LIVE UPDATES
Politike

Prapaskenat/ Si po e bllokon Rama planin e Kurtit për Veton Surroin, ja për kë po lobon

Qeveria e Kosovës përzgjodhi Veton Surroin kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me seli në Sarajevë.

25 Gusht 2022, 07:52 Nga A.B
Prapaskenat/ Si po e bllokon Rama planin e Kurtit për Veton Surroin, ja
Edi Rama dhe Veton Surroi

KOSOVË- Publicisti Veton Surroi i është shtruar punes për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i RCC-së. Për fushatë, ka shkuar në vende të ndryshme të rajonit si në Kroaci e Turqi. Por, pengesë në rrugën e Surroit, mëson Gazeta Express, është bërë Shqipëria, përkatësisht Kryeministri Edi Rama.

Ai ka plane për Majlinda Bregun. Surroi shpresonte në përkrahjen që do të mund t’ia siguronte Ali Ahmeti, por ky mund të jetë në anën e Ramës.

Qeveria e Kosovës përzgjodhi Veton Surroin kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me seli në Sarajevë.

Por, burimet e Gazetës Express thonë se Surroit, që po bën fushatë nëpër rajon, pengesa i ka dalë në prag të derës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po e bllokon zgjedhjen e Surroit. Siç mëson Express, Rama po shtyn para agjendën e vazhdimit të mandatit të Majlinda Bregut në pozitën, të cilën po e synon publicisti kosovar.

Statuti i RCC-së thotë se një Sekretar i Përgjithshëm, që e ka mandatin tri vjet, ka të drejtë rizgjedhjeje edhe për një herë tjetër.

Bregu ishte prej top emrave në listën e Ramës për President të Shqipërisë. Duke e bërë Bajram Begajn President, kryeministri i Shqipërisë duket se do që pozitën e Sekretarit të RCC-së t’ia sigurojë Bregut. Sekretari i Përgjithshëm, sic e përshkruan statuti, “duhet të jetë një figurë e fuqishme politike nga rajoni, me aftësi të larta për ndërveprim me qeveritë e rajonit, partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet, si dhe duhet të ketë të regjistruara angazhime të suksesshme për bashkëpunim rajonal”.

Këto kushte, Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se i plotëson publicisti i njohur.

Ndërkaq Surroi ka vazhduar fushatën e tij në rajon. Në fund të korrikut ai ka qenë edhe në Shkup për ta takuar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, partia e se cilit drejton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore. Surroi i kishte shkuar Ahmetit në zyrë dhe BDI-ja kishte publikuar një video pritjeje për publicistin. Ali Ahmeti shkoi për mysafirin, por pa përmendur fare fushatën e tij për Sekretar të RCC-së.

Por, Express mëson se kandidati nga Kosova nuk e ka të sigurt përkrahjen e Ahmetit, për shkak të ndikimit të Kryeministrit Rama te ai.

Ahmeti njoftonte se me Surroin ndër të tjera ka folur për projekte infrastrukturore që e lidhin Kosovën me Maqedoninë Veriore, por s’përmendte  të kenë folur për RCC.

Në vazhdën e kampanjës së tij, në korrik, Surroi ka shkuar edhe në Kroaci, ku, i shoqëruar me ambasadorin Martin Berishaj, është pritur nga Kryediplomati kroat, Gordan Grliq Radman.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci thuhej se “Veton Surroi shpaloi idenë e tij lidhur me kandidaturën për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në RCC, si dhe për interesin e madh të Kosovës për të qenë faktor konstruktiv në këtë organizatë, për të cilën, ministri Grliq Radman shprehu mbështetjen në parim”.

Në fund të muajit të kaluar, Surroi, duke përdorur infrastrukturën shtetërore, ambasadën e Kosovës në Ankara, kishte takur zëvendësministrin e jashtëm të Turqisë  Faruk Kaymakci.

“I nominuari i Republikës së Kosovës për Sekretar të Përgjithshëm në Këshillin për Bashkëpunimin Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC) z. Veton Surroi, realizoi një takim me zv. Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Faruk Kaymakcı. Z. Surroi prezantoi planin dhe vizionin e tij lidhur me perspektivën rajonale, projektet zhvillimore, e domosdoshmërinë e ndërtimit të harmonisë dhe paqes së qëndrueshme për të gjitha vendet” thuhej në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Ankara.

Por,  një aktivitet i këtij lloji i Surroit, për të kërkuar mbështetje në Tiranë, deri më tani nuk ka ndodhur ose nuk është bërë publik edhe pse Surroi deri më tani ka pasur lidhje të mira me politikanët në Shqipëri dhe është figurë e njohur atje.

RCC-ja është lansuar zyrtarisht në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, më 27 shkurt 2008, si vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Këshilli i Bashkëpunimi Rajonal përbëhet nga 46 vende, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare. RCC-ja ka një Sekretariat me qendër në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, i cili drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Hido Biščević. Përveç zyrës qendrore në Sarajevë, Sekretariati ka një Zyrë Ndërlidhëse (Liaison) në Bruksel pranë institucioneve europiane dhe euro-atlantike

Në një përshkrim të shkurtër të organizatës, të publikuar në faqen e saj, thuhet se RCC-ja përqëndrohet tek bashkëpunimi rajonal në Europën Juglindore (EJL) nëpërmjet një kuadri me pronësi dhe udhëheqje rajonale, i cili gjithashtu mbështet integrimin europian dhe atë euro-atlantik. Roli kryesor i RCC-së është që të gjenerojë dhe koordinojë projekte zhvillimi si dhe të krijojë një klimë politike të tillë që do të mundësonte një përparim të përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror në EJL, prej të cilit të mund të përfitojë e gjithë popullsia në rajo

Me vendimin e shkurtit  2013, të  Bordit të RCC-së, për miratimin e listës së anëtarëve të organizatës, në ndryshim nga lista paraardhëse, u vendos  përfaqësimi i Kosovës në RCC, të mos bëhet më me siglën e UNMIK-ut./Gazetaexpress/

veton surroi edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj