5 Nëntor 2025, 14:46
Nga E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur dy të tjerë në kërkim, në Gjirokastër. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi iu gjetën një arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesat e tyre. Gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash.
Njëri prej të arrestuarve rezulton të jetë me precedent penal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka shoqëruar të arrestuarit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po punon për kapjen e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë
DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë). Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”. Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë. Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike. Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan opëracionin “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni: U arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. U shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë; U arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
gjirokastër armë lëndë narkotike
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 14:34
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Një 24-vjeçar ka kryer marr...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 14:18
E.d
Foto ilustruse
TEPELENË- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 19-vjeçari, banues në fshatin Progonat të Tepelenë...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 14:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 25-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrolli...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 13:58
E. D
foto ilustruese
VLORË- Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidat&...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 13:35
E. D
Prokuroria e Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 17 pasuri të tre personave, të cilët akuzohen për veprën ...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 12:56
E. D
Dalan Alliaj
VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën 'Arrest me burg' për Bertil Alliaj, 32-vjeça...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 12:31
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria ...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 10:05
Foto Ilustruese
TIRANË- 5 inspektorë të IMT-s janë arrestuar ditën e sotme, pasi kanë lejuar ndërtimin e tre vilave...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 09:31
E. D
pamje nga arrestimi
KUKËS- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi qarkullonte me makinë i arma...
Aktualitet
5 Nëntor 2025, 09:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja vijojnë dalin nga operacioni “Pretendimi”, ku një ditë më parë ...