Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryedemokrati e akuzoi kryeministrin se po ndërton 12,600 apartamente “bashkë me klientelën e tij.”
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur të njëjtën skemë si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në Portin e Durrësit për të vjedhur. Kryedemokrati e akuzoi po ashtu kryeministrin se po ndërton 12,600 apartamente “bashkë me klientelën e tij.”
'Ndërmarrja e parë e Edi Ramës, ajo e djegësve me atë të dytën, kjo e portit janë siameze. Sepse të dyja shkelin çdo ligj, procedurë e çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar. Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugallet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt.
Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju. Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën. U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare.
Ti që erdhe këtu e cicëron: a nuk deklaroi kryetari yt me qindra herë se portin do ta ndërtojë Emari? Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri? Kush? Edi Rama do të grabisë portin ekzistues, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me mundin, djersën e taksat e tyre. Ua them se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, kurse Rama merr Portin e Durrësit e ndërton 12,600 apartamente bashkë me klientelën e tij. Seleksionojnë qytetarët që hyjnë e dalin në plazh. Klientela e zengjinëve, durrsakët të dalin në ndonjë kodër që të shohin ç’po ndodh aty,” tha Berisha.
KORÇË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ishte ditën e sotme në një takim në Korçë ku ka...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mendon se opozita është ziliqare për Projektin e Portit të Durr&eum...
Ermonela Felaj dhe Dashamir Shehi TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj komentoi në Kuvend projektin e Portit të Durr&eum...
Dashamir Shehi TIRANË- Deputeti demokrat, Dashamir Shehi deklaroi ditën e sotme se çdo njëri nga të pranishmit në sallë...
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi u përjashtua me 5 ditë nga sekretariat...
Dashnor Sula dhe Edi Rama TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi se po përflitet në kryeqytet për një ...
Vangjel Dule TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi ditën e sotme se Qeveria shqiptare po krijon një trekëndësh konfliktual m...
Ilda Dhori TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën Administrativ...
Edi Rama para dhe pas Kuvendit TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, edhe pse nuk ishte në seancë plenare, nuk ka nguruar...
Arben Ahmetaj TIRANË- Deputeti socialist, Arben Ahmetaj deklaroi se projekti për Portin e Durrësit, është projekti më madhor ...