LIVE UPDATES
Politike

Protesta e studentëve, PD: Mbështesim grevën e tyre, keqardhje për strukjen e Universitetit të Mjekësisë

Sula thekson se partia ka besim se studentët do ta fitojnë kauzën e tyre, pasi po kërkojnë të drejtat e tyre. 

6 Korrik 2023, 14:48 Nga A.B
Protesta e studentëve, PD: Mbështesim grevën e tyre, keqardhje
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike mbështet protestën e studentëve. Në një konferencë për mediat, drejtuesja e departamentit të arsimit, shkencës dhe inovacionit në parti, Lili Sula bën të ditur se PD mbështet protestën dhe grevën e studentëve. 

Sula thekson se partia ka besim se studentët do ta fitojnë kauzën e tyre, pasi po kërkojnë të drejtat e tyre. 

DEKLARATA:

Partia Demokratike e mbështet me bindje dhe forcë grevën e studentëve të Universitetit të Mjekësisë. Pa qëllimin e përfitimit politik, ne besojmë te fitorja e studentëve dhe kauzës së tyre, sepse ajo është e drejtë. Kostoja që pretendon qeveria për studentët e mjekësisë është jologjike dhe abusive, sepse nuk mbështetet në fakte. Një student i Mjekësisë nuk i kushton shtetit mbi 5000 euro në vit, sepse buxheti që jep Qeveria për një student nuk është më shumë se 1000 euro në vit. Në këtë buxhet janë përfshirë pagat, shpenzime të tjera dhe investime.

Le të nxjerrin sa është buxheti vjetor për një student që merr Universiteti i Mjekësisë. Të bëjnë publike në detaje të gjithë zërat e kostos së 1 studenti në Mjekësi.

Nëse te tarifat për student fusin shpenzimet e luksit për propagandë qeveritare dhe tenderat abuzivë, ky nuk është problem i studentëve dhe nuk e zgjidhin ata. Nëse një student i universiteteve publike duhet të paguajë 5 mijë euro në vit, sa paguajnë ata të universiteteve private? Kjo kundërvënie e shpjegon abuzimin e pretendimit qeveritar.

Por nuk është vetëm në fushën e shpenzimeve dhe pretendimeve arroganca e qeverisë Rama.
Ndër të tjera:

Shkelet e drejtat e lëvizjes se lirë të individit dhe e ushtrimit të profesionit, që janë të garantuara në Kushtetutë.
VKM nuk është konsultuar me faktorë të interesit – aq me pak me studente të Mjekësisë që janë drejtpërdrejt të goditur nga ky vendim

Ministria e arsimit Kushi flet për mundësi që do t`u ofrohet studentëve ndërkohë që VKM i kushtëzon studentët të nënshkruajnë kontrata punësimi, 5 vjeçare për ata që fillojnë studimet në vitin e parë këtë vit akademik; 3 vjeçare për ata në vit 2,3,4 dhe kontrata punësimi 2 vjeçare për studentët në vit të 5 e të 6 të vitit akademik 2023-2024.

Ndryshimi i kritereve të studimeve të larta gjate kryerjes së tyre, shkel hapur të drejtat e studentëve dhe bie në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Si mund të ndryshojnë rregullat e ndjekjes së universitetit në ndërkohë që një pjesë jo e vogël e studentëve punojnë ose kanë nënshkruar kontrata pune në dobi të interesave të tyre profesionale e ekonomikë?

Pas viteve të studimeve të larta studenti kështu nuk do të ketë mundësi të ndjekë specializimin- pasi do të jetë i zhvendosur me urdhër qeveritar në rrethe të largëta

Ajo që Partia Demokratike vëren me keqardhje është se për emigrimin, shpopullimin dhe dështimin e sistemit arsimor nuk merren masa të studiuara dhe të konsultuara, por ka përpjekje të rrejshme dhe abuzive që të flitet për kinse punësimin apo programe sociale për mjekët.

Gjithashtu, ligje kaq të rëndësishme – si dhe herë të tjera – qeveria i kryen shumë me të shpejtë në ditë të nxehta vere për të shuar zërat dhe kundërshtitë.
Shprehim keqardhje për strukjen e Universitetit të Mjekësisë, që nuk shprehet në mbrojtje të studentëve të vet.

partia demokratike protesta e studenteve

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën