Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
"Jam këtu çdo ditë në shesh"/ Qytetari në protestë: Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatër...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mbështetjen për protestuesit, duke e cilësuar rininë shqiptare si burim frymëzimi për të rinjtë në mbarë Europën.
BRUKSEL- Ditën e sotme emigratët shqiptarë kanë organizuar një protestë në Bruksel, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në këtë protestë ka folur edhe Presidenti i Demokratëve Studentë Europianë, Francesco Sismondini. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu mbështetjen për protestuesit, duke e cilësuar rininë shqiptare si burim frymëzimi për të rinjtë në mbarë Europën.
Ai theksoi se rinia shqiptare duhet të jetë pikënisja e një Shqipërie të re. Sipas toj, vetëm kur të ndodh kjo Shqipërinë do të mirëpritet me krahë hapur në Bashkimin Europian. Presidenti i Demokratëve Studentë Europianë u shpreh se me udhëheqjen aktuale të vendit, do të jetë shumë e vështirë të ndërtohet një e ardhme europiane.
Fjala e Francesco Sismondinit:
Studentë, po lind një lëvizje e re në Europë dhe ne jemi këtu për t'ju mbështetur, për të sjellë zërin e të rinjve europianë në mbështetje të popullit shqiptar dhe të rinisë shqiptare, e cila sot po na frymëzon.
Sepse përballemi me qeveri autoritare, me diktatura në çdo cep dhe në çdo aspekt të jetës sonë. Dhe sot rinia shqiptare është ajo që po frymëzon të rinjtë europianë. Ne po shohim protestat që po vazhdojnë prej më shumë se 14 ditësh. Ju falënderoj. Ju falënderoj nga zemra.
Rama ik! Rama ik! Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Faleminderit në emër të rinisë së Europës.
Kjo është një betejë brezash. Ndonjëherë politika, veçanërisht politika europiane, duhet të kuptojë se ekzistojnë disa parime morale që i përkasin brezave. Prandaj po e them hapur se Komisioni Europian duhet të ndihet fajtor në këtë pikë, sepse nuk mund të vazhdojmë të mbrojmë këtë qeveri autoritare, këtë narko-diktaturë.
Unë besoj fort se rinia shqiptare duhet të jetë pikënisja e një Shqipërie të re. Vetëm atëherë ne do ta mirëpresim Shqipërinë në Bashkimin Europian me krahë dhe duar hapur.
Me këtë udhëheqje do të jetë shumë, shumë e vështirë të ndërtohet një e ardhme europiane me njerëz që po përpiqen të ndalin këtë energji, këtë frymë të re që të gjithë po e shohim.
Prandaj ju falënderoj shumë. Vazhdoni betejën. Ne jemi në krahun tuaj. Qëndrojmë pranë jush. Faleminderit!/Dosja.al
Snezhana Paunoviç KOSOVA- Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo ...
BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli, ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës.&nbs...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos deklaroi nga Brukseli se Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate n&eu...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos foli për projektin në Zvërnec, i cili ka ngjallur reagime kombëtare dhe nd&...
Edi Rama BRUKSEL- Lideri i qeverisë, Edi Rama deklaroi nga Brukseli se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, pasi e ka p&...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe tek projekti në Zvërnec, i cili u bë shkaku i nisjes s&eu...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë të Shqipëris...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se ditën e sotme janë mbyllur tre kapitujt ...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën e IX Ndërqeveritare për mbylljen e tre grupkap...
Edi Rama, Thomas Byrne, Marta Kos BRUKSEL- Në Bruksel ka nisur Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ku&nb...