LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Albano Zhapaj shpall kandidaturën për bashkinë e Fierit

Zhapaj tha se ka ardhur kohë që bashkia të mos jetë më e qytetarëve tanë dhe të tyre dhe për këtë kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Në fund të fjalës së tij ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita.

9 Nëntor 2022, 11:35 Nga e.k
Primaret në PD/ Albano Zhapaj shpall kandidaturën për
Albana Zhapaj

TIRANË- Pedagogu Albano Zhapaj ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve të Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit. Duke folur nga selia Blu Zhapaj u shpreh se është futur në këtë garë me besim për të ja rikthyer bashkinë qytetarëve pasi sipas tij sot në bashkinë e Fierit të rinjtë po largohen pasi nuk ka punë e shpresë. Zhapaj tha se ka ardhur kohë që bashkia të mos jetë më e qytetarëve tanë dhe të tyre dhe për këtë kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Në fund të fjalës së tij ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita.

 DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar demokrate dhe demokratë. Të nderuar miq, të nderuar shqiptarë Jam këtu para jush në këtë komunikim publik, që mua dhe shumë të tjerëve, na është ofruar si mundësi nga procesi i ri demokratik i primareve, për të shprehur vullnetin tim për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Fierit. Duhet të pranoj se kjo vendimmarrje nuk ka qenë e lehtë, pasi më parë ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë reflektimi personal, konsultimi me miqtë demokratë, dhe diskutimi me kolegët, shokët dhe familjarët e mi. Natyrisht që më lehtësoi në këtë vendimmarrje procesi i primareve, të cilin e shikoj si një risi për çdo demokrat e demokrate, për çdo simpatizant e simpatizantë të Partisë Demokratike që ndjen se mund të japë kontributin dhe idetë në shoqërinë tonë, shoqëri e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për demokraci, për liri, dhe për të drejta njerëzore e qytetare. Ndjeva se duhet të isha pjesë e kësaj gare për qytetin e Fierit, pasi gjetja e primareve përkon me filozofinë time të punës dhe jetës, ku betejat për demokraci bëhen nga kandidatë të dalë nga vullneti i sovranit, dhe jo nga kandidatë të emëruar, siç jemi mësuar të shikojmë në këto 10 vitet e fundit.
 
Unë quhem Albano Zhapaj, pedagog në universitet, ish-emigrant ekonomik në Itali nga viti 1992 e deri në vitin 2007, vit kur vendosa vullnetarisht të kthehem dhe të kontribuoj në vendin tim, mbasi u shkollova në Univerisitetin e Padova, në profilin Psikologji-Pedagogji me rezultate ekselente. Karrierën time si pedagog e kam filluar në Universitetet e Padovas dhe Vicenzas, për ta vijuar më tej në vendin tim, si në: Universitetin e Tiranës, ku veç pedagog kam mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Kurrikulave të këtij institucioni, në Universitetin e Durrësit, të Elbasanit, si dhe institucione të tjera të arsimit të lartë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për tetë vjet kam punuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në detyra të rëndësishme.  
 
Unë besoj fort se liria dhe dinjiteti i njeriut, janë vlera të patjetërsueshme dhe se askush prej nesh nuk jeton dot pa to. E drejta për të qenë i lirë, e drejta për të jetuar me dinjitet në vendin, e drejta për të ndërtuar jetën dhe lumturinë në tokën ku ke lindur, janë të drejta të dhuruara nga Zoti, nga askush tjetër. Asnjë qeveri apo qeveritar nuk ka të drejtë t'i prekë, t'i cënojë, t’i heqë apo tjetërsojë ato, as sot e as kurrë. Nisur nga këto premisa, vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që të braktisen shtëpitë, që të braktisen varret e të parëve, vetëm e vetëm se një grusht pushtetarësh kanë vendosur të na nxjerrin në treg.  
 
Modeli i një pushteti vendor që kam në mendje është ai model ku qytetari i kërkon llogari pushteti vendor dhe jo e kundërta, ku qytetari të jetë pjesë aktive e jetës dhe vendimmarrjes së qytetit, dhe jo vuajtës i vendimmarrjeve të këqija, atyre klienteliste, korruptive dhe shtypëse...
Unë me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin e votës së qytetarëve do të bëj ç’është e mundur nga përvoja dhe dija ime, për ti kthyer vlerat qytetit të Fierit, për ti kthyer Bashkinë Qytetarëve Fierakë. Fieri nuk mund të jetë më bashkia e “qytetarëve tanë dhe qytetarëve të tyre”. 
 
Përfitoj nga zëri që më jep kjo foltore ti bëj thirrje çdo qytetari fierak dhe shqiptar që të marrin në dorë fatet e tyre, të rimarrin të drejtën e jetës, punës dhe dinjitetit, sepse janë të drejta që ua ka fal Zoti, dhe ky pushtet ua ka tjetërsuar, të ngrihen fuqishëm në protesta, sepse ato që na i kanë marrë ma mashtrim e dhunë, duhet të na i kthejnë patjetër. Së fundmi shpreh respektin dhe mirënjohjen për këdo kandidat apo kandidate që do jetë pjesë e kësaj gare demokratike, dhe deklaroj solemnisht se do të pranoj rezultatin e dalë nga vota e anëtarësisë, si dhe që do të punoj njësoj fort, si pjesë e ngushtë e stafit dhe mbështetës i kujtdo kandidati fitues në qytetin e Fierit.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

albano zhapaj primaret ne pd

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion