Dita e 41-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
“Të gjitha rrugët e mangësive, të çojnë te kryeministri”/ Protestuesi: Në 10 vite, gj...
Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve! 10 Korrik, 12:34 ...
EMRI/ Atentati në Kurbin, identifikohet autori që vrau Ilir Likën! Pista kryesore ku po hetohet vrasja 10 Korrik, 08:59 ...
Vrasja në Laç, policia: 40-vjeçari humbi jetën gjatë transportimit në spital 9 Korrik, 23:08 ...
Sipas Bardhit, në mbështetje të kërkesave të protestuesve dhe shqetësimeve të tyre, u paraqitën disa amendamente në Rezolutën e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, të mbështetura edhe nga një numër i konsiderueshëm eurodeputetësh.
STRASBURG- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëri i qytetarëve që protestojnë prej 40 ditësh për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe keqqeverisjen në Shqipëri është dëgjuar në Parlamentin Europian.
Sipas Bardhit, në mbështetje të kërkesave të protestuesve dhe shqetësimeve të tyre, u paraqitën disa amendamente në Rezolutën e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, të mbështetura edhe nga një numër i konsiderueshëm eurodeputetësh.
PD akuzon deputetët e mazhorancës se votuan kundër këtyre amendamenteve, të cilat synonin mbrojtjen e zonave të mbrojtura, shfuqizimin e ligjeve që, sipas opozitës, po dëmtojnë pasuritë natyrore të vendit, si dhe mbështetjen e propozimeve të ngjashme të paraqitura nga disa eurodeputetë anëtarë të Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asocimit.
Sipas deklaratës, amendamentet dhe vetë rezoluta nuk arritën të miratoheshin. Megjithatë, PD thekson se mesazhi i Parlamentit Europian ndaj protestuesve ishte i qartë: "Ju kanë ndjekur, ju kanë dëgjuar dhe ju mbështesin.”.
Deklarata e Bardhit:
Në Parlamentin Europian zëri i qytetarëve që protesojnë tashmë prej 40 ditëve është dëgjuar fuqishëm dhe siç duhet. Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në mbështetje të kërkesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre, por edhe një numër i konsiderueshëm eurodeputetësh, paraqitën disa amendamente në Rezolutën e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri.
Me të njëjtën sjellje të sulmit ndaj qytetarëve, siç bëjnë në Tiranë, edhe në Strasburg, në Parlamentin Europian, deputetët e mazhorancës votuan kundër amendamenteve të Grupit Parlamentar të PD, për të mbrojtur zonat e mbrojtura, për të shfuqizuar ligjet që po shkatërrojnë pasuritë tona natyrore, si dhe për amendamentet e propozuara po në këtë drejtim nga disa prej eurodeputetëve anëtar të Komisionit të Përbashkët të Stabilizim-Asocimit. Për fat të keq, këto amendamente dhe Rezoluta në tërësi nuk u votua, por një gjë nga Parlamenti Europian është e sigurt: ju kanë ndjekur, ju kanë dëgjuar dhe ju mbështesin./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka lënë pas shumë nga problemet bazike të së kaluarës ...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar lidhur me rastin e qy...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku suksesi i arritur d...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon investime me vl...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo gjatë fjalimit tij në eventin “Rilindja 2.0”, ka prezantuar projektet...
Albin Kurti KOSOVË- Udhëheqësit politikë kanë nisur sot takimet për konstituimin e institucioneve të reja të Kosov...
Edi Rama ANKARA- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për CNN Turk, ku ka folur për rezultatet e...
Edi Rama BELGJIKA- Media belge VRT News, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me protesta masive p...
Marco Rubio SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar ministra të lartë nga më shumë se 60 vende në nj...