LIVE UPDATES
Politike

Protesta e Opozitës, VOA: Berisha flet për “revolucion demokratik”! Dosja McGonigal është kali i betejës

Në fjalën e zotit Berisha një vend të veçantë zuri dhe çështja McGonigall, ish zyrtarit të FBI-së nën akuzë në Shtetet e Bashkuara, e që rezulton të ketë patur një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama. Opozita e akuzon kreun e qeverisë se përdori zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, duke ju referuar hetimeve që FBI-ja hapi, me kërkesë të zotit McGonigall ndaj lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Zoti Rama nga ana e tij ka mohuar te ketë lidhje mes tij dhe akuzave ndaj ish zyrtarit të FBI-së.

11 Shkurt 2023, 18:11 Nga DOSJA
Protesta e Opozitës, VOA: Berisha flet për “revolucion
Sali Berisha

TIRANË- Në Shqipëri përkrahës të opozitës dhe ish kryeministrit Sali Berisha u mblodhën sot para selisë së qeverisë në protestën e radhës, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Si zoti Berisha ashtu dhe drejtuesi i Partisë së Lirisë, ish presidenti Ilir Meta, nënvizuan se protesta e sotme është vetëm fillimi i asaj që e konsiderojnë një revolucion demokratik, dhe se nuk do të ketë kthim pas. Tubimi i opozitës u zhvillua paqësisht, ndonëse në përfundim të tij, drejt hyrjes qëndrore të kryemnistrisë u hodhën tymuese të shumta

Të gjitha fjalimet që u mbajtën gjatë tubimit kishin në qendër kritikat e forta ndaj qeverisë si përgjegjëse për një varfëri sipas tyre në rritje, për një korrupsion që vetëm thellohet apo për politika që sipas opozitës, po detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj, për opozitën e vetmja zgjidhje shihet të largimi I kryeministrit Edi Rama. Për ish-presidetin Ilir Meta, numërimi mbrapsht ka filluar: "Populli i Shqipërisë e ka marrë vendimin e tij solemn dhe nuk do të lejojë më që Edi Rama të vazhdojë të uzurpoj zyrën e Kryeministrit, të cilën u provua që e ka kthyer në një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve. Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijet nga atdheu i tyre".

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, protesta e sotme përfaqëson "siparin e revolucionit demokratik për përmbysjen e monizimit të dytë". Sipas tij, kryeministri është "një njeri që urren shqiptarët, i vjedh e i varfëron, që mashtron çdo ditë këtë popull dhe këtë komb, një njëri i cili mendon vetëm e vetëm për pasurimin e tij, një njeri i cili ndjen kënaqësi kur boshatis këtë vend nga banorët e tij, që në çdo mendim ndryshe sheh një armik, njësoj si etërit e tij. Me këtë njeri duhet të ndahemi përfundimisht".

Në fjalën e zotit Berisha një vend të veçantë zuri dhe çështja McGonigall, ish zyrtarit të FBI-së nën akuzë në Shtetet e Bashkuara, e që rezulton të ketë patur një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama. Opozita e akuzon kreun e qeverisë se përdori zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, duke ju referuar hetimeve që FBI-ja hapi, me kërkesë të zotit McGonigall ndaj lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara. Zoti Rama nga ana e tij ka mohuar te ketë lidhje mes tij dhe akuzave ndaj ish zyrtarit të FBI-së.

Opozita e ka kthyer këtë çështje në një kalë të betejës së saj politike, ndërkohë që sot zoti Berisha përsëriti disa herë se për të realizuar objektivin e saj, opozita është e gatshme për çdo gjë. "​Unë e di se të gjithë keni ardhur të pregatitur për betejë. Dhe ne jemi në betejë. Por thirrja ime është të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar protestues. Të shndërrojmë revolucionin tonë gjer në fitoren. Thirrja ime është çdo ditë, të bëjmë gjithçka për të shkurtuar jetën këtij regjimi. Edi Rama, regjimi i tij duhet përmbysur një ditë e më parë".

Një shi tymuesesh ra mbi shkallët e godinës së qeverisë në përfundim të fjalës së zotit Berisha , i cili më pas i ndjekur nga përkrahësit e tij, shkoi drejt parlamentit ku opozita pritet të zhvillojë një tjetër protestë të hënën, për t’u ndalur më pas dhe te Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe në fund para godinës së Partisë socialiste. Ra në sy se, pas incidentit të muajit dhjetor, ku zoti Berisha u qëllua me grusht, gjatë ditës së sotme, masat e sigurisë rreth tij ishin shtuar ndjeshëm.

Marrë nga VOA

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet