1 Mars 2025, 14:21
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së Sali Berisha ka votuar kandidatin e tij të preferuar në listën e primareve për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Pas hedhjes së votës në kutinë në selinë blu, Berisha deklaroi se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen e tij. Sipas Berishës, ky është akt shprese për shqiptarët, që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Berisha: Një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokrateve dhe demokratëve që kanë votuar dhe do votojnë sot për të shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në parlamentin e Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme për PD, është një ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë.
PD prin në betejën e saj për liritë dhe të drejtat e anëtareve dhe anëtarëve të saj, e qytetareve dhe qytetarëve të Shqipërisë. Ktheni pak kokën, mbyllni pak sytë dhe shihni se çfarë ndodh në partinë tjetër. Se në çfarë kthetrash, çfarë honesh vidhisen në këtë periudhë. Ndaj dhe, ky është një akt shprese për shqiptarët që liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend, por do dalë shumë më e fortë nga këto zgjedhje.
Pyetje: Z.Berisha, e patët të lehtë ta bënit zgjedhjen tuaj?
Berisha: Shumë të vështirë, sepse kishte kandidatura aq konkurruese, sa ishte e vështirë ta përqendroje vendimin tek një e veçantë. Do të doja të ishin disa, por unë respektova statutin.
sali berisha
Politike
1 Mars 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Procesi i Primareve 2025 në Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit ka nisur dhe vijon në të gji...
Politike
1 Mars 2025, 13:24
M.B
Foto e postuar nga Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Veliaj shprehet se ndaj tij &e...
Politike
1 Mars 2025, 13:20
M.B
Kartat
POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit gjatë procesit të primareve është tentuar të votohet me karta anëtarë...
Politike
1 Mars 2025, 12:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku b&eum...
Politike
1 Mars 2025, 12:30
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë drejtuar kreut të PD-së, Sali Berisha teksa tha sot opozita përs&e...
Politike
1 Mars 2025, 12:28
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës për "zhdukjen" e Engjë...
Politike
1 Mars 2025, 12:23
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me struktura të PS-së ku t...
Politike
1 Mars 2025, 12:12
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me struktura të PS-së ku t...
Politike
1 Mars 2025, 12:08
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me struktura të PS-së ku t...
Politike
1 Mars 2025, 11:59
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me struktura të PS-së ...