LIVE UPDATES
Politike

Porti i Durrësit, Meta: Askush nuk e di se ku përfundojnë paratë, kompania është guaskë me pronarë të panjohur

Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat e PL-së në qytetin bregdetar, Meta ka ngritur shqetësimin edhe për mungesën e qendrave inovative në Durrës për të rinjtë apo mungesën e kinemave.

10 Dhjetor 2022, 18:56 Nga I.A
Porti i Durrësit, Meta: Askush nuk e di se ku përfundojnë
Ilir Meta

DURRËS- Kryetari i Partisë së Lirirsë Ilir Meta ka deklaruar se qeveria Rama portin e Durrësit ua ka dhënë kompanive guaskë me pronarë të panjohur. Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat e PL-së në qytetin bregdetar, Meta ka ngritur shqetësimin edhe për mungesën e qendrave inovative në Durrës për të rinjtë apo mungesën e kinemave. Po ashtu ai theksoi se betonizimi i Durrësit e ka lënë qytetin pa parqe dhe pa lulishte.   

“Përveç Portit dhe Velierës që ka ngelë një gërmadhë dhe s’ka mbaruar akoma, çfarë ka prishur arkitekurën italiane, qyteti i dytë nga rëndësia, nuk ka një kinema, në kohën e Enverit ka patur 3 kinema, apo qendra inovacioni të dedikuara ku të rinjtë të zhvillojnë projektet e tyre. Përmbytjet, problem madhor që prek çdo qytetar, të majtë e të djathtë, të Partisë së Lirisë apo pa parti. Çdo biznes lutet të mos bjerë shi, sepse këtu qyteti përmbytet me një pikë uji. Rilindja në Durrës më parë ndërton Marina korrupsioni e pastrimi parash, sesa kanalizimet për qytetarët e Durrësit mijëravjeçar. Betonizimi pa kriter i qytetit, e ka lënë Durrësin pa parqe apo lulishte. Këtë më së miri e dinë prindërit me fëmijët e tyre, si dhe moshat e treta. Cilësia e jetës së një qyteti lidhet drejtëpërdrejtë nga gjelbërimi, jo nga betoni, ndaj kuptohet dëmi që i bëhet cdo familje durrsake me këtë zhvillim jo të shëndetshëm. Parku sportiv që durrsakët kanë nostalgji është bërë pallat e s’ka qendra trajnimi në sport. Temë mund të jetë dhe degradimi i vijës bregdetare ku sot durrsaket duhet të mendohen 3 herë ku të shkojnë e të bëjnë plazh. E gjithë Shqipëria, jo vetëm i gjithë biznesi durrsak mund të jetonte shumë mirë falë potencialit turistik të bregdetit.

Ndërkohë, të gjitha nismat e qeverisë për bregdetit kanë synuar grabitjen e pronave bregdetare, monopolin e ekonomisë së bregdetit, në vend të një zhvillimi të përgjithshëm që do ti sillte përfitime çdo Durrsaku e shqiptari. Në Durrës ka makina por nuk ka një parkim publik për qytetarët, që të mos kalojnë ditën në stresin e parkimit e të gjobave. Si ka mundësi, kur bëhej fjalë për të shpërdoruar fondet e tërmetit, Rilindja në Bashki e Qeveri u dyndën në Durrës që të menaxhonin fondet, për interes të tyre kuptohet, ndërsa kur vjen puna që të zgjidhin problemet reale të qytetarëve e të gjithë qytetit nuk kujtohen. Durrësi është rast unik dhe shembulli më i mirë që tregon dështimin dhe korrupsionin e Rilindjes. Në 4 vitet e fundit, jo vetëm që Bashkia drejtohet 100% nga Rilindas, por edhe kryeministri Rilindas është deputet në Durrës. Pra, Durrësi duhet të lulëzonte nga vëmendja që institucionet publike duhet t’i dedikonin qytetit, banorëve, biznesit të tij. Por ata, më shumë sesa shtëpi, që ta ndërtojnë siç duhet, e shohin Durrësin si çerdhen e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave. Portin e Durrësit ua ka dhënë kompanive guaskë me pronarë të panjohur. Askush nuk e di se ku po përfundojnë paratë për këtë projekt. Në përfundim të këtij projekti rezultojnë vetëm dy hotele dhe një marinë me 280 vende. Apartamentet kanë nisur të shiten që tani me çmime marramendëse", tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet