Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu Berisha ka shtuar se ky është një akt i shëmtuar të regjimit mafioz të Ramës dhe ka theksuar se si Rama si shteti i tij njëpartiak do të kenë fundin që meritojnë.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimeve nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka deklaruar se pas SPAK është kryeministri Edi Rama, duke e quajtur këtë të fundit si të pashpresë. Po ashtu Berisha ka shtuar se ky është një akt i shëmtuar të regjimit mafioz të Ramës dhe ka theksuar se si Rama si shteti i tij njëpartiak do të kenë fundin që meritojnë.
Postimi i Plotë:
Edi Rama, je i pashpresë! Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të Durrësit, Butrinit me prokurimet sekrete, PPP, bordet e çmimeve stratosferike dhe aferat e tjera që mbajnë firmën e tij, Edi Rama ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij. Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papermbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën dhe krimin, i them vasalit të Aleksander Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor. Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak do të keni fundin e merituar!
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, sot kryetar i ish-LSI, e ndryshuar në emrin Partia e Lirisë pas kallëzimit të disa muajve më parë që iu bë nga Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Meta u akuzua nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i Ish-Sigurimit të Shtetit, por hetimi i sotëm lidhet me një tjetër çështje. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, "Kronen Zeitung", e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote. Lobimi lidhej me një foto që Meta bëri në ceremoninë e inagurimit të presidentit Donald Trump.
Ilir Meta JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se përpara kemi një pranverë të hershme duke iu ref...
Ilir Meta JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se në datën 1 shtator do të bëjë kallëz...
Ilir Meta JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me një padi të ish-deputetit Halit Valteri, q...
Ilir Meta JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se e vetmja mënyrë që të ketë drejt&...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka dalë kundër legalizimit të basteve e lojërave...
Ilir Meta JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se deri më tani nuk është informuar nga SPAK n...
Ilir meta JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK. I ftuar në Syri Tv, Meta ka deklaru...
Barack Obama, Edi Rama TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posa&c...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimeve nga SPAK për kreun e PL-së Ilir Meta pas denoncimit...
Edi Rama, Yuri Kim dhe Ilir Meta TIRANË- Në harkun kohor të një muaji kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonat ndaj Prokuroris&eu...