LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Begaj, emri që Rama e kishte ‘paketuar’ dhe loja me Opozitën

Dosja.al ka përgatitur një artikull që shpjegon në rend kronologjik sesi kemi ardhur deri sot, në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, që do të pasojë në detyrë Ilir Metën.

5 Qershor 2022, 11:25 Nga k.m
Presidenti Begaj, emri që Rama e kishte ‘paketuar’ dhe loja me
Bajram Begaj

TIRANË- Dje, 140 të zgjedhurit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë votuan për presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj. Emër që ishte që në fillim në kokën e kryeministrit Edi Rama, e që zbëri gjë tjetër veçse përçau dhe më tej opozitën e vendit. E këtu nuk e kemi fjalën vetëm se për çfarë ndodh brenda selisë blu dhe demokratëve. Krisja ishte më e gjerë, krismën do t’ja dëgjojmë në të ardhmen. Dosja.al ka përgatitur një artikull që shpjegon në rend kronologjik sesi kemi ardhur deri sot, në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, që do të pasojë në detyrë Ilir Metën.

E gjitha nisi kur më 18 prill, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dolën në një konferencë për mediet sot në Tiranë për të folur lidhur me procesin dhe rrugën që do të ndiqet për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

“Të martën nisim hapin e parë të konsultimit me grupet parlamentare dhe PS do të udhëheq këtë proces. Duhet të kemi një proces konsultimi, dialogu, me opozitën në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim që të identifikojmë se cilat do të ishin kriteret kryesore që duhet të plotësojë presidenti në këtë mandat të ri”, tha Balla.

Së bashku me Damian Gjiknurin, i cili kishte një rol që as vetë nuk e kuptoi në proces, pasi në shumë mbledhje nuk mori pjesë, por edhe të tjerët nuk bënë ndonjë gjë më shumë. Rama e dinte shumë mirë, kë dhe pse do zgjidhte. A e pengoi kjo që të bënte një skenar, e të shkatërronte edhe më opozitën? Jo.

Një ditë pas dhënies së lajmit, më 19 prill, Rama mblodhi grupin parlamentar, u dha një laps e letër në dorë, e u kërkoi të hidhnin brenda në kuti nga 3 emra si kandidatë për kreun e ri të shtetit. Ato letra nuk e panë dot kurrë dritën e diellit, ndërsa socialistët treguan se “omerta-në” më mirë se ata nuk e mban askush në këtë vend. Në mediat, ku Rama kishte influencë, dilnin emra, të eliminuar, kjo e ajo, vetëm për të trazuar opinionin, por çuditësisht asnjë nuk i ra në kokë se emri mund të ishte një ushtarak. Askujt s’ja mori mendja. Ndërsa Rama, përveçse me popullin, tallej edhe me tijën. Pasi kishin hedhur emrat në kuti, u kujtua që t’u thoshte se nuk do zgjidhej asnjë socialist. Ndërkohë që kishin nga ata që harxhuan emrat e tyre (jo se do merreshin parasysh) me Mimi Kodhelin, Lindita Nikollën, madje dhe vetë Ramën. Pastaj diversioni tjetër ishte që do zgjidhej një grua. As kjo nuk doli gjë.

Alibeaj dhe grupi i tij, duke përfituar se Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit nuk do të merrnin pjesë në proces me ultimatum nga Rama, kërkuan lëmoshë nga maxhoranca. Fillimisht dolën me një draft, ku kishte kritere për kreun e shtetit. Duhej të mos ishte komunist, njeri me integritet, mos të ishte pjesë e politikës aktive, e të tjera si këto. Ndërsa tentativa vetme që Berisha bëri ishte që mandatoi Luçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin për të shkuar në takimet e Kryesisë së Kuvendit, por një herë mjaftoi për të dy, e nuk shkuan më. Alibeaj nga ana tjetër këmbëngulte, por i mungonte një detaj paska thelbësor. Nuk kishte 20 firma për të propozuar një emër. Me bindjen që do bashkonte PD-në e ndarë në tre, ose dhe më shumë grupe, mbajti një mbledhje të grupit parlamentar. Madje dolën me 8 emra. Fillimisht u propozuan 10 emra, por pas disa diskutimeve u vendos lista me 8 emra duke u përjashtuar Jorida Tabakun dhe Lajla Përnaskën. Ata që mbetën ishin: Leonard Demi; Arben Çejku; Dritan Demiraj; Visar Zhiti; Rexhep Uka; Halim Kosova; Dashamir Shehu dhe Leka Zogu. Balla i gënjeu demokratët duke i lënë të kuptonin se nëse kandidati do u pëlqente dhe atyre, do jepnin firmën. Por një ditë u zgjua dhe njoftoi të kundërtën.

Mëngjesin e të premtes së 22 majit, grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë të shkurtër ku kujtonte se, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me firma mbështetëse. Kjo do të thotë se të hënën në Parlament, deputetët duhet të votonin për një emër të ardhur me firmat e të paktën 20 deputetëve të opozitës. Por nga ana tjetër, demokratët reaguan përmes Oriola Pampurit, e cila publikoi edhe edhe njëherë pikën 4 të dokumentit të PD-së, sipas të cilës PS-ja ka rënë dakord. Alibeaj i mërzitur doli e tha se e dinte që socialistët do t’ja hidhnin, e kështu kaloi edhe ky debat. Mirëpo, përveçse me Berishën që u zgjodh po atë ditë kryetari i Partisë Demokratike, Alibeaj i hapi luftë vetes edhe me të tjerët. Salianji i kërkoi që të mos merrte me pjesë në proces, madje dhe nuk i kurseu akuzat, por nuk ndryshoi asgjë.

Shfaqja shkoi deri në fund. Raundet e dogjën njëri pas tjetrit, deri sot. Pikërisht kur Rama mund të bënte ç’të donte.

Dy ditë më parë, mblodhi grupin, nxorri emrin që donte dhe e kishte mirëmenduar. E iku! Tashmë s’ka nevojë as që të mundohet të përçajë opozitën. Ia dalin vetë!

Berisha lajmëroi se do të shkonte në Kuvend, e do të votonin kundër, ndërsa Alibeaj tha të kundërtën. Si “zogj” iu ndanë edhe Ervin Salianji, Grida Duma, Agron Gjekmarkaj dhe aleatët e tjerë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Dashamir Shehi; shkuan në sallë dolën e më pas dolën dhe bojkotuan. Në sallë qëndruan Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Njëri nga këta bashkoi votat me Ramën dhe votoi pro presidentit. Me rend numërimi ka shumë pak gjasa të jenë anëtarët e LSI-së, ndërsa gishti drejtohet nga aleatët e PDIU-së. Dikur aleat me Ramën, tani shkelin sërish syrin për t’i bërë qejfin kreut të qeverisë. Përveç kësaj, ka një krisje të madhe tjetër, që pritet të sjellë akoma më shumë trazira. Presidenti Meta! Ai mund të ketë pikë të dobët Sali Berishën, por ky i fundit jo dhe aq. Fillimisht i kërkoi ndihmë që të mos e dekretonte Bajram Begajn e Ramës si president kur të kthehej nga vizita zyrtare në Stamboll, por nuk ia priste mendja që Meta do e firmoste nga atje.

Ashpër, para mediave Berisha tha se po shkelej Kushtetuta dhe se kreu i shtetit nuk kishte fuqi për të vepruar jashtë vendit. Madje nuk e kurseu retorikën e fortë politike. Taulant Balla me një nënqeshje në fytyrë tha se Berisha po të donte mund ta dërgonte në Gjykatë Kushtetuese çështjen, duke ia lënë topin në derë kryedemokratit. Megjthatë Berisha la të kuptohet se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ka mënyrat e tij. Se si do ta mësojmë. Nga një muaj ece-jakje, ky ishte lajmi, se presidentin Rama e kishte zgjedhur prej kohësh. E dinte vetëm vetë ai, por kjo është kthyer në normë tashmë. Nëse një ditë do të dojë të bëhet mbret, qartësisht askush nuk ia ndalon dot.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet