Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshime në prefektura! Majlinda Angoni dhe Odise Kote lirohen nga detyra, ja kush i zëvëndëson (EMRAT)
Po ashtu, Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, është liruar nga detyra, ndërsa posti i tij i besohet Albana Hasanaj.
5 Nëntor 2025, 17:50Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, nga e cila u miratuan vendime në disa fusha. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Majlinda Angoni nuk do të jetë më prefekte e Qarkut të Shkodrës. Në vend të saj është emëruar Holta Duda.
Po ashtu, Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, është liruar nga detyra, ndërsa posti i tij i besohet Albana Hasanaj.
VENDIMI:
Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:
- Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
- Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
- Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.