LIVE UPDATES
Politike

Presidenca shqiptare në KS, Ministri i Jashtëm: Bota po përballet me nevoja humanitare, do krijohet Aleanca Humanitare e Sektorit Privat

Në mbledhjen e sotme në New York, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani teksa po kryeson Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare”, ka folur për nevojen e ndihmave humanitare.

14 Shtator 2023, 15:59 Nga I.A
Presidenca shqiptare në KS, Ministri i Jashtëm: Bota po përballet
Igli Hasani

SHBA- Shqipëria ka marrë sot  presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në mbledhjen e sotme në New York, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani teksa po kryeson Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare”, ka folur për nevojen e ndihmave humanitare. Gjatë një deklarate për mediat, Hasani ka theksuar se do të krijohet Aleanca Humanitare e Sektorit Privat.

"Sot, në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”. Do të jetë kënaqësi dhe nder të kryesoj këtë mbledhje, e para e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje. Kjo ndodh për një arsye madhore: bota po përballet me një nivel të paprecedentë nevojash humanitare të nxitura nga shumë faktorë, duke përfshirë varfërinë, paqëndrueshmërinë, konfliktin dhe ndryshimet klimatike. Pavarësisht angazhimit dhe bujarisë së vazhdueshme nga një sërë donatorësh besnikë, përvoja ka treguar se miliona njerëz, në pjesë të ndryshme të botës, mbeten ende pa mbështetjen e duhur. Raportet tregojnë se rreth 300 milionë njerëz janë në nevojë të madhe dhe shumë prej tyre zgjohen duke mos ditur nëse dhe kur do të hanë vaktin e tyre të ardhshëm.

Ne nuk mund dhe nuk duhet t'i lemë ata në baltë. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt. Prandaj, në një situatë humanitare kaq komplekse dhe gjithnjë në zhvillim, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik. Nuk është një opsion; është një domosdoshmëri! Jemi të mendimit se sektori privat mund të sjellë burime shtesë, por edhe ekspertizë, teknologji, kërkim dhe zhvillim, si dhe aftësi operacionale për të arritur një reagim ndërkombëtar më efektiv dhe më produktiv. Ky Debat i Hapur synon të identifikojë rrugët/mënyrat për të forcuar rolin e sektorit privat dhe për të shfrytëzuar potencialin e tyre, në operacionet e reagimit; të avancojë zgjidhjet e partneritetit publik-privat për t'iu përgjigjur nevojave emergjente dhe në këtë mënyrë, të promovojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Për këtë qëllim, gjatë dy viteve të fundit, së bashku me vende dhe partnerë të tjerë, të njëmendtë, ne kemi punuar për të eksploruar potencialin e pashfrytëzuar dhe burimet e disponueshme. Është kënaqësi për ne, t’ju njoftojmë mbi  krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat, si një organ koordinues për t'iu përgjigjur krizave humanitare që do të shërbejë si një pikë unike hyrëse për sektorin privat në arkitekturën humanitare, përfshirë OKB-në. Nëpërmjet Aleancës, ne synojmë të angazhojmë korporata dhe filantropi, së bashku me agjencitë kryesore të OKB-së dhe shoqërinë civile, për të shënuar dhe mbledhur të gjithë përshtypjet dhe komentet mbi boshllëqet kryesore dhe fushat për përmirësim në reagimin ndaj krizave, duke eksploruar mekanizmat e mundshëm për të zyrtarizuar rolin e korporatave dhe filantropive në ekosistemin e reagimit ndaj krizës, për të përmirësuar përdorimin e burimeve dhe rritur përpjekjet për reagim. Është një hap i parë, por ne besojmë, i guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse dhe për të krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse, fleksible dhe efektive për t'iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje," tha Hasani.

igli hasani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet