LIVE UPDATES
Politike

Premtimi i Ramës që (s) mban ujë: 24 orë furnizim…

Propaganda e Ramës për ujin: Nga “do e garantojmë më në fund” tek “s’ka pasur kurrë”

1 Mars 2025, 19:27 Nga B.Z
Premtimi i Ramës që (s) mban ujë: 24 orë furnizim…
Edi Rama

TIRANË - “Ne do të garantojmë më në fund, më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politike në fushatë”, premtoi kryeministri Edi Rama në mars 2021, i vetëm, përballë një kamere në stilin “One Men Show”.

Në fakt nuk është ashtu. Sërish ai, me të njëjtin stil, por me formë të ndryshuar në rubrikën “Sy me sy” me ndjekësit, Rama, në periudhë zgjedhjesh e ka përmendur (jo një) por tre herë këtë çështje gjatë muajt Shkurt.

Një herë duke deklaruar se kur erdhi PS-ja në pushtet nuk kishte asnjë zonë me 24 orë ujë të pijshëm, një herë tjetër duke përgënjeshtruar veten se gjetën vetëm katër zona me ujë të pijshëm dhe të tretën herë se si sot Tirana ka 67% të territorit me ujë të pijshëm.

Rama i vitit 2013

“Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm e dini pse nuk kam folur? Sepse më vjen turp. Më vjen turp me një histori 20 vjet sa herë ka fushatë do ju japim ujë 24 orë. Pas 20 vitesh prapë ujë nuk ka dhe tetë vjet në pushtet të isha në vendin e tij (Berishës) do kisha ikur, do kisha thënë me falni nuk arrita dot, bëra sa munda po meqë nuk ju solla dot ujë unë nuk e meritoj…”, tha Edi Rama kur kërkonte votat për tu zgjedhur kryeministër për herë të parë.

Në fakt Rama, ndryshe nga sa këshilloi paraardhësin, qëndroi mbi dhjetë vjet në pushtet me premtimin e njëjtë për ujë 24 orë.   

Rama i vitit 2021

Katër vite më parë, kur kërkonte votat për një mandat të tretë Rama përshkruante se kishte gjetur një histori të gjatë të dokumenteve strategjike për sektorin e ujit, duke theksuar se, megjithëse ishin krijuar 23 strategji kombëtare dhe 78 dokumente strategjike (deri në vitin 2013), sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm kishte qenë në kolaps. Rama kritikonte korrupsionin dhe falimentimin e ndërmarrjeve ujësjellësi, duke përmendur gjithashtu se si sistemi i vjetër nuk mund të përballonte kërkesat e një popullsie të përqendruar në qendrat urbane. “Por gjatë kësaj periudhe janë realizuar 320 projekte teknike dhe mbi 200 kantiere për ujësjellës dhe kanalizime në nivel kombëtar, me qëllim sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë për komunitetet urbane që kanë vuajtur për dekada…”, tha Rama në 2021

Rama i vitit 2025

“Dëgjo tani, më hape një temë që më pëlqen shumë. Në vitin 2025 ne flasim për shumë gjëra dhe nëse ty nuk të pëlqen, që ne flasim për ujin, unë po të kujtoj që kjo nuk është e lidhur me ne, dakord. Sepse Shqipëria ujë 24 orë në 2013 ku kemi marrë detyrën ka pasur vetëm në 4 zona. Në 4 zona 24 orë ujë. Sot ka në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale 24 orë ujë. Natyrisht që ka akoma zona të tjera ku duhet shtuar furnizimi”, iu drejtua së fundmi Rama një ndjekësi në rrjetet sociale.

Dje?

“Mandatin e tretë qeverisës do të garantoj në disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë ku është edhe problemi më i madh pasi ka ndodhur edhe përqendrimi më i madh si rezultat i një lëvizje masive të popullsisë në vite që ka sjellë edhe nevojën masive për investime në furnizimin e sistemit me ujë dhe kur them në Tiranë 24 orë ujë brenda mandatit të tretë përfshi Kamzën dhe Vorën, por e njëjta gjë do të ndodhë me Vlorën me Shkodrën, me Durrësin kur s’ka pasur ujë 24 orë kurrë dhe kur sot ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë përfshi Elbasanin, Kukësin dhe vijën turistike të Shqipërisë”, deklaronte Rama në 2021

Sot?

“Tirana, i dashur, ka 24 orë ujë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë mesatarisht në pjesën tjetër, ndërkohë që vazhdojnë investimet këtu në Tiranë dhe vazhdojnë në tërë Shqipërinë ku, të merremi vesh, nuk ka pasur 24 orë ujë kurrë, asnjëherë, as në kohën e komunizmit dhe ku sot shtohen në vijimësi zonat me 24 orë ujë…”, tha Rama në rubrikën ‘Sy me Sy’ më 23 shkurt.

Duke bërë një krahasim më të kaluarën, kryeministri Rama, me të njëjtën strategji si katër vite më parë, synon të sjellë përceptimin se si sfidat në këtë rast janë duke u adresuar edhe pse premtimi i përsëritshëm për 24 orë mbetet i paplotësuar.

Në tre herë brenda një muaji, kryeministri është përpjekur ta paraqesë këtë progres si sukses të madh (nga 4 zona me ujë në 43 zona urbane dhe 98 zona rurale) pavarësisht se premtimi për furnizim 24 orë me ujë ende nuk është realizuar në gjithë territorin e vendit, edhe pse çmimi është rritur. Ndërkohë, Enti Rregullator i Ujit të fundit raport të publikuar në faqen zyrtare të saj ka bilancin vjetor për vitin 2023

Fushatë e re, propagandë e vjetër

Rama nuk është i vetmi. Ai i ka mëshuar fort Tiranës për ujë 24 orë aty ku është edhe hambari më i madh i votave. Faktoje.al ka nxjerrë disa deklarata të Erion Veliajt ndër vite se si prej vitit 2015 në kohë dhe vite të ndryshme edhe kryebashkiaku i Tiranës ka premtuar 24 orë ujë në Tiranë.

Analiza

“Në lidhje me deklaratat e Ramës, ai ka premtuar ujë 24 orë në tre mandatet deri tani, duke filluar nga 2013. Në 2017 dhe 2021 premtoi ujë 24 orë në ditë për të 61 bashkitë. Sot nxjerr shifra fiktive sikur 67% e Tiranës ka ujë të pijshëm dhe 24 orë, ku as njëra, as tjetra nuk është e vërtetë. E njëjta gjë për deklaratat e Veliajt në të dy mandatet. ‘Sy më sy’ duket si një formë e re propagande në vend të ballafaqimit me faktet dhe llogaridhënies për realizimin e premtimeve përgjatë 3 mandateve deri tani”, thotë për Faktoje.al  politologu Ilir Kalemaj.

Kryeministri Edi Rama për ujin 2013-2015

Rama, 2013

“Unë nuk kam folur shumë për ujin e pijshëm e dini pse nuk kam folur sepse me vjen turp me vjen turp me një histori 20 vjet sa herë ka fushatë do ju japim ujë 24 orë. Pas 20 vjtesh prape ujë nuk ka dhe tetë vjet në pushtet të isha në vendin e tij (Berishes) do kisha ikur do kisha thënë me falni nuk arrita dot, bëra sa munda po meqë nuk ju solla dot ujë unë nuk e meritoj. Do të angazhohemi me mish e me shpirt që ditë- natë çdo shtëpi e këtij vendi të ketë ujë për të pirë dhe për tu larë se kjo e ndan qytetërimin tonë nga Mesjeta nga koha e para Luftes kur nuk kishte as shtet, asgjë, kjo e ndan qytetërimin me shtet nga popull pa shtet që oburra ku të kapim ndonjë curril që të lagim buzët…”

Rama, 2021  

“Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% falë jo vetëm buxhetit të shtetit, por edhe mbështetjes që kemi siguruar për këtë sektor jetik nga qeveria gjermane ajo franceze dhe ajo zviceriane ne do të garantojmë më në fund, më në fund 100 përqind ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane të 61 bashkive të vendit dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politike në fushatë”  

Rama, 2025

“Dëgjo tani, më hape një temë që më pëlqen shumë. Në vitin 2025 ne flasim për shumë gjëra dhe nëse ty nuk të pëlqen që ne flasim për ujin, unë po të kujtoj që kjo nuk është e lidhur me ne, dakord. Sepse Shqipëria ujë 24 orë në 2013 ku kemi marrë detyrën ka patur vetëm në 4 zona. Në 4 zona 24 orë ujë. Sot ka në 43 zona urbane dhe në 98 zona rurale 24 orë ujë. Natyrisht që ka akoma zona të tjera ku duhet shtuar furnizimi…”

Deklaratat e Erion Veliajt në vite

Veliaj, 2015

Është viti 2015 dhe zona të Tiranës është pa ujë. Çfarë bëri kryetari i komunës kur iku përveçse volli për vete, pse nuk i solli ujë Komunës?!. Tirana pa ujë, Bërzhita pa ujë…

Veliaj, 2017

Pas investimeve që nuk është bërë prej 20 e ca vitesh unë besoj se brenda 5 vitesh ne do të kemi ujë 24 orë në Tiranë  

Veliaj, 2017

Nëse sikush është i shqetësuar për atë 20 lekëshin mjafton vetëm 10 sekonda që të mbyllë çezmën, sikur 10 sekonda të kursejë ujë në dite as nuk e ndjen fare në faturë të gjithë diferencën e çmimit ama me çmimin sikur të ishim në Bathore do të kemi ujë sikur të ishim në Korcë  

Veliaj, 2018 

Ambicia jonë është që për pesë vite nga fillimi i këtyre investimeve ne të kemi ujë 24 orë në Tiranë

Veliaj, 2018

Brenda 5 viteve ne të kemi ujë 24 orë në Tiranë jo me fjalë, por me të gjitha këto investime.

Veliaj, 2019

Kemi hyrë në vitin 2019 që është viti i parë i planit tonë 5 vjecar për ujë 24 orë në Tiranë kështu që në vitin 2024 duhet të kemi ujë 24 orë

Veliaj, 2019  

Nis kronometri për premtimin tonë Tirana ujë 24 orë

Veliaj, 2019

Kemi një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca… Ne nuk duhet te jemi ata që nuk mësojnë nga historia por ata që mësojnë nga historia 

Veliaj, 2021

Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë

Veliaj, 2023

Me afrimin e fushatës, rritet edhe niveli i populizmit. Të gjithë ishim duke pritur ide serioze, si mund të shkojnë punët e qytetit më mirë. E kuptoj që shumë prej tyre nuk ballafaqohen dot me Tiranën që kishte vetëm 10 % ujë, kur ishte vetëm 1/29 e territorit. Sigurisht, nuk krahasohesh dot me Tiranën që ka sot 65 % ujë 24 orë dhe është 29 herë më e madhe./Faktoje.al

edi rama propagande

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje