Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Maqedonia e Veriut po mban ditën e sotme seancën e dytë për çeljen e negociatave. • Propozimi francez është diskutuar dhe do hidhet për votim në Kuvend. •Dje dhe sot deputetët kanë debatuar për informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për hapjen e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga ana e presidencës së Francës me Këshillin e BE-së.• Në RMV, ndodhej dje edhe kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen, e cila Leyen shprehu mbështetjen e saj për procesin e integrimit dhe i bëri thirrje ligjvënësve që të votojnë propozimin francez •Opozita vazhduar me protesta dhe nuk pranon asnjë propozimin pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas.
22 artikuj për këtë temë.
MAQEDONIA E VERIUT- Është duke u zhvilluar seanca e 81-të e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku po diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare.
Opozita maqedonase, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka vijuar edhe sot të shfaqë kundërshtinë e saj në lidhje me propozimin francez duke e shoqëruar seancën me brohoritje e vuvuzela gjatë fjalimit të deputetëve të mazhorancës. Ata dhe sot mbajtën pankarta ku shkruhej Stop Bullgarizmit, Gjuha është Identiteti, Ultimatum Jo Faleminderit, Popoulli thotë Jo Vetëdisohuni e kështu me rradhë.
Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa kërkohet që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë pas konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjes zyrtare të negociatave, por para hapjes së klasterit të parë.
MAQEDONIA E VERIUT- Pas një dite me shumë tension ka përfunduar seanca parlamentare në Maqedoninë e Veriut e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez e cila pritet të vijojë ditën e sotme në orën 11:00.
Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen mori pjesë në seancën e djeshme, ku në fjalimin e mbajtur para deputetëve maqedonsa shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.
Më pas, pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori kryeministri Kovaçevski. Opozita u bë aq shumë zhurmuese sa që, kryeminstri u largua nga seanca.
Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.
SHKUP- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, sot në seancën plenare të Kuvendit i ka vënë flakën propozimit francez. Ky gjest i tij u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës. Para tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas.
Më pas tentoi të djegë dokumentin që u diskutua sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij. Pas edhe një fjalimi tjetër të një deputeti të opozitës, kryeparlamentari Talat Xhaferi mbylli seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër.
SHKUP- Pas një dite me shumë tension ka përfunduar seanca parlamentare në Maqedoninë e Veriut e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez. Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen mori pjesë në seancën e sotme, e cila shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.
Më pas, pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori Kryeministri Kovaçevski. Opozita u bë aq shumë zhurmuese sa që, kryeminstri u largua nga seanca. Seanca parlamentare do të vazhdojë nesër ditën e premte në orën 11:00.
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Xhaferi në takimin me Von der Leyen, ka deklaruar se koha do e tregojë që pranimi i miratimit të propozimit francez për Maqedoninë e Veriut është vendim i drejt. Po ashtu ai tha se gjuha maqedonase do të regjistrohet pa fusnota
“Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje në Kuvend në emër të deputetëve, theksoi se qëllimet strategjike të shtetit prej pavarësimit të tij janë anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe shprehu bindjen se në çastin kur vendi është në pragun për të filluar procesin e negociatave që duhet të sjellë deri në përmbushjen e qëllimit të dytë strategjik, deputetët do e zgjedhin rrugën e drejtë. Ai theksoi se vendimet merren në pajtim me respektimin e çështjeve kryesore për të cilat shprehet shqetësim në opinion si gjuha, kultura, historia dhe identiteti maqedonas. Gjuha maqedonase do të regjistrohet pa fusnota, potencoi Xhaferi. Ai shprehu bindjen se koha do të dëshmojë se është marrë vendimi i vërtetë”, thuhet në njoftim.
Kryetarja e KE-së, Von der Leyen tha potencoi se për të është nder të jetë këtu në vend në çaste të këtilla vendimtare, se në Bashkimin Evropian janë të vetëdijshëm se shteti ka arritur shumë deri tani dhe se lëviz në kahun e vërtetë. Ajo shprehu shpresë se propozimi i rishikuar francez i cili i mbron identitetin dhe gjuhën maqedonase do të hasë në aprovim dhe e rikujtoi moton e BE-së: “Të bashkuar në dallimet”.
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar kovaçevski bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mbajtën takim bilateral me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, me anëtarët e pranishëm të delegacionit, si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.
Në takim, Kryeministri Kovaçevski falënderoi Kryetaren e Komisionit Evropian, Fon der Lejen për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e saj personal ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për negociata pa vonesa të mëtejshme, duke pasur parasysh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se në këto momente kyçe për vendin kur duhet të merren vendime të mençura dhe shtetërore, prania e Kryetares së Komisionit Evropian është sinjal i qartë i mbështetjes së proceseve integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në takimin bilateral, Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria mbetet fuqimisht e përcaktuar në respektimin e pakushtëzuar të veçorive gjuhësore, të identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, gjë që në fakt është konfirmim edhe me propozimin evropian.
Ai shtoi se pret që të mbështetet nga të gjitha subjektet politike në Kuvend përmes marrjes së konkluzioneve të mëtejshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare. “Kemi propozim që garanton një gjuhë të pastër maqedonase në BE, çështje historike dhe dypalëshe jashtë kornizës negociuese”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.
Në takim u diskutua se vendi ynë është para një vendimi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e tij dhe realizimin e një qëllimi tjetër strategjik, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian me gjuhën maqedonase të ruajtur dhe të siguruar në Bashkimin Evropian, që do të thotë mbyllje përfundimtare e të gjitha çështjeve të identitetit. Në këtë rast, u konstatua se propozimi evropian është hap i rëndësishëm me të cilin do të tejkalohet bllokada dhe i cili do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE./Ina-net/
MAQEDONIA E VERIUT- Policia qe ne mengjes ka rrethuar Kuvendin, ku po mbahet seanca e 80-të plenare, në të cilën fjalë mbajti Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen.
Një grup protestuesish janë mbledhur para Kuvendit që nga ora 12 për të protestuar kundër propozimit francez, për të cilin do të disktutojë sot Kuvendi. Protestuesit vazhdimisht drejtojnë brohoritje kundër qeverisë e shumicës parlamtare, kundër BE-së e në një moment kanë drejtuar edhe fyerje ndaj presidentes së KE-së.
MAQEDONIA E VERIUT- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka nisur debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i pyetur nga Lajmtv, për fyerjet dhe thirrjet antishqiptare gjatë protestave në Shkup ku u shpreh se ato janë në dëmin e tyre.
“E dëmtojnë veten. Janë popull i vogël. Duhet të kenë kujdes çfarë flasin”, u shpreh Thaçi.
Thaçi tha se është i bindur se ky propozim do të mbështetet nga shumica e deputetëve dhe ai vetë do të votojë pro propozimit francez.
MAQEDONIA E VERIUT- Pak para fillimit të seancës së sotme në Kuvendin maqedonas ku do të diskutohet propozimi francez ka nisur dhe protesta para dyerve të tij.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur qysh në orën 12:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke protestuar kundër propozimit francez. Kjo është dita e dhjetë e protestës e thirrur nga opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila e konsideron propozimin francez si një përdhosje të gjuhës dhe identitetit maqedonas.
Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotmë ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, gjatë qëndrimit në Shkup mbajti një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Von Der Leyen u shpreh para deputetëve se Maqedonia e Veriut tani ka mundësinë për të qëndruar bashkë me BE-në. Por në momentin që ajo fliste, dikush i hodhi një pankartë dhe më pas nisën të fërshëllenin.
“Të falenderoj për këtë sjellje demokratike”, u shpreh Presidentja e KE.
Ajo theksoi më tej se i ka dëgjuar me kujdes shqetësimet për gjuhën, ndaj dhe shtoi se ajo nuk do të preket në procesin e heqjes së VETO-s. Kjo deklaratë ngriti në këmbë deputetët e maxhorancës, të cilët u shfaqën duke duartrokitur. Propozimi francez përbëhet nga dy dokumente të veçanta, konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe korniza negociuese. Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa javën që vjen mbahet konferenca ndërqeveritare.
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Shkup, pasi u prit nga ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, ka zhvilluar një takim dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçeski si dhe presidentin Stevo Pendarov.
Në një postim në Twitter ajo u shpreh se gjatë takimit me dy drejtuesit e shteteve i ka siguruar ata se kanë mbështetjen e saj të plotë në përparimin drejt rrugës së integrimit.
'Unë e sigurova Presidentin @SPendarovski dhe kryeministrit @DKovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së.- shkroi ajo.
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut shprehu mbështetjen e saj për propozimin francez dhe vijimin e procesit të negociatave.
Ajo u shpreh se situata në botë është e vështirë për këdo, duke përmendur krizën nga pandemia e Covid-19, luftë në Ukrainë si dhe krizën që po përjetohet në të gjithë globin.
"Të nderuar anëtarë po jetojmë në kohë shumë të vështira, siç po mbahet në 3 vite resht një pandemi si e COVID, sulmi rus në Ukrainë ka shkaktuar kriza në ushqim e gaz. Ju jeni një partner i vërtetë, ju meritoni të lëvizni nga e shkuara në të ardhmen. E ardhmja juaj është me BE-në, gjithë unioni i BE-së është i paplotë pa ju.'- tha Von der Leyen.
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbajtur një fjalim pak minuta më parë në parlamentin maqedonas ku pritet të diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos nga Bullgaria dhe hapjes e rrugës drejt integrimit në BE.
Para fillimit të Seancës Plenare në Kuvend mbanin pankarta me mesazhe drejtuar Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Në pankarta shkruhej “Tradhtar të popullit”, “Populli thotë Jo”, “Vetëdisohuni”, etj.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj nuk kanë munguar dhe reagimet e opozitës vendase, ku në një moment janë dëgjuar disa fërshëllima dhe për pak sekonda ajo e ndërpreu fjalën. Më pas ju hodh një pankartë drejt foltores por nuk kanë munguar as pankartat e mbajtura në ulëset e deputetëve të VMRO-DOMNE.
"Ju falenderoj për këtë sjellje demokratike"-tha von der Leyen me qetësi dhe më pas vijoi me fjalimin e saj.
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se negociata mund të nisin javën që vjen nëse miratohet propozimi francez.
Von der Leyen u shpreh se nëse pranohet propozimi francez konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të nisë javën e ardhshme.
'Të nderuar deputetë, shumë nga ju ndoshta jeni të frustruar ose nuk kuptoni qartësisht atë që po ndodh. Por komisioni ka rekomanduar të hapen negociatat. Sëbashku ne mund të kthejmë një ëndërr të BE-së në Maqedoninë e Veriut. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për hapjen e negociatave dhe mund ta bëjmë këtë shumë shpejt, që javën e ardhshme pas miratimin e propozimit francez. Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez. Në lidhje me të shkuarën ju keni të drejtë të zgjidhni. Me marrëveshjen e Prespës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e parë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme. Ne më pas do të jemi të lumtur që të presim delegacionin tuaj në Bruksel."-tha ajo.
MAQEDONIA E VERIUT- Deputeti i BDI-së Arbër Ademi në një konferencë ditën e sotme deklaroi se propozimi francez është alternativa më e mirë e ofruar deri më tani për Maqedoninë e Veriut.
"Gjithmonë si komunitet shqiptarë kemi treguar mirkuptim me të gjitha popujt ne si shqitarë kemi qenë viktimë ku na është mohuar identiteti se nuk udhëheqim politikë me standarde të dyfishta nuk ështe koha të ndahemi si popuj por është koha me një debat racional ti drejtohemi opinionit se këto janë dokumentet dhe alternativa më e mirë e ofruar deri tani dhe se RMV nuk ka alternativë tjetër përpos këtij realizimi të këtij interesi strategjik dhe nuk lejoj qe populli shqiptar të bie pre e këtyre provokimeve që po ndodhin rrugëve këtyre ditëve. Unë e dij se ka qytetarë që e kundërshtojnë këtë propozim ka edhe që e përmbajnë këtë propozim sepse dëshirojnë të hapin prespektiva të reja vetëm për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme"- deklaroi Ademi.
Ai tha se politikanët mendojnë për gjeneratat e ardhshme politikani i zakonshëm mendon për zgjedhje të ardhshme ne mendojmë për hapjen e perspektive dhe të mos biem pre në provokime që nuk i sjellin të mirë vendit dhe shoqërisë.
MAQEDONIA E VERIUT- Partia 'E Majta' në Maqedoninë e Veriut përmes një komunikate me shkrim për media njoftuan se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, strukturat e sigurisë hynë në kampin para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku po qëndronin aktivistët e së majtës dhe aktivistë të tjerë.
“Pa asnjë paralajmërim dhe me sjellje të pacipë kanë kontrolluar me qen dhe kanë zbrazur çadrat e kampistëve, të cilët që nga mbrëmja po kampojnë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet”, thuhet në komunikatë.
Më tej në deklaratë thuhet se në të njëjtën kohë, kanë qenë dëshmitarë sesi të njëjtat struktura pak ditë më parë kanë lejuar drejtimin e armëve ndaj qytetarëve që protestonin në mënyrë paqësore, ku ka munguar plotësisht reagimi i tyre.
“Të gjitha përpjekjet për të futur frikë te qytetarët kanë dështuar. Sot, në orën 12:00, do t’u dërgojmë një JO me zë të lartë të gjithë deputetëve dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen!, thuhet në njoftimin e partisë 'E Majta.'
Protestat hyn sot në ditën e dhjetë qëkur në Maqedoninë e Veriut erdhi propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë e cila ka bllokuar dhe rrugëtimin e saj dhe të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ato janë thirrur nga opozita, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila ka shprehur hapur qëndrimin kundër këtij propozimi pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në 9 ditë protesta janë lënduar 54 policë.
MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen sapo ka mbërritur në Shkup e pritur nga ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Pak para mbërritjes në një postim në Twitter ajo dha një mesazh të rëndësishëm ku u shpreh se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë një hap vendimtar përpara.
“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar von der Leyen.
Ajo është pritur në aeroportin e Shkupit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas së cilës kanë pasur një takim të shkurtër. Sipas agjendës, ajo duhet të takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi, e më pas do të ketë fjalim në Kuvend.
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, pas paralajmërimit për protesta para Kuvendit ditën e sotme ka bërë thirrje për qetësi.
Në një postim në Facebook, Spasovski tha se protestat e djeshme dhe ato të ditëve më parë nuk kanë qenë të paraqitura siç duhet dhe i fton organizatorët për përgjegjësi.
“Të nderuar qytetarë, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë, vllehë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ju siguroj se policia e Maqedonisë mbetet në nivelin e detyrës së saj për mbrojtjen e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për protesta dhe gjithsesi të sigurisë së institucioneve dhe qytetarëve”, ka shkruar Spasovski në Facebook.
Sot protestat janë paralajmëruar për në mesditë para Kuvendit, kur edhe fjalim do të mbajë kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është shprehur se vizita e presidentes së BE-së Ursula von der Leyen vjen në kohën e duhur.
Në një postim në Facebook Osmani u shpreh se kjo vizitë vjen para përfundimit të procesit të konsultimeve të gjëra rreth propozimit të fundit nga Presidenca franceze në Këshillin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Me seancën e sotme të Kuvendit rrumbullakohen konsultimet që ishin realizuar me të gjithë vepruesit relevant shtetëror dhe shoqëror me qëllim të sjelljes së vendimit të duhur, i cili e prek të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Prandaj, edhe më shumë e vlerësojmë fjalimin e sotëm të Kryetares së KE-së, drejtuar deputetëve, në të cilin presim kontribut të rëndësishëm në procesin konsultativ dhe mbështetje për vazhdimin e integrimit tonë evropian. Kjo është hera e dytë në historinë tonë që Presidentja e Komisionit Evropian t’i drejtohet Kuvendit tonë. Herën e parë, Romano Prodi, në fillimet e rrugës sonë eurointegruese, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe tani në fillimin e negociatave, si fazë përfundimtare përpara anëtarësimit tonë të plotë në Union”, shkroi Osmani.
Sipas tij Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë një partner i dëshmuar në rrugën e procesit tonë eurointegrues, duke i analizuar në mënyrë strikte dhe objektive situatën dhe progresin e arritur, të pasqyruar në Raportet për progresin e shtetit. Këtë mbështetje e presim edhe në të ardhmen, gjatë gjithë procesit të negociatave të anëtarësimit.
MAQEDONIA E VERIUT- Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, vijon të jetë kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë e cila do ti hapte rrugë procesit të integrimit drejt BE-së.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit e partisë thuhet se populli i thotë JO bullgarizimit, dhe se ata do të pengojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe asimilimin e popullit.
“Kovaçevski dërgon njoftime në Kuvend. Ajo që i bën deputetët e LSDM-së të votojnë sot janë informacione të zakonshme. LSDM nuk e ka shumicën për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të bullgarizuar vendin. VMRO është pengesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk do të mbështesë asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë. Me votën e sotme, Kovaçevski vetëm konfirmon se është i gatshëm për çdo gjë, vetëm për pushtet”, thonë nga VMRO.
Ndërkohë vijoi thirrja e kësaj partie për të dalë në protesta, të cilat për sot janë paralajmëruar se do të mbahen në mesditë pikërisht kur do të nisë dhe seanca parlamentare ku do të diskutohet propozimi francez.
MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet sot në orën 13:00, në seancën e 80-plenare, ku do të diskutohet propozimi francez dhe pritet që të marrë pjesë dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Zyrtarja e lartë evropiane përpos pranisë në seancën e Kuvendit, do të takohet me presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Më pas është caktuar një seancë e re për gjysmë ore, në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është “Informacion për përmbajtjen e draft kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar më 30 qershor nga presidenca franceze e Këshilli i Bashkimit Evropian”.
Qeveria e Dimitar Kovaçevskit, me kërkesë të opozitës, i ka dorëzuar Kuvendit një shtojcë të Informatës për përmbajtjen e kornizës propozim-negociuese, e cila të enjten, më 7 korrik, i është përcjellë Kuvendit për “shqyrtim dhe miratim shtesë”.
Propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, në Maqedoninë e Veriut hasi në rezistencë nga opozita e vendit, një pjesë e qytetarëve, publikut akademik dhe organizatave joqeveritare.
Në Shkup që nga 2 korriku, janë zhvilluar protesta të përditshme kundër propozimit të cilat janë thirrur dhe përkrahur nga opozita, kryesisht VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit dhe partia “E Majta” e Dimitar Apasievit. Ata kanë kërkuar që propozimi të refuzohet pasi në të nuk respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas si dhe çon në bullgarizimin e vendit. Deri më tani, propozimi është pranuar vetëm për koalicionin qeveritar të LSDM dhe BDI, partitë parlamentare shqiptare dhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Fillimi i negociatave të BE-së me Shkupin është bllokuar nga vetoja e Bullgarisë që nga nëntori 2020 për një mosmarrëveshje mbi gjuhën dhe historinë, dhe Brukseli e ka lidhur përparimin e Tiranës në rrugën e BE-së me atë të Maqedonisë së Veriut. Një vit më parë, rruga evropiane e këtyre dy vendeve u bllokua nga Franca, duke insistuar në ndryshimin e metodologjisë së negociatave.
MAQEDONIA E VERIUT- 2 persona të tjerë janë arrestuar për dhunë para Kuvendit dhe sulmet ndaj policisë në ditën e nëntë të protestave në Shkup kundër propozimit francez.
Sipas njoftimit të ministrisë së brendshme të arrestuarit janë të moshës 18 dhe 32 vjeç, ndërsa ndaj tyre është ngritur edhe padi penale për veprën “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë krim”.
Protestat do të vijojnë dhe ditën e sotme por nuk do të mbahen në orë 19:00 si zakonisht por opozita e vendit bëri thirrje që të mbahen në mesditë, pikërisht në kohën kur Kuvendi do të shqyrtojë propozimin francez dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyenn do të ju drejtohet deputetëve.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski siguroi se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të evituar incidente dhe përplasje.
“Po bëhen analiza, po mbledhim të gjitha të dhënat dhe informacionet për ndodhi të mundshme gjatë mbajtjes së seancës. MPB do t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme të sigurimit edhe të deputetëve edhe të shtëpisë ligjvënëse”- deklaroi Spasovski.
Spasovski tha se ata kanë të dhëna se çfarë pritet të ndodhë ndaj dhe po punojnë në përgatitjen e një plani më të mirë operativ mbrojtës.
“Kemi informacione dhe të dhëna për atë se çfarë përgatisin, në çfarë mënyre organizohen grupe të caktuara, ndryshimin e strategjive të tyre e të tjera, por të gjitha këto të dhëna dhe informacione analizohen dhe mbi bazën e saj përgatitet plani i cili duhet të garanton siguri për qytetarë”- shtoi ai.
Protestat hyn sot në ditën e dhjetë qëkur në Maqedoninë e Veriut erdhi propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarisë e cila ka bllokuar dhe rrugëtimin e saj dhe të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ato janë thirrur nga opozita, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja e cila ka shprehur hapur qëndrimin kundër këtij propozimi pasi sipas saj përdhos gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në 9 ditë protesta janë lënduar 54 policë.