LIVE UPDATES
Politike

Prapaskenat/ Si e detyroi Rama të dorëhiqej kryetaren e Bashkisë Himarë

Në përfundim të takimit të datës 24 maj në Himarë, ku Rama dha shfaqjen e radhës propagandistike të shpërndarjes së certifikatave të pronësisë dhe në një formë zyrtarizoi Vangjel Tavon si kandidatin e tij të ardhshëm për atë bashki, u zhvillua një mbledhje me strukturat lokale të PS-së.

5 Qershor 2024, 20:41 Nga I.A
Prapaskenat/ Si e detyroi Rama të dorëhiqej kryetaren e Bashkisë
Blerina Balaj

HIMARË- Në letrën ku Blerina Balaj njoftonte dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë Himarë zor se mund të gjeje diçka të vërtetë për sa i përket motivit të largimit. Vendimin që ajo e justifikon për “shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë”, është në fakt një akt i detyruar nga kupola politike e Partisë Socialiste dhe vetë Edi Rama. Lapsi.al mëson nga burime të besueshme prapaskenat e përplasjes që sollën largimin e kryetares së komanduar në Himarë pas arrestimit të Jorgo Goros.

Në përfundim të takimit të datës 24 maj në Himarë, ku Rama dha shfaqjen e radhës propagandistike të shpërndarjes së certifikatave të pronësisë dhe në një formë zyrtarizoi Vangjel Tavon si kandidatin e tij të ardhshëm për atë bashki, u zhvillua një mbledhje me strukturat lokale të PS-së.

Aty me tone të ashpra vetë kryeministri iu drejtua Blerina Balajt me fjalët “mblidh burrin…” dhe vazhdoi më tej ta demaskonte kryetaren e komanduar të Himarës në sy të të gjithëve, se ajo i kishte dërguar atij disa mesazhe për miratim leje ndërtimi.

Veç kësaj Rama e akuzoi se bashkëshorti i saj po keqpërdorte në zonë pozitën e gruas kryetare bashkie për përfitime në konflikt interesi. Në një moment Balaj ka replikuar shkurt me Ramën duke i kërkuar të dilte nga mbledhja nëse ishte e nevojshme, por kryeministri nuk e lejoi të largohej.

Përplasja me prefektin Vangjel Tavo

I njëjti burim i mirëinformuar i tha Lapsi.al se bashkëshorti i Blerina Balajt ka pasur edhe një përplasje verbale e gati fizike me prefektin Vangjel Tavo, të cilin e shihte si pengesë në administrimin e pushtetit të përkohshëm që kishte marrë gruaja e tij.

Ngjarja ishte raportuar edhe te kryeministri çka solli më pas “shpërthimin” e tij në takimin e asaj dite në Himarë.

Po në atë takim të tensionuar, Edi Rama i kërkoi Blerina Balajt të emëronte si nënkryetar bashkie Arqile Bollanon, i cili mbante postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në bashki dhe ishte një nga njerëzit e afërt të Jorgo Goros. Bollano ndërkohë është edhe nën hetim nga SPAK për abuzime me fondet publike.

Skema për katapultimin e njeriut që po hetohet nga SPAK

Emërimi i Arqile Bollanos si nënkrytar ishte një kalkulim i pastër i Edi Ramës në mënyrë që në momentin kur Blerina Balaj të detyrohej të dorëhiqej, ai të ishte kryetari i komanduar i Himarës. Natyrisht që kjo është një vendimarrje e Këshillit Bashkiak, ku PS ka shumicën dhe pritet ta miratojë të premten si kryetar të përkohshëm.

Pasi Balaj firmosi Bollanon në pozicionin e nënkryetarit, Lapsi.al mëson se Edi Rama dërgoi Damian Gjiknurin si korrier në Himarë për t’i thënë asaj që të deklaronte dorëheqjen……….. Gjiknurin sepse Balaj kishte qenë një njeri pranë tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues politik i PS në Vlorë. Urdhri vinte nga zyra e Kryeministrit dhe kurrsesi që Balaj nuk kishte as kurajon për ta kundërshtuar prandaj sot protokolloi zyrtarisht dorëheqjen e saj.

Lëvizja e Ramës është thjesht sa për të fituar kohë deri në vjeshtë kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Himarë e ku ai me gjasë ka lënë të kuptohet se do të kandidojë ish-deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, i cili pas emërimit si prefekt i Vlorës është zhvendosur në një nga resortet luksoze të zonës.

Ka pak shpresa që Gjykata e Apelit të rrëzojë dënimin e Fredi Belerit në shkallë të parë e t’i hapë rrugë betimit të tij si kryebashkiak. Vetë Beleri ndërkohë pritet të marrë nga burgu mandatin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi.

Marrë nga Lapsi.al

blerina balaj edi rama

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion