LIVE UPDATES
Politike

Primaret e Berishës! Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës

Mimoza Hajdarmataj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të garuar në primaret për Bashkinë e Tropojës.

25 Tetor 2022, 16:46 Nga A.B
Primaret e Berishës! Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall
Mimoza Hajdarmataj

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj është e para në PD, që bën të ditur se ka vendosur të hyjë në Primare. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social 'Facebook', Hajdarmataj njofton se do të garojë për të qenë kandidate për bashkinë Tropojë. Ajo deklaron se në këtë rrugëtim i duhet besimi dhe mbështetja e tropojanëve, në mënyrë që të fitojë betejën. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Miq, Shumë prej jush më njeh si një demokrate, ndër themelueset e PD, e flaktë, që nuk bën kompromis me idealet e të gjithëve ne, të tjerë si një grua dhe nënë që përpiqet të gjendet kudo në nismat për mbrojtjen dhe promovimin e grave dhe vajzave, duke u përqendruar dhe tek potencialet e zhvillimit lokal e turizmit malor.
Dhe shumë të tjerë si pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore dhe anëtare e Grupimit “ Dhjetori 90”, e dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen “ PISHTAR I DEMOKRACISË”, “Për ndihmesën e çmuar në ndërtimin, konsolidimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë në Shqipëri”.Por ajo që kam më shumë për zemër është identiteti, marka “çikë Tropoje”. Edhe pse jam larguar në moshë të re nga Tropoja, për shkak të studimeve, profesioni dhe jeta familjare më pas më përqëndroi në Tiranë, asnjëherë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me vendlindjen time dhe patriotët e mi, këtu në Tiranë dhe diasporë. Tropoja, zona me pasuri të shumëllojshme nën tokë dhe mbi tokë, “Mbretëresha e Alpeve Shqiptare” është ndër krenaritë e mia më të mëdha. Dashuria për vendlindjen është frymëzim për mua në çdo sfidë.

Braktisja pa mëshirë nga pushteti i Rilindjes, në nivel lokal dhe qëndror, prej afro 10 vite dhe diskriminimi që u është bërë tropojanëve por jo vetëm, më ka ndezur pasionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për ti hyrë garës së PRIMAREVE në Tropojë. Është beteja që e kam ëndërruar sepse vetëm kur drejton një bashki ke drejtuar qytetin dhe rrotullon botën për të sjellë projekte, punësim dhe shumë mundësi për të rinj për qytetin tënd.
Tropoja ky diamant i Alpeve dhe gjithë Veriut nuk mund të kryesojë varfërinë e thellë të Shqipërisë.
Nuk e mohoj se një shtysë shum të fortë e kam marrë nga mesazhe dhe telefonata që kam marrë nga tropojanë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Arsyeja më kryesore pse kam vendosur të garoj në PRIMARET për kandidat për Kryetar të Bashkisë Tropojë, në Zgjedhjet Lokale 2022 është vendimi i Partisë Demokratike për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë. Besimi që të japin anëtarët, simpatizantët dhe demokratët me vullnetin e tyre të lirë është i pakrahasueshëm me asnjë pozicion liste kryetarësh.

Prandaj, për t’ia arritur këtij misioni që i kam vënë vetes, më duhet besimi dhe mbështetja e tropojanëve, por të parët jeni ju demokratët, themelet e shtëpisë sonë dhe heronjtë e cdo beteje këtu dhe në Tiranë.
Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim që ka për synim rikthimin e vendlindjes sonë,Tropojës sonë, në vendin që e meriton. Dashuria për Tropojën tonë, për qëndrueshmërinë e komunitetit, të ardhmen e familjeve tona, për të mbajtur rrënjët në tokën e të parëve, duhet të na bashkojë, të mos na ndajë. Rrugëtimi i vështirë i PD në këta 30 vite dhe kesaj radhe, beteja e vërtetë historike mes nesh, patriotëve të flamurit, besimtarëve në Zot dhe qëndrestarëve të vlerave dhe atyre që atdhe, fè e familje kanë vetëm paranë ka treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë dhe t#ia dalim, për Tropojën tonë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Me demokratët e Tropojës, për Tropojën tonë… Anëtarë, simpatizantë, demokratë- vota jote, jo e kryetarit!

Hajdarmataj është emri i parë që është bërë publik për garën e Primareve të iniciuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

mimoza hajdarmataj zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj