LIVE UPDATES
Politike

Projektbuxheti 2023/ Tabaku: Nuk ka asnjë bazë reale! Familjet dhe bizneset do paguajnë më shumë

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit Tabaku akuzoi qeverinë se po bën biznes me krizën dhe nuk u vjen në ndihmë qytetarëve.

24 Tetor 2022, 11:08 Nga e.k
Projektbuxheti 2023/ Tabaku: Nuk ka asnjë bazë reale! Familjet dhe
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se projektbuxheti i paraqitur nga qeveria nuk ka bazë reale dhe nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Duke folur nga Kryesia e Kuvendit Tabaku akuzoi qeverinë se po bën biznes me krizën dhe nuk u vjen në ndihmë qytetarëve.

Sipas Tabakut me projektbuxhetin e 2023, qeveria ka përqendruar energjitë në rritjen e taksave dhe vendosjen e gjobave dhe se familjet shqiptae, sipërmarrjet dhe kredimarrësit do paguajnë më shtrenjtë. Tabaku shtoi se familjet shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum; sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre.

"Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet manaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve. Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla sipas saj do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 mln euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesionistët dhe biznesi", tha Tabaku.

DEKLARATA E PLOTË:

Në një kohë ku çdo qeveri ka shtrënguar rripin dhe po përpiqet që të paraqesë projektbuxhete që i shërbejnë shëndetit financiar të qytetarëve. Qeveria shqiptare, vazhdon të bëjë biznes me krizën në kurriz të shqiptarëve.
Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten nuk është vetëm se një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite.
Ky projektbuxhet i paraqitur nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojvave të krizës që ka prekur thellë sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet manaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve.
Qeveria ka përqendruar gjithë energjitë e saj në rritjen e taksave dhe gjithashtu vendosjen e gjobave në një kohë krize. Veprime të tilla sipas saj do të sjellin rritjen e të ardhurave prej 130 mln euro vetëm nga taksat, dhe një total prej 380 mln euro shtesë priten të merren në mes të krizës kryesisht nga shtresa e mesme, profesinistët dhe biznesi!
Vendosja e taksave sidomos tek shtresa e mesme e Shqipërisë është një politikë e vjetër e qeverive Rama që ua kalojnë faturën e kripur të taksave kësaj shtrese. Taksat si ajo ndaj profesioneve të lira do t’i japë vërtetë buxhetit të shtetit të ardhura ekstra prej 17 mln eurosh por do të heqë nga duart e këtyre profesionistëve po kaq milionë euro në kohë krize.
Familje shqiptare do të paguajnë më shtrenjtë për produktet e tyre në çdo konsum.
Sipërmarrjet do të paguajnë shtrenjtë produktet, shërbimet dhe jo vetëm ndërkohë që taksat rriten mbi kurrizin e tyre.
Kredimarrësit që kanë marrë kredi për banesat e tyre, për bizneset e tyre dhe jo vetëm do të nisin të paguajnë më shtrenjtë këstet e kredive ndërkohë që qeveria do t’u shtojë në faturë edhe taksat shtesë.
Mbi taksim në kohë krize. Kjo është politika e majtë! Kjo është politika fiskale e qeverisë Rama që edhe në kohën më të errët vazhdon të fusë dorën në xhepat e qytetarëve për të paguar të dyshuarit e përhershëm.
Sipas projektbuxhetit 2023 rezulton që rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2023 të jetë 2.6% ndërkohë që inflacioni pritet të jetë i lartë duke e reduktuar rritjen ekonomike të vendit.
Nuk ka absolutisht asnjë burim rritje ekonomike, dhe asnjë sektor që mbështetet plotësisht. Ka vetëm një shterpësi të madhe idesh dhe rrugëdaljesh nga kriza.
Ndërsa rritja ekonomike është tejet e dobët, qeveria parashikon që të rrisë të ardhurat në buxhet me 5.4 mld euro duke vërtetuar edhe një herë se sa e pabazuar në shifra dhe logjikë ekonomike janë politikat fiskale që pritet të implementojë.
Përpjekja e mazhorancës për të implementuar një taksim për fitimet ekstra duket se do shtrihet vetëm tek biznesi i energjisë elektrike. Partia Demokratike ka kërkuar qartësisht dhe me këmbëngulje që qeveria ta aplikojë këtë taksim ekstra edhe për bizneset që shesin naftën, duke qenë se bordi i naftës që në të vërtetë është Klubi i Oligarkëve po abuzon me çmimin e naftës duke përfituar më shumë të ardhura si pasojë e situatës.
Por deri më tani, ortakët e qeverisë dhe aksionarët e kësaj mazhorance po vazhdon t’iu shkelet një sy nga qeveria e cila është e gatshme të gjobisë shtresën e mesme të shqiptarëve apo dhe qytetarët e shtresës së varfër duke ua ngarkuar faturën e inflacionit dhe nga ana tjetër të tregohet tolerante me klubin e oligarkëve.
Këtë sjellje prej toleranteje qeveria e tregon edhe në krahun e shpenzimeve. Siç edhe pritej, paketa e re fiskale e ngarkuar me taksa dhe politika fiskale që i bien shqiptarëve dhe shtresës së mesme do të ushqejë me dorën tjetër kontratat e PPP-ve dhe koncesioneve.
Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve që do t’i shtohen listës së gjatë të parave që taksat e qytetarëve mbushin arkën dhe mbajnë gjallë bizneset e oligarkisë do të rritet me 1 mld dollarë. Rrugët e florinjta vazhdojnë të mbushin arkën e oligarkëve në kurriz të rritjes së taksave të shqiptarëve.
Siç edhe pritej nga qeveria e inceneratorëve, pagesat për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë edhe për vitin 2023 ndërkohë që shqiptarët presin drejtësi dhe veprime konkrete për inceneratorin e Tiranës që është qershia mbi tortë e aferës së shekullit prej 430 mln euro që jo më larg se 6 muaj më parë Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ua qartësoi shqiptarëve.

Tragjedia e këtij projektbuxheti është se çdo kursim të kohës po e rrëmben për t’ia kthyer në pagesa një grushti të vogël biznesesh që i mbështet përgjatë gjithë vitit me PPP, koncesione dhe tendera.
Vlera e PPP-ve që do të paguhen për vitin e ardhshëm është 120 mln euro, pra thuajse sa vlera e taksave të rritura dhe vendosura në kurriz të shqiptarëve dhe shtresës së mesme.

Ndërsa shpenzimet e kontratave koncesionare dhe PPP janë fryrë për t’u bërë qokën ortakëve të qeverisë, detyrimet faktike të qeverisë shqiptare nga gjyqet e humbura në arbitrazh mbahen ende të fshehura. Vlera reale e kostove që taksapaguesit shqiptarë i paguajnë dhe do t’i paguajnë kompanive që kanë fituar gjyqin në Arbitrazh është kthyer në një sekret nga ana e qeverisë. Ajo vazhdon të fshehë të dhënat duke i mohuar shqiptarëve të vërtetën në lidhje me shifrën që realisht detyrohet të paguajë në bazë të të vendimeve të dhëna në gjykatën e Arbitrazhit. Shifra e 388 mln euro është vlera që shqiptarët do të paguajnë edhe në këto kohë krize dhe me gjasë recensioni ekonomik qoftë edhe nga projektbuxheti 2023.
E gjithë kjo panoramë e shpejtë dhe koncize tregon qartë se si qeveria shqiptare po ndërhyn brutalisht në ekonominë e shqiptarëve duke ia vështirësuar edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike.
Sipas të gjitha të dhënave nga institucionet ndërkombëtare, viti 2023 pritet të jetë një vit i vështirë duke u pasuar nga shtrëngime të mëdha dhe një recension që do të prekë drejtë për drejtë dhe të ardhurat e shqiptarëve.
Goditja që qeveria shqiptare i bën shtresave të mesme do të godasë portofolat e tyre sidomos në një kohë ku shumë nga këta qytetarë janë kredi marrës. Rritja e normës së interesit me ritme të shpejta nga Banka e Shqipërisë do të vështirësojë aftësitë paguese të kredive të biznesit por edhe kredive personale të kësaj qytetarëve.
Fatkeqësisht, shqiptarët që kërkonin një qeveri të përgjegjshme dhe që i ndihmon ata përmes manaxhimit të krizës. Vazhdojnë të mbajnë mbi supe një mazhorancë dhe një qeveri që u ka vendosur mbi kurriz faturën e një krize që në fakt duhet ta paguajë qeveria.
Ndërsa qeveria vazhdon të bëjë Pazar me krizën dhe padyshim të pasurojë ata që janë bashke ortakët e saj në qeverisje; klubin e oligarkëve për të cilët pakkush flet dhe të gjithë e dimë kush janë!

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet