LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët: Mobilizohuni se s'fitojmë!

•Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi sot draftin për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale që mbahen vitin e ardhshëm. • U vendos, që për primaret do të votojnë jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike, por edhe simpatizantët e saj. • Në fjalën e tij, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga anëtarët e Partisë Demokratike që të ndryshohet situata në Parti. •Berisha deklaroi se termi Rithemelim duhet të lexohet dhe kuptohet si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje. •Ai tha se detyra më kryesore e PD është që të fitojnë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.•Po ashtu, kreu i PD ishte kritik për punën e bërë deri tani dhe shtoi se situata brenda partisë nuk është e mirë. •Berisha kërkon të miratohet një plan pune si dhe shtoi se krerët e degëve duhet të mbledhin kryesinë. •Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka zbuluar se do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD por edhe simpatizantët e PD. •Ai shtoi se pas miratimit të rregullores për primare, do të vijojnë bisedimet me aleatët e se vetë kreu i PD-së Berisha do të jetë negociatori kryesor.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet lokale, Paloka: Berisha do jetë në krye të grupit negociator me aleatët

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Edi Paloka

TIRANË - Sot, Partia Demokratike do të jetë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Kështu deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Ai tha se pas miratimit të rregulloreve për primare, do të vijojnë bisedimet me aleatët dhe se vetë kreu i PD-së, Berisha do të jetë negociatori kryesor.

Menjëherë pas sot meqenëse ishte procesi i miratimit të rregulloreve të pengesave, do të kontaktojë me aleatët me të cilët do të bashkërendohen puna. Detajet se si do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t'iu lihet një zonë e lirë, do të përcaktohen gjatë bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në ditët në vazhdim. Besoj që vetë kryetari i PD do të jetë negociatori kryesor, z. Berisha ”, tha Paloka.

I pyetur nëse është një protestë për aksionin dhe atë deklaroi se ka marrë vendimet e duhura.

“Është një çështje që ishte në rëndin e ditës, u diskutua dhe u mor dhe vendimet e duhura që ju bëni t'i merrni vesh në momentin e kujdesit”, tha Paloka.

Sa i lidhur me deputetët e tjerë të PD-së, ai tha se janë të mirëpritur. “Deputetët e PD-së janë deputetë të PD-së kudo qofshin. Jane zgjedhur nga anëtarësia e PD-së. Janë mirëpritur në çdo moment dhe sigurisht janë të njëjta me pjesën tjetër, nuk ka asnjë mes nesh”, u Paloka.

3 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e Këshillit të PD, Paloka: Në primaret votojnë edhe simpatizantët

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka bëri të ditur se për primaret do të votojnë jo vetëm anëtarët e Partisë Demokratike, por edhe simpatizantët e saj. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka tha kryetarët e degëve, nuk do t’i ushtrojnë funksionet e tyre, teksa kandidojnë në primaret.

Ai u shpreh se gjatë kohës që ata do kandidojnë në primaret, funksionet do t’i ushtrojnë nënkryetarët e degëve. Ndër të tjera, Paloka nënvizoi se në mbledhje u vendos që të mbetet balotazhi si proces në primaret.

Ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, që e përcakton statusi, në votime nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD-së, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD-së. U miratua propozimi i grupit të punës dhe i Kryesisë, sipas së cilëve, kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare, gjatë kohës që kandidojnë në primare, funksionet e tyre do t’i kryejnë një nga nënkryetarët e partisë, së degës. Gjatë primareve, kryetarët nuk do t’i ushtrojnë detyrat e tyre si kryetar.

Nëse do fitojnë në primare, do shpallen kandidatë zyrtarë të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale, statuti parashikon që ata menjëherë nuk janë në pozicionin  e kryetarit, por të kandidatit për pushtetin lokal. Nëse nuk fitojnë primaret, do të vazhdojnë të mbajnë postin e kryetarit të partisë. Me vendim, u vendos që balotazhi do të qëndrojë”, theksoi ai.

3 VITE ME PARE

Këshilli i PD-së, Berisha: Mbështesim protestën e sindikatës më 5 tetor

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë diskutimit me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit të PD-së ka thënë se mbështetja e protestës së sindikatës së universitetit më 5 tetor. 'Top Channel' raporton se Berisha ka deklaruar se duhet bërë çdo gjë për të mbështetur dhe garantuar suksesin e protestës.

Të dhënat 5 janë nga sindikata e universitetit si ditë proteste. Të gjithë degët do të dërgojnë mundësisht çdo student. Në orën 10 tek Univesiteti Politeknik duhet të jetë në jetë i madh dhe në solidaritet me pedagogët. Mbështetja jonë është e rëndësishme, është protesta e sindikatave. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo rifillim beteje me sindikatat ta shndërrojmë në suksesin historik. Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e protestave më 5 tetor ”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'E turpshme PD s’nxorri komisionerë", Berisha: Potencialet i kemi të jashtëzakonshme

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja ka potencialin e saj dhe se vetëm duhet që t'i arrijnë ato. Gjatë fjalëve të tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se ata duhet të mobilizojnë çdo gjë në mënyrë që të bindin popullin me fjalë për ndryshimin. 

"Bashkëpunëtorët e mi po bëjnë takime, por nuk janë përcjellur në nivele siç duhet. Ne kemi nevojë emergjente. Po t'u bëj një pyetje, ju i keni ndjekur foltoret dhe takimet. U them unë ju, që elementi më spikatës, më i Nuk janë të bukur fjalët e mia. . Po çfarë të deleguari doni ju më shumë se atë mjek, e cila në tre minuta, e bëri radiografinë e sistemit në më të mirën. E dëgjuat çfarë oratoreje. misionareje doni më shumë se çfarë mësuesi që denoncoi atë që po bëhet në arsim. Ne kemi me qindra e pesë oratorë, që duhet të mobilizojmë si misionarë. Ne duhet të jemi misionarë. Dhe misionarët kanë forcën e fjalës. Bind me fjalë. Unë personalisht kam shumë fjalë të demokratëve në takime. Shoh një nivel politik të shkëlqyer. Ata flasin sikur të gjithë analistë, sikur të krimit. Të gjithë këtë e thashë se kemi potenciale të mëdha, por urdhëroni t'i shpalosim,"  tha Berisha .

3 VITE ME PARE

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka: Sot kemi në rend dite vetëm primaret

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se gjatë mbledhjes së sotme është vetëm një pikë në rend dite. Gjatë fjalës së tij në nisje të mbledhjes së, Paloka shtoi se pika në rendin e ditës do të jetë për zgjedhjet primare.

"Siç e dini sot në rend dite kemi vetëm një pikë që u kërkua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, shtyrja e rregullores për primaret. Fillimisht do marrë fjalën doktori dhe më pas do kalojmë me procedurën që ndoqën dhe në mbledhjen e fundit. Relatimi është bërë nga Z.Kaso, ju besoj e keni parë të gjithë rregulloren. Do të bëjmë pyetje, vërejtje që do të marrin përgjigje nga sepecialistët dhe më pas do kalojmë në votim sipas nenit apo edhe në tërësi të rregullores," tha Paloka.

3 VITE ME PARE

Porosia! Berisha: Të miratohet një plan pune, krerët e degëve të mbledhin kryesinë

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga krerët e degëve që të mbledhin kryesinë. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha tha se duhet që secili prej tyre të jetë realist dhe të shikojë punën që po bëhet brenda partisë.

'Duhet të jemi realist. Për të qenë realist, duhet të njohim realitetin. Kjo është diçka që pas kësaj mbledhjeje, krerët e degëve të mbledhin kryesinë dhe të bëjnë një plan të detajuar pune për të gjithë aktin dhe takimet në nivel seksioni dhe grup-seksioni. Të deleguarit i keni ju. Po çfarë doni më shumë se fjalën e një mjeku, një inxhinieri, një pensionist.

Bashkë me ta të bëjnë, të takojnë, të trokasin, të verifikojnë. Mos të harrojmë se në zgjedhjet e fundit ne kemi pasur dhjetëra qendra votimi pa komisione. E turpshme, një parti kombëtare që nuk nxjerr dot komisionerë.'- u shpreh Berisha.

3 VITE ME PARE

'Kam marrë informacione'/ Berisha i ASHPËR: Urgjent të ndryshohet situata në PD, s'fitohet me makroaktivitete

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi përballë anëtarëve të Partisë se ka marrë informacione për gjendjen e brendshme të saj. Ai u shpreh se situata duhet ndryshuar urgjentisht.

'Dicka tjetër më përcaktuese është mundi dhe djersa që duhet të derdhë çdo njëri prej nesh çdo ditë. Arritja e 7 marsit ishte madhore por jo vendimtare, arritja bëhet vendimtare kur çdo njëri prej jush të pyesë veten çfarë bëra sot, çfarë do bëj nesër për të fituar fitoren e PD. Është një oqean pune, një det pune, ku jemi ne me këtë? Jemi larg. Njeriu nuk ka gjë më të rëndësishme se realizmi, kushti themelor për të ndërtuar punën, suksesin, është të jesh realist. Koha është e veçantë, e rëndë, Shqipëria ka pasur diktatorë të frikshëm ama s'ka pasur kryeministër që tallej me qytetarët si Rama. Dje u thotë e hoqa fashon, sot thotë fasho është në fuqi. Sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel, sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Ky ka kullën 14 kate pa leje, i duhet sateliti për ta parë, duhet të vjedhë me satelitët. PD është larg asaj që duhet të jetë. Si të jenë ata do të jemi ne, grup seksioni. Si funksionojnë qelizat tona, ashtu funksionon partia, se vjen një moment që nuk ka më konferenca shtypi, ai moment është votimi, mobilizimi, zhvillohet në nivel seksioni. Ku jemi ne në raport me këtë? Larg. Unë kam marrë gjatë gjithë kësaj kohë informacione, është urgjente ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makroaktivitete, jo nuk fitohet me këtë. Në këto kushte fitore nuk shohim, ne vetëm rrimë dhe shohim habira.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar, Berisha: Detyra kryesore e jona të fitojmë zemrat e shqiptarëve, ashtu siç ishim s'do ia dilnim

Lokalet/ PD miraton rregullat e primareve, Berisha negocion me aleatët:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se detyra kryesore e PD është fitorja e zemrave të shqiptarëve. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha tha se PD duhet të qëndrojë e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj.

'Kjo është një mbledhje e rëndësishme se ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot, në përputhje me vendimet statutore, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i cdo demokrati e demokrateje që ka bërë gjithcka që forca politike t'u paraqitet shqiptarëve në parimet e saj të vërteta. Mos harroni se detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjen dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, ashtu siç ishim nuk i fitonim. Kërkohet një ndryshim i madh. Proces i cili jemi sot, në mënyrë që të paraqitetmi, të tregojmë vitalitetin tonë, si një forcë e ndryshuar, forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj.'- u shpreh Berisha.

 

sali berisha keshilli kombetar i pd 1 tetor 2022

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë