All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Prokektligji për barazinë gjinore, Xheni Karaj: Nesër Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik! Ky projektligj forcon zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe garanton barazinë gjinore…

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Karaj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, i cili sipas saj forcon zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përmbush detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare për garantimin e barazisë gjinore për të gjithë gratë dhe burrat në Shqipëri.

5 Nëntor 2025, 18:12 Nga E.d
Prokektligji për barazinë gjinore, Xheni Karaj: Nesër
Xheni Karaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se nesër Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Karaj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme projektligjin “Për Barazinë Gjinore”, i cili sipas saj forcon zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përmbush detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare për garantimin e barazisë gjinore për të gjithë gratë dhe burrat në Shqipëri.

Karaj tha se projektligji për për barazinë gjinore, sjell një sërë përmirësimesh ligjore, të cilat synojnë arritjen e barazisë reale duke krijuar mekanizma konkrete zbatimi, monitorimi dhe llogaridhënieje. Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Karaj tha se ky projektligj, forcon mbrojtjen për gratë dhe burrat në vendin e punës në sektorin publik dhe privat, fuqizon mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet, forcon respektin, dinjitetin dhe drejtësinë ndaj të drejtave themelore të njeriut e shumë të tjera. Në fund, Xheni Karaj tha se barazia gjinore është një detyrim kushtetues, një standard europian dhe një vlerë kombëtare që duhet të nxisë përgjegjësinë e të gjithëve pa asnjë kompromis.

Postimi i Xheni Karaj

Nesër Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik! Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme projektligjin “Për Barazinë Gjinore” (2025), një instrument që forcon zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përmbush detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të vendit për garantimin e barazisë reale gjinore për të gjithë gratë dhe burrat në Shqipëri. Projektligji “Për Barazinë Gjinore” sjell një sërë përmirësimesh thelbësore ligjore, që synojnë arritjen e barazisë reale dhe jo vetëm formale në shoqërinë tonë, duke krijuar mekanizma konkrete zbatimi, monitorimi dhe llogaridhënieje. Projektligji “Për Barazinë Gjinore”

Pritet të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 2008 dhe përfshin koncepte më të avancuara të barazisë gjinore dhe mbrojtjes nga diskriminimi. Forcon mbrojtjen për gratë dhe burrat në vendin e punës, në sektorin publik dhe privat. Krijon një sistem të qartë koordinimi ndërinstitucional për garantimin dhe mbikëqyrijen e objektivave të barazisë gjinore. Fuqizon mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet. Parashikon sanksione më të forta për moszbatim dhe diskriminim të përsëritur me bazë gjinore.Njeh dhe vlerëson punën e papaguar të kujdesit.

 Promovon ndarjen më të drejtë të përgjegjësive familjare dhe barazinë në përfaqësim politik e institucional. Forcon edukimin për barazinë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në të gjitha nivelet e administratës publike. Ky projektligj forcon respektin, dinjitetin dhe drejtësinë ndaj të drejtave themelore të njeriut, si vlera themelore demokratike, të pandashme, të patjetërsueshme dhe universale për çdo qytetar dhe qytetare. Nesër është dita që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të tregojnë se Shqipëria është një vend i rrënjosur në vlerat kushtetuese, demokratike dhe evropiane. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të votojnë në unanimitet miratimin e këtij projektligji, duke lënë pas fushatat e dezinformimit dhe duke qetësuar shoqërinë përmes votës për të vërtetën, transparencën dhe dinjitetin njerëzor. Barazia gjinore është një detyrim kushtetues, një standard europian dhe një vlerë kombëtare që duhet të nxisë përgjegjësinë e të gjithëve pa asnjë kompromis!/Dosja.al

xheni karaj lgbt projektligj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj