LIVE UPDATES
Politike

'Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës!'/ Berisha: Apartamentet do i marrë Sinaloa e Meksikës dhe klanet e tjera të drogës

Ai tha se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin dhe djersën i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm. 

11 Nëntor 2023, 19:06 Nga a.l
'Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës!'/ Berisha:
Sali Berisha

DURRËS- Në një takim me mbështetësit në Durrës, kryedemokrati Sali Berisha u zotua se Portin e Durrësit, kryeministri Rama nuk ka për ta marrë kurrë. Ai tha se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin dhe djersën i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm. 

Pjesë nga deklarata: 

Jemi para detyrave të mëdha, jemi para detyrave jetike, para betejës vendimtare.
Po! Patëm probleme dhe i dini vetë. Patëm probleme të mëdha sepse kishte arritur të futë në thes, njeriun që u udhëhiqte, për meritën tuaj, shumica juaj nuk i besonte.
Po e kishte futur në thes, e kishte blerë, e kishte shpërfytyruar, degraduar.
Por këto janë mbrapa. Tani jemi opozitë e vërtetë dhe me të vërtetën që besojmë, do shpëtojmë Shqipërinë.
Ky takim është një takim për shpëtimin e Durrësit.
Çfarë po ndodh? Durrësi, një qytet mijëravjeçar, Durrësi nuk do ishte kurrë qytet, po të mos ishte porti. Pa portin, kudo ka pasur qytezë dhe qytete nëpër Shqipëri, do ishin rrënojat e tij.
Por Durrës të përjetshëm e ka bërë porti, e kanë bërë qytetarët e tij.
Durrësi, ky port, edhe në kohërat më të hershme, ishte porti i rrugëve kryesore të Europës. Ky port për kombin ishte krye-ura e tij me Perëndimin. Në këtë aspekt, porti ka qenë një artere, një aortë për identitetin tonë perëndimor.
Pa këtë port, ne nuk mund të themi se çfarë identiteti mund të kishim sot.
Ky tani del dhe na merr portin për të ndërtuar me arabin e tij Dubain. Nuk ka nevojë Durrësi për Dubain, nevojë Durrësi ka për Europë, nevojë porti ka për Europë. Duhet të jetë port siç ka qenë në të gjitha kohërat, port kryesor i Ballkanit drejt Europës.
E vërteta është se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin, djersën dhe ndoshta edhe kockat e njerëzve të vet, i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm në 12 mijë apartamente.
Po kush i merr? I merr Alabari? Jo, ai është zotuar për 70 milionë. Kush i merr? I marrin klanet e drogës, i merr Sinaloa e Meksikës, e lidhur direkt me Edi Ramën. I marrin klanet e tjera të drogës që kanë për kryeqendër Dubain.
I merr Amant Josifi me Olsi Ramën, të cilët vodhën 2.2 miliardë euro të europianëve me skemën e Bitcoin. Dhe tani duan të kthehen të rrëmbejnë portin.
Jo mo, kurrë nuk e lejojmë portin.
Kur të bjerë porti, ka rënë Shqipëria, jo Durrësi.
Prandaj dhe ne nuk e falim portin, Edi Ramës.
Ka këtu në sallë që kujtojnë se si u shemb bursi, se si u hodhën veprat e Enver Hoxhës në rrugë. Ai ishte akt kundër pushtuesit.
Të njëjtën gjë po bën Edi Rama. Do të pushtojë portin.
Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës. Ne do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, do e çojmë në hetime. Por ne do e mbrojmë portin me të gjithë potencialin tonë.
Jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria do mbrojë portin.
Porti është i përjetshëm, porti nuk preket.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj