20 Tetor 2022, 08:12
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka disa përgjigje për pedagogët. Pak orë para nisjes së protestës kombëtare të pedagogëve, kreu i Qeverisë, ka sqaruar dy pika që lidhen me pedagogët. Nëpërmjet një postimi të bërë në 'Tëitter', Rama deklaron se vettingu që është përfolur në rrjet për pedagoët nuk do bëhet pasi as nuk është thënë nga Qeveria dhe as nuk është menduar.
Më tej, Rama nuk tërhiqet nga vendimi për pagat e tyre. Ai deklaron se rritja e menjëhershme e pagave nuk do ndodhë pasi duhet të vijë natyrshëm, pas pensionistëve dhe pas kalimit të dimrit. Kryeministri, shton se rritja mund të mendohet kur të bëhet bilanci i kostove të mburojës së energjisë elektrike.
Për protestën e sotme, Rama deklaron se është e udhëhequr nga non gratat duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha dhe 'shiksave' që për të është kreu i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi.
POSTIMI I RAMËS:
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!
Sindikata e pedagogëve do mbajë ditën e sotme një protestë kombëtare. Kjo lëvizje përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave. Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.
edi rama protesta e pedagogeve
Politike
19 Tetor 2022, 21:00
F.M
Olta Xhaçka
TIRANË- Në Tiranë, Këshilli parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin i përcolli sot Kuvendit dy raporte pro...
Politike
19 Tetor 2022, 20:27
F.M
Ilirjana Kuçana dhe Mirdaim Axhami
TIRANË- Një mbledhje me përfaqësues të arsimit ka sjellë debat mes dy personave t&e...
Politike
19 Tetor 2022, 20:15
Oliver Varhelyi
Nga Erisa Zykaj
Në seancën plenare të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg, komisioneri për zgjer...
Politike
19 Tetor 2022, 19:56
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka nisur mbledhjen e certifikatave te qytetar&e...
Politike
19 Tetor 2022, 19:54
F.M
Besnik Baraj
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj ka dalë hapur kundër Kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sul...
Politike
19 Tetor 2022, 19:45
F.M
Sali Berisha
TIARNË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të par&e...
Politike
19 Tetor 2022, 19:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama ndaj kreut të Sindikat&...
Politike
19 Tetor 2022, 19:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se situata në vend është më e r&eu...
Politike
19 Tetor 2022, 19:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se si do të votojnë simpatizantët e Partisë Demokratike në primare...
Politike
19 Tetor 2022, 18:34
e.k
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një "dimër të vështirë" për shkak të krizës ...