LIVE UPDATES
Politike

Protesta e Metës, 'VOA': Akuza qeverisë dhe SPAK-ut, PD e Berishës nuk mori pjesë

Partia Demokratike e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, nuk u bë pjesë e protestës së thirrur nga Partia e Lirisë, po u mjaftua me praninë aty të disa prej deputetëve të saj, dhe me një fjalim të deputetit Edmond Spaho

14 Shtator 2022, 08:44 Nga A.B

Protesta e Metës, 'VOA': Akuza qeverisë dhe SPAK-ut, PD e

Në Shqipëri, Partia e Lirisë, ish Lëvizja socialiste për Integrim, e drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta, organizoi mbrëmjen e së martës, një protestë pranë vendtrajtimit të mbetjeve, ose siç njihet inceneratori i Tiranës, për të denoncuar atë që siç e përkufizoi zoti Meta, është “afera më e zezë që zhvesh lakuriq shtetin e kapur për fyti nga mafiozët rilindas me Edi Ramën”.

Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishin në qendër të akuzave të zotit Meta gjatë fjalës që ai mbajti në përmbyllje të protestës, e para e organizuar nga kjo forcë politike e cila ka paralajmëruar një stinë revolte ndaj qeverisë, por që sot pati një pjesmarrje modeste. “Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Edi Rama dhe pjesë e saj janë ministra, kryetarë Bashkisë, Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, drejtorë dhe një rrjet i tërë kompanishë hajdute, të ngritura nga vetë qeveria. Pra qartazi, është organizata më e madhe kriminale që realizon cdo ditë këtë vjedhje monstruoze”, deklaroi zoti Meta.

Rasti i inceneratorëve, përfshirë dhe ato të Elbasanit dhe Fierit, konsiderohet gjerësisht si një prej aferave më të mëdha korruptive. Për këto dy të fundit, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, janë shoqëruar me arrestimin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, deputetit socialist Alqi Bllako, dhe disa prej anëtarëve të Komisioneve të vlerësimit. Ndërsa administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për të cilët ka urdhër ndalimi, janë në arrati.

Të dy impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit dhe Fierit, ku përfshihet dhe procesi i djegies, janë tashmë nën sekuestro. Ndërsa për rastin e Tiranës, hetimet janë në vazhdim, dhe nuk ka asnjë të pandehur apo masë.

Prokuroria e Posaçme ishte në shënjestër të akuzave të zotit Meta, sipas të cilit kjo strukturë po vepron sipas interesave të pushtetit. “U bënë 558 ditë, që nga denoncimi zyrtar i ish LSI-së, për këtë aferë kriminale dhe drejtësia nuk vepron, nuk e shikon. Nuk ka incenerator, nuk ka proces djegie, është mashtrim, siç është treguar e provuar me fakte, e në mënyrë të përsëritur nga përfaqësues të shoqërisë civile e të opozitës. Jemi për të treguar me gisht këtë vend krimi në mënyrë që drejtësia dhe SPAK-u, të heqin shaminë që u ka vënë mbi sy Edi Rama dhe Erion Veliaj e të shohin të vërtetën, të zbatojnë ligjin, të bëjnë detyrën e të çojnë hajdutët rilindas pas hekurave, për krimin e vjedhjes pa fre. Mjaft më me drejtësi me regji”, u shpreh zoti Meta.

Partia Demokratike e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, nuk u bë pjesë e protestës së thirrur nga Partia e Lirisë, po u mjaftua me praninë aty të disa prej deputetëve të saj, dhe me një fjalim të deputetit Edmond Spaho./VOA

protesta e pl ne sharre

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj