore. Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura.

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

3 VITE ME PARE

VD-Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: U bë për të larë duart, Rama është vjedhësi numër 1 i inceneratorëve

Shkarkimi i Ahmetajt, Berisha: Rama i hapi rrugën arratisë. Gati
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendës kryeministrit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama mori ketë vendim për të larë duart e për t'u fshehur nga vjedhja e inceneratorëve. 

'Sot njoftohet se Edi Rama për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar aferën ndër më të mëdha në historinë e vendit ata të djegëseve ka shkarkuar nga detyra Arben Ahmetaj. Me këtë rast unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponetetëve kryesor të mafies së djegësve shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një, dhe ky është Edi Rama. Në aferën e inceneratorëve ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin. Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën bazuar ne procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama në shkelje flagrante të ligjit dhe barazisë së tenderave ka firmosur kontratën e një kompanie që kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Rama është përgjegjësi numër një i vjedhjes monsruoze të shqiptarëve në aferën e djegëseve.”, tha Berisha.

sali berisha arben ahmetaj shkarkohet arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje