20 Maj 2022, 10:42
Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sërish ditën e sotme grupin parlamentar të PD-së. Mbledhja e cila do të nisë në orën 16:00, në selinë blu, do të ketë në fokus diskutimin e thelluar për 8 kandidatët e propozuar për president.
EMRAT e propozuar: Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehu dhe princi Leka Zogu.
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste arritën dakordësinë që në dy raundet e ardhshme, të dytin dhe të tretin do të jetë opozita ajo që propozon kandidatët dhe më pas socialistët. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Por Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(a.b)/dosja.al
Politike
20 Maj 2022, 10:28
Partia Socialiste
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur një afat për opozitën për sa i përket zgjed...
Politike
20 Maj 2022, 10:23
Edi Rama dhe Charles Michel
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur me padurim ardhjen e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Mi...
Politike
20 Maj 2022, 10:11
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat. Në fjal...
Politike
20 Maj 2022, 08:01
Charles Michel dhe Edi Rama
TIRANË- Presidenti i Këshillit Evropian, institucionit më të lartë të Bashkimit Evropian, Charle...
Politike
20 Maj 2022, 07:49
Gunther Krichbaum
TIRANË- Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë kund...
Politike
19 Maj 2022, 23:53
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha
KORÇË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore të...
Politike
19 Maj 2022, 23:44
Belind Kellici
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi aktualisht ndodhet në SHBA pas ftesës së të rinjve të Par...
Politike
19 Maj 2022, 23:11
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar se pas 24 korrikut do të dalë në opozitë përkrah njerëzve. I ftuar n&e...
Politike
19 Maj 2022, 23:02
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi i tij me ish-kryeministri Sali Berishën do të varet nga raportet e ...
Politike
19 Maj 2022, 22:45
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se votimi i Reformës në Drejtësi u bë pasi ai vetë ishte kryetar parlamen...