LIVE UPDATES
Politike

"Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve"/ Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria

Berisha gjithashtu u shpreh para qytetarëve se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin.

9 Maj 2025, 21:14 Nga E. D
"Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjate fjalimit të tij në mitingun e fundit te mbylljes se fushates se PD theksoi se programi i tyre në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve. Berisha gjithashtu u shpreh para qytetarëve se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin.

"Ky program, që në fakt edhe njëherë, moton më kryesore ka kombi në rininë e tij, fton çdo shqiptar kudo që ndodhet, në të katër anët e botës, të konsiderojë kthimin në Shqipëri. 5 vite pa taksa. Kredi të buta. Suksesi i tyre është prova jonë. Të dashur miq, beteja për të ndërtuar Shqipërinë Madhështore është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare. Shqipëria Madhështore do jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë. U garantoj se Shqipëria do jetë Shqipëria e hightech-ut, e internetit 3, dataqendrave dhe inteligjencës artificiale.

Kjo do jetë Shqipëria në moshën tuaj. Por unë i premtoj çdo biznesmeni dhe i them se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin tuaj. Sepse në qoftë se ti në këto vite ke mbijetuar, pas 11 Majit, hapësirat e lirisë për ty do jenë krejtësisht tjera. Ne jemi parti e lirisë së individit, ne besojmë tek iniciativa e lirë. Ndaj do vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë. Ronald Reagan shkruante se paratë në kontot e qytetarëve dhe binesmenëve janë më të dobishme se llogaritë e qeverisë.

Unë u them se kjo profeci e tij është biblike, është kuranike. Ndaj dhe çdo biznes i vogël do e blejë energjinë nga 18 në 6 lekë. Do përgjysmohet tarifa e ujit. Sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5. Bashkitë nuk do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros. Tavanet e tatim fitimit dhe TVSH-së do shkojnë 180 mijë euro.
Bizneset e tjera do e kenë tatim fitimin 10 përqind. TVSH-në 15 përqind. Kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë rroga, më shumë mirëqenie. Po pse ai, po pse gjeniu që shkroi doktrinën e kapitalizmit, thoshte se pasuria përhapet, përhapet dhe përhapet. Pasuria përhapet kur ti respekton lirinë e individit, krijon hapësirë për individin dhe bizneset e tij.

Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria. Biznesmenë, investitorë nga SHBA, Gjermania, Franca, Greqia, do vërshojnë drejt Shqipërisë. Shqipëria do jetë vendi më tërheqës. Katër zona të lira ekonomike do krijojmë. Made in Albania, krenari kombëtare. Miq, fermerët shqiptarë, të përçmuar dhe të diskriminuar, njerëz fisnikë, që me lumenj djerse nxjerrin jetën e tyre, patën këto 12 vite kohën më të vështirë pas kolektivizimit. Ballkani i Hapur ishte një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Argati i Vuçiçit hapi dyert për mallrat që vinin nga Rusia, nga të gjitha hapësirat e tjera, dhe fermerët u përballën me një pabarazi ekstreme.

Vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen pesë herë më shumë se në Shqipëri. Të dashur fermerë dhe fermere, më 11 Maj votoni se votoni në radhë të parë për djersën tuaj, mundin tuaj, fermën tuaj, mirëqenien tuaj. Sepse programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Dhe në fshat nuk do ketë më diskriminim. Nuk do ketë pension nën 200 euro. Prandaj mblidhuni të gjithë, votoni ndryshimin, votoni për suksesin tuaj," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet