LIVE UPDATES
Politike

Premtime për rritje pagash dhe investime miliona euro në rrugë/ Analiza: Çfarë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë?

Ata premtuan rritjen e pagave nga 30 deri në 50%, rritje të pensioneve deri në 70%. Investime në rrugë e hekurudha në miliona euro. Shëndetësi më të mirë e arsim më cilësor.

8 Shkurt 2025, 22:23 Nga B.Z

Premtime për rritje pagash dhe investime miliona euro në rrugë/
Foto ilustruese

KOSOVË - Në 30 ditë fushatë, qytetarët e Kosovës dëgjuan premtime të ndryshme nga partitë politike. Më të zëshmit në premtime ishin pretendendët për kryeministër: Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj. Fokusi kryesor i tyre dhe partive që drejtojnë ishte ekonomia.

Zotimet për ekonomi, zhvillim, investime e rritje të pagave kanë qenë kryefjala e fushatës zgjedhore në Kosovë.

Partitë politike kanë vendosur në qendër të fushatës së tyre zotimet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit që përballet me papunësi, inflacion dhe nevojën për më shumë investime të huaja.

Premtimet më të mëdha i kanë bërë liderët e partive, konkretisht kandidatët për kryeministër.

Ata premtuan rritjen e pagave nga 30 deri në 50%, rritje të pensioneve deri në 70%. Investime në rrugë e hekurudha në miliona euro. Shëndetësi më të mirë e arsim më cilësor.

Premtimet e Albin Kurtit dhe VV-së

Në katër vitet e qeverisjes së Albin Kurtit, një numër i madh premtimesh që lidhen me sektorin e ekonomisë kanë mbetur të parealizuara.

Por Kurti, edhe në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit – në të cilat garon për mandatin e dytë si kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë premtime të ngjashme.

Albin Kurti ka thënë se gjatë mandatit të ardhshëm, paga minimale do të rritet mbi 500 euro. Paga minimale nuk do të tatohet e kjo nënkupton që edhe për biznesin e vogël individual, 6 mijë eurot e para të tatimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi.

Kurti po ashtu ka premtuar miliarda euro investime.

“Do të ofrojmë mbështetje deri në një miliard euro për investime të mesme e të mëdha në ndërmarrjet prodhuese cep më cep të Kosovës. Do ta shtojmë prodhimin, do të shtojmë investimin, do të mundësojmë riinvestimin dhe do të rrisim eksportin”.

Përveç kësaj, Kurti premtoi mbështetje edhe për gjyshërit që kujdesen për fëmijët e prindërve.

“Ne do të kemi mbështetje financiare për gjyshërit që kujdesen për fëmijët e prindërve punëtorë, për nipërit dhe mbesat e tyre prej moshës 1 deri në 3 vjeç. Ne i paguam edukatorët në çerdhe, do t’i paguajmë edhe gjyshërit në shtëpi”.

Po ashtu janë premtuar edhe 500 milionë euro investime në Brezovicë dhe rehabilitimi i Linjës 10 dhe projektimi i linjës hekurudhore që lidh Ferizajn e Prizrenin me Gjilanin dhe Bujanocin.

Vetëvendosje ka premtuar ndërtimin e Autostradës së Gjilanit deri te Dheu i Bardhë dhe Stadiumit të Gjilanit.

Ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, që përfshin segmentin Gjakovë – Shkodër.

Kurti, në shumicën e fjalimeve të mbajtura, është lavdëruar me ekonomi, punësim duke pretenduar se çdo ditë në Kosovë gjatë Qeverisjes së tij janë punësuar 55 të rinj.

“Kemi 80 mijë më shumë të punësuar në Republikën e Kosovës cep më cep. A e dini sa janë 80 mijë për 4 vjet? Janë 55 të punësuar mesatarisht për çdo ditë të Kosovës, gjatë katër viteve të qeverisjes.

Për çdo ditë, në katër vjet, është themeluar një kompani e re, një firmë e re, një biznes i ri me 55 të punësuar në Republikën tonë të dashur”.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje nuk ka paraqitur ndonjë program konkret, kjo parti në këto zgjedhje ka provuar të fokusohet në situatën në Veri, duke e portretizuar si arritje.

Premtimet e Bedri Hamzës dhe PDK-së

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, e ka pasur premtimin më të madh dhe më konkret te rritja e pagave dhe pensioneve.

Madje ai ka thënë se kjo rritje do të ndodhë në vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Në muajt e parë të qeverisjes sime, pagat do t’i rris me 50%. Përveç pagave, do t’i rris pensionet bazë me 70%, do t’i rris edhe pensionet kontributdhënëse të cilat do të përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Pagat do të rriten për infermierë, mjekë, mësues, arsimtarë, profesorë, zjarrfikës, policë, ushtarë, shërbyes civilë, për të gjithë ata që realizojnë paga prej buxhetit të Kosovës”.

Për sa u përket pensioneve, ai premtoi se nuk do të ketë pension më të vogël se 200 euro.

“Ne do ta ndryshojmë praktikën e pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara, që bizneset ta paguajnë TVSH-në pas shitjes dhe jo paraprakisht në kufi, duke i lehtësuar ndjeshëm financat e tyre”.

Bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro, Hamza ka thënë se do të lirohen nga tatimi, ndërsa ato që investojnë mbi 500 mijë euro, apo punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara.

“Po ashtu, ne do ta eliminojmë edhe tarifën doganore për importimin e veturave të reja elektrike. Do të ofrojmë një program mbështetës për sektorin privat me subvencione dhe grante deri në 30% për investimet për zhvillim”.

Ai ka premtuar se do ta zvogëlojnë edhe barrën tatimore për të ardhurat personale duke reduktuar tatimin e të ardhurave personale. Konkretisht: paga deri në 400 euro nuk do të tatohet, paga 400 deri në 800 euro do të tatohet vetëm 8%, ndërsa pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10%.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka premtuar shfuqizimin e ligjit aktual për tatimin në pronë “për të siguruar barrë sa më të përballueshme për familjet dhe bizneset”.

Hamza ka premtuar edhe ndërtimin e projekteve të kaldajës qendrore në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë, të cilat tha se do ta zvogëlojnë konsumin e energjisë.

Për invalidët e luftës, Hamza theksoi se pensionet do t’u rriten me 50%, kurse veteranëve të luftës do t’u rriten me 50% pensionet.

Më tej, ai ka premtuar ofrimin e subvencioneve prej 100 eurosh për familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, por edhe ndërtim të qendrave për të moshuarit në secilin rajon.

Hamza ka prezantuar edhe projektin për ndërtimin e një termocentrali me gaz në Kosovë.

“Ne do të ndërtojmë termocentralin me gaz dhe do të fillojmë të ndërtojmë edhe rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me gaz natyror në tërë Kosovën.

Termocentrali me gaz do të ndërtohet me kapacitet prej 350 MW, krahas lidhjeve me tubacione nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”.

Hamza ka thënë se Hekurudha e Kombit është projekti i tij i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve.

“Hekurudha e Kombit është projekti im i madh për forcimin e lidhjes mes shqiptarëve. Kjo linjë hekurudhore moderne duhet të vazhdojë më pas edhe drejt Malit të Zi, që Kosova ta përforcojë daljen në det dhe lidhjen me shtetet e rajonit”.

Premtimet e Lumir Abdixhikut dhe LDK-së

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë premtimet më të mëdha në investime dhe rritje ekonomike.

“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet, 5% rritje ekonomike”.

Ai ka premtuar po ashtu se që në javën e parë dhe asnjë javë tjetër më shumë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë, të gjithë mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit do t’u rrisin pagat me koeficientët 150.

Për Lumir Abdixhikun, bizneset krijojnë vende të reja pune, eksportojnë dhe ulin deficitin e lartë tregtar. Është “paradoks i kohës”, sipas tij, që ato edhe sot e kësaj dite përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Pas 9 shkurtit, Qeveria e Kosovës, qeveria e djathtë, bizneset i sheh si partner. Do të punojë me to dhe do ta bëjmë Kosovën me to”.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në programin “Rruga e Re”, që ka prezantuar gjatë fushatës, ka thënë se përmban 100 zotime.

Rritja ekonomike, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe të Pejës, si dhe rrugë të tjera, janë disa prej zotimeve.

Përparësi, sipas Abdixhikut, do të jetë heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe për energji elektrike.

Ai ka premtuar edhe 1.5 miliardë euro për kryeqytetin. “Ky është zotimi ynë dhe zotimi im personal si Kryeministër në ardhje”.

“Do ta realizojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj dhe linjën me gaz amerikan, e cila do të kalojë kësaj ane – për më shumë mirëqenie, vende pune dhe zhvillim”.

Abdixhiku ka premtuar po ashtu edhe 80 milionë euro investime në Brezovicë.

Kosova ka një të ardhme të bukur përpara, prandaj ndryshimi e dalja nga moçali i pështymave e urrejtjes është domosdoshmëri! Brezovica do të bëhet.

Ne kemi paraparë investime vetëm nga niveli qendror në vlerë prej 80 milionë eurosh që në fillim”.

“Investimet që kemi paraparë në bujqësi, infrastrukturë, teknologji moderne dhe shërbime publike do ta bëjnë Kosovën model të zhvillimit ekonomik në rajon.

Do t’i mbështesim fermerët, do ta ndërtojmë infrastrukturën rrugore dhe do të krijojmë mundësi të reja për rininë e vendit!”.

Premtimet e Ramush Haradinajt dhe AAK-NISMA

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, qëndron pas idesë për të ndërtuar një termocentral të ri me thëngjill.

“Po ta kishim ndërtuar ne një 500 megavatësh me qymyr – unë s’jam për energji me qymyr se e di që ka ndotje, ama mos harroni teknologjia e re sot nuk ndot, besoni e ka 1% emetim”.

Haradinaj ka premtuar edhe ndërtimin e tetë digave në disa fshatra të Kosovës, që sipas tij do të furnizojnë me ujë 15 komuna të Kosovës e do të zgjidhin problemin e furnizimit me ujë për njëqind vitet e ardhshme.

“Jemi të vendosur ta bëjmë këtë zotim realitet, sepse është një detyrim ndaj Kosovës”.

Kandidati i koalicionit për kryeministër ka premtuar për rininë mbështetje me grante pa kthim për bizneset e reja.

“Bursa për të gjithë studentët, si në universitetet publike ashtu edhe në ato private. Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e PBB-së do të ndahet për arsim e edukim. Këto janë investime që do të nisin menjëherë pas 9 shkurtit”.

Haradinaj, gjatë fushatës, disa herë ka thënë se garës për zgjedhjet e 9 shkurtit i ka hyrë me zotime për anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik në bashkëpunim me aleatët e gjenerim të kapaciteteve energjetike.

“Unë i jap Kosovës ofertën e sigurisë së përjetshme, çlirimin e Veriut përjetësisht me një standard, me një vlerë që është perëndimore, i jap mundësinë e zhvillimit ekonomik edhe në bashkëpunim me aleatët edhe me fonde të tyre përfshi në energji”.

Ai ka thënë po ashtu se në Kosovë nuk do të ketë më pensione nën 500 euro, por edhe pagë nën 1 mijë euro.

Haradinaj tha se Kosovës i duhet një amnisti fiskale, pasi tha se në Kosovë, paratë nuk janë nga krimi, por nga ekonomia joformale.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë është zotuar për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm

“Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500 euro, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Secila parti e certifikuar mund të ketë deri në 110 kandidatë në listën zgjedhore.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, partitë politike kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore më 11 janar.

Fushata për këto zgjedhje ishte më e gjatë sesa të deritashmet, meqë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor organizohet me disa ndryshime që janë bërë në Ligjin për Zgjedhjet.

Me ligjin e ri, heshtja zgjedhore është vetëm në orët sa kutitë e votimit do të jenë të hapura, ndryshe nga zgjedhjet paraprake ku fushata përfundonte një ditë para zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje qytetarët kanë mundur të zgjedhin 10 kandidatë për deputetë, për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku qytetarët votonin për 5 deputetët e tyre të preferuar nga një parti politike.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) shënoi një fitore bindëse me 50.2% të votave. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u rendit e dyta me 17%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përfundoi e treta me 12.7%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mori 7.12% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate nuk arriti të kalojë pragun prej 5% për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës./Monitor

kosove zgjedhje

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen