LIVE UPDATES
Politike

Meta hetohet për lobing! Prokuroria 'mbylli' sytë për Ramën, rasti Bilali që SHBA e dënoi

Meta nuk është politikani i parë që hetohet për lobing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2012, kryeministri Edi Rama arriti të siguronte një fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë, Barack Obama, në këmbim të 80 mijë eurove.

24 Gusht 2022, 19:22 Nga F.M
Meta hetohet për lobing! Prokuroria 'mbylli' sytë për
Barack Obama, Edi Rama

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish-deputeti Halit Valteri, pas një artikulli të botuar në gazetën austriake, "Kronen Zeitung", e cila akuzonte ish-Presidentin Ilir Meta se kishte paguar 700 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të ish-Presidentit Amerikan Donald Trump. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, të botuara nga media austriake, 700,000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited. 

Por, Meta nuk është politikani i parë që hetohet për lobing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2012, kryeministri Edi Rama arriti të siguronte një fotografi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë, Barack Obama, në këmbim të 80 mijë eurove.

Skema e financimit të paligjshëm ishte e mendur dhe e përgatitur mes Edi Ramës, shoferit të taksisë Bilal Shehut dhe greko-amerikanit të quajtur Uilliam Argeros.

Si rrodhi ngjarja?

Në shtator të vitit 2012, Bilal Shehu, shtetas amerikan me origjinë shqiptare, mori në llogarinë e tij bankare shumën prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj. Pas disa ditësh, Shehu ia dhuroi këtë shumë fushatës për rizgjedhjen e Presidentit Obama. Si rezultat i dhurimit, ai fitoi mundësinë të merrte dy bileta për të marrë pjesë në një darkë me ftesa të organizuar nga Presidenti Obama.

Për këtë qëllim, në fillim të tetorit 2012, ai udhëtoi në San Fransisko për të marrë pjesë në darkën në fjalë, së bashku me kryeministrin Edi Rama. Ramës, iu mohua hyrja në aktivitet, por iu lejua të bënte një fotografi me Presidentin e asaj kohe, Barack Obama.

Financuesi i 80 mijë dollarëve, të kanalizuara ilegalisht në fushatën Obama, ishte Argeros. Sipas hetuesve amerikane, transferta e 80 mijë eurove pati si origjinë një kompani me qendër në Shqipëri. Nga Shqipëria, paratë hynë në SHBA nga dërgesa të njëpasnjëshme nga një sërë vendesh të ndryshme me qëllim fshehjen e origjinës së tyre. Me veprimet e tij, shtetasi amerikan, Bilal Shehu shkeli ligjin elektoral të SHBA-ve, i cili i ndalon nënshtetasit e huaj të kontribojnë direkt apo indirekt në zgjedhjet amerikane të të gjitha niveleve.

Në shkurt të vitit 2017, Gjykata Federale Neëark, Neë Jersey dënoi me një vit burg me kusht Bilal Shehun. Ky i fundit u vetëdeklarua i fajshëm duke pranuar  se kishte ndihmuar në futjen e 80 mijë dollarëve në fushatën presidenciale të Presidentit Obama.

Pas vendimit përfundimtar të drejtësisë amerikane kundër këtij operacioni të financimit të paligjshëm, me fonde të dyshimta, hetimet duhet të kishin vazhduar në Shqipëri për të zbuluar origjinën e parave.

Hetimet amerikane dëshmuan se paratë erdhën nga një biznesmen dhe jo burime zyrtare të Partisë Socialiste, çfarë duhet të hapte jo vetëm hetimet për financim të paligjshëm të PS-së. Kjo gjë duhet të kishte bërë që prokuroria të niste hetime edhe për pastrime parash, pasi burimi i 80 mijë eurove mund të mos kishte qenë i ligjshëm, por kjo gjë nuk ndodhi. Pavarësisht padisë së depozituar nga Partia Demokratike, prokuroria nuk hapi asnjëherë një hetim për Ramën, i cili në kohën që u dënua Shehu, ishte bërë kryeministër dhe kishte nisur t’i shtronte ‘rrugët’ ‘Reformës në Drejtësi’.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit