LIVE UPDATES
Politike

"Protesta ia arriti qëllimit," Alizoti: Policia tentoi të manipulojë incidentin me Gjekmarkajn!

Alizoti tha është e turpshme që kryeministri i vendit më të varfër në Evropë bredh me avion privat dhe shkon në stadiumet më të shtrenjta të botës, në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve.

23 Dhjetor 2024, 22:17 Nga N.F
"Protesta ia arriti qëllimit," Alizoti: Policia tentoi të
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti shprehet se protesta e sotme ia arriti qëllimit. Sipas tij në një vend ku sundon autokracia dhe varfëria është ulur këmbëkryq, protestat janë ato që  mbajnë gjallë demokracinë. Alizoti në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv u shpreh nga veprimet e saj u duk qartë se kemi të bëjmë me një polici politike, e cila u mundua të manipulojë dhe rastin e deputetit Gjekmarkaj. Alizoti thotë se deklarata pa u kryer më parë një hetim për këtë çështje tregon pikërisht faktin se ajo është vënë tërësisht në shërbim të pushtetit. 

Alizoti tha është e turpshme që kryeministri i vendit më të varfër në Evropë bredh me avion privat dhe shkon në stadiumet më të shtrenjta të botës, në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve. Alizoti gjithashtu kritikoi dhe qëndrimin e disa medieve në raport me protestën, duke u shprehur se marrja me gjërat anësore dhe jo me thelbin se çfarë përfaqëson protesta në vetvete, janë tiparë të një media që ka rënë nën sundimin autoritarit të pushtetit, i cili merret me estetikën përgjithësisht dhe jo me esencën e problemeve.

Patjetër që protesta ia arriti qëllimit. Çdo protestë ka qëllimin e saj, që të krijojë një normalitet shoqëror. Për ti treguar njerëzve që ky sistem nuk funksionon. Unë mendoj se jo vetëm sot, por gjithmonë duhet të kishte njerëz në studio që mos merreshin me pjesën teknike dhe estetike të protestës, por të merreshin me thelbin e protestës. Në një vend që gati gjysma e popullsisë është në emigrim sepse nuk ushqehet dot në vendin e vet. Një vend ku pensionet janë më të ulta se në gjithë rajonin, ku Mali i Zi që është rreth 617 mijë banorë ka gati dyfishin e pensioneve të Shqipërisë.

Në njëvend ku varfëria është ulur këmbëkryq ku arroganca është në kulmin e saj, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar është dominant në gjithçka, nuk duhej të diskutoja vetëm unë si deputet i opozitës por të gjithë, edhe zoti Baton që është në “skype”, dhe të ftuarit që janë në studio të paktën ta shikojmë protestën si një domosdoshmëri sepse po shkojmë në autokraci. Unë e them gjithmonë, bindshëm, dhe ne qarkun ku jam, që është një vend Narko.

Pse e them këtë? Sepse gjithmonë policia në Shqipëri ka luftuar ose ka tentuar të luftojë krimin në Shqipëri. Eshtë hera e parë që krimi në Shqipëri, përcaktojnë drejtuesit e policisë, dhe mendoj që jemi në një autokraci të kombinuar dhe me mafien. Pse i duhen kësaj qeverie kartelet? Pse i duhen qeverisë ca njereëz që vijnë nga bota e krimit dhe fusin duart në zgjedhje? Ata duhen se intimidojnë njerzit, marrin paratë e drogës ti hedhin në fushatë. Madje unë pata një diskutim me ata policët e thjeshtë që ishin aty, jo shefat, por ata që punojnë dhe i thashë: Pse rrini këtu pse nuk kapni banditët nëpër shkolla, pse nuk kapni bandat e Durrësit dhe Elbasanit. Këtu janë një grup njerëzish që protestojnë për padrejtësistë që ka ky vend. Lërini njerëzit të protestojnë, protesta në demokraci prevalon mbi gjithçka.

 

Sepse e dëgjoj shpesh këtë tezën që keni zënë rrugën!. Po ku bëhen protestat, në ajër, në kozmos, në atmosferë? Protestat bëhen në rrugë.  Ku ka dalë policia e Beogradit të marrë njerëzit ti çojë për ndjekje penale se kanë zënë rrugën. Nuk ka dalë ndonjëherë policia e Berlinit të çojë njerëzit në rajon se protestojnë, nuk ka dalë policia e Parisit! Unë i uroj shërim të shpejtë zotit Gjekmarkaj. Dhe kjo lloj ndërhyrje se është zënë rruga dhe njerëzit janë në prezencë nëpër sheshe prej dy orësh dhe policia ndërhyn kur kanë kaluar dy orë e gjysmë, kjo nuk ka asnjë lloj sensi. Bëhet për të prodhuar krizë kur vetë policia është në krizë. Një deklaratë kaq e shpejtë,  pa u hetuar tregon se policia është më politike se vetë polika.

Eshtë kthyer në një zëdhënëse të një partie politike, që deklaron dhjetë minuta pas asaj që ndodhi “ jo ai u rrëzua vetë” . Policia nuk është as mjeke as specialiste. Duhet një hetim më parë, pastaj të dilet në përfundim. Pra protesta në Shqipëri është e domosdoshme, dhe unë e kam bindje se Enverizmi, Stalinizmi, Maoizmi i ka të nevojshme protestat. Protestat i shërbejnë një shoqërie të shtypur, protesta mban gjallë demokracinë në një vend ku arroganca është maksimale.

Sot të shkosh në fshatrat e Shqipërisë së mesme jo më larg, do shikosh njerëzit që rrojnë në mjerim dhe kryeministri i Shqipërisë i hipën avionit çdo javë. Madje në sytë e mij është e turpshme që kryeministri i vendit më të varfër të jetë në stadiumet e Juves, Interit. Duhet të ishte që të zgjidhte konfliktet, problemet e një populli të varfër që jeton vetëm për tu ushqyer. Pra protesta  për mua ishte një sukses dhe e nesërmja do jetë më e suksheshme. Dihet që do ketë njerëz që do merren me, ku ishte, kush hyri i pari, si hyri i pari, a ishin ca njerëz te ura etj.... Këto janë pastaj tiparet e një medie që merr tiparet estetike në një autokraci. Autokracia në thelbin e saj ka estetikën jo esencën,” tha Alizoti.

tomor alizoti protesta e opozites 23 dhjetor 2024

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen