LIVE UPDATES
Politike

“Procesi i pakthyeshëm”, SHBA e BE me mesazhe për reformën në drejtësi

I njëjti mesazh u përcoll dhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i cili tha se “reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t'u shërbejnë qytetarëve”.

10 Maj 2024, 17:49 Nga I.A

“Procesi i pakthyeshëm”, SHBA e BE me mesazhe për

TIRANË- Përfaqësuesit e diplomasisë amerikane dhe asaj evropiane në Tiranë shfrytëzuan një konferencë mbi ditën e drejtësisë të mbajtur të premten në Tiranë për të siguruar publikun e gjerë por edhe funksionarët e sistemit të drejtësisë për mbështetjen për Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përkundrejt deklaratave me nënkuptime të funksionarëve të ndryshëm të maxhorancës socialiste dhe spekulimeve se SPAK mund të vendoset nën sulm nga të dyja krahët e politikës, siç duket, të pakënaqura me hetimet e deritanishme mbi korrupsionin, abuzimin me detyrën apo shkeljen e barazisë në tenderë.

I ngarkuari me Punë i SHBA-në në Shqipëri, David Wisner, u shpreh se “Reforma në Drejtësi dhe suskseset e saj janë të pakthyeshme” ndërsa nuk i kurseu lavdet për rezultatet e deritanishme.

“Ne presim tërësisht që institucionet që u krijuan 112 vjet më parë, u krijuan më 2016, do të jenë këtu për një kohë të gjatë. Nuk ka diskutime për këtë sepse është populli shqiptar që është shprehur se e do këtë,” tha Wisner.

Duke iu drejtuar zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, Wisner tha se “puna juaj për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin janë premtuese.” Por ai shtoi se “më shumë duhet të bëhet nga politikanët, nga institucionet dhe nga çdokush që është i interesuar për një demokraci më të fortë në Shqipëri.”

I njëjti mesazh u përcoll dhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato i cili tha se “reforma në drejtësi duhet çuar para dhe këto rezultate duhet t'u shërbejnë qytetarëve”.

“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të tilla”- theksoi ai duke shtuar se “BE e mbështet sistemin e drejtësisë dhe do të mbrojë të gjithë institucionet e drejtësisë”.

Mesazhet e kumbarëve të kësaj reforme që u miratua në vitin 2016 me konsensus politik vijnë në një moment kur ka zëra nga mazhoranca që aludojnë për një jetëgjatësi afatshkurtër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).

Një javë më parë gjatë një interviste në Televizionin Publik ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e cilësoi këtë strukturë si të përkohshme me afat 9-vjeçar, ndërkohë që prokurorët kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Deklaratat shumëkuptimëshe dhe spekulimet se dy palët kryesore politike mund të kenë rënë dakord pas dyerve të mbyllura për ndryshime ligjore që mund të cënojnë Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionet besohet se sakaq kanë krijuar pasiguri mes prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët përballen rregullisht me sulme apo me opinione negative nga të dyja krahët e politikës.

Çështja kryesore në diskutim është fati i prokurorëve të SPAK pasi mandati i tyre kushtetues mbaron. Ky mandat është nëntëvjeçar. Dy ide kryesore qarkullojnë në këtë kontekst, njëra që prokurorëve të SPAK t'u lejohet një mandat i dytë ose pa afat dhe tjetra që në fund të mandatit, të mund t'u garantohet një vend pune në prokurorinë e apelit të Tiranës.

Puna e SPAK ka krijuar shqetësime në të dyja krahët e politikës me hetimin e ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Së fundmi mazhoranca ka ndërmarrë një iniciativë për një komision të posaçëm parlamentar bipartizan për të analizuar punën e drejtësisë dhe për të ndërmarrë reforma të reja, që sipas saj, do të ndihmojë në luftën anti-korrupsion. Ndonëse socialistët këmbëngulin që përpjekja e tyre nuk synon të godasë SPAK, vetë diskutimi nëse synon apo jo duket se mjafton për të krijuar presion të papërshtatshëm mbi ta.

Wisner tha se SHBA do të mbështesë përpjekjet për reforma por la të kuptohet se këto reforma duhet të jenë “në përputhje me Kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit.”

Partnerët perëndimorë të Shqipërisë, SHBA dhe BE, janë përballur disa herë në të shkuarën me maxhorancën qeverisëse në lidhje me pavarësinë e sistemit gjyqësor. Në rastin më domethënës, në dhjetor të vitit 2022, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri disa deklarata të tensionuara në lidhje me procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të SPAK dhe paralajmëroi për rrezikun e ndërhyrjes politike në proces ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj në një rast duke thënë se kreun e SPAK “nuk e zgjedh ambasada.”

Marrë nga Reporter.al

david wisner

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj