Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Protesta e lajmëruar para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe konfrontime mes efektivëve dhe protestuesve. • Si pasojë e kësaj, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar pesë prej protestuesve për në komisariat. • Zona rreth Kuvendit vazhdon të mbetet e mbushur me forca të shtuara sigurie, të cilat po monitorojnë zhvillimet në prag të nisjes së seancës plenare. • Një situatë tjetër ishte edhe çarja e kordonin e policisë, gjë e cila ka sjellë edhe konfrontimin e tyre fizik. • Nën thirrjet "Qeveri e krimit", ata kanë vijuar revoltën e tyre, ndërsa policia ka përdorur ndaj tyre, sprej lotsjellës. • Kjo sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të disa prej protestuesve. • Sot në seancë plenare, kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm, pasi axhenda e tij zyrtare parashikon një aktivitet të dedikuar për zhvillimin e startup-eve në orën 11:00. • Lidhur me tensionet përpara seancës së sotme plenare, grupet parlamentare kanë udhëzuar deputetët që të paraqiten në ambientet e Kuvendit më herët se zakonisht. • Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka bojkotuar seancën e sotme, duke deklaruar se kërkesat e qytetarëve duhet të dëgjohen. • Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar ditën e sotme se Kuvendi duhet të merret me veten, jo me protestuesit. • Gjatë një prononcimi për mediat, Spiropali u shpreh se është e rëndësishme që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet dhe për të ofruar zgjidhje për to. • Një grup protestuesish u zhvendosen drejt godinës së Ministrisë së Brendshme, kanë arritur të heqin një pjesë të gardhit metalik të sigurisë, ndërsa kanë vijuar sulmet me vezë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit. • Ndërkohë deputeti i "Lëvizjes Bashkë", Redi Muçi, ka kaluar pranë zonës ku ishin mbledhur protestuesit. • Ata kanë tentuar t'i afrohen deputetit, por janë penguar nga protestues të tjerë që ndodheshin aty. • Muçi është larguar me shpejtësi nga vendngjarja për të shmangur përshkallëzimin e situatës. • Disa protestues kanë goditur makinat e policisë, ndërsa disa të tjera kanë hedhur ndaj tyre vezë dhe gur. • Kulmi i agravimit të protestës ishte një efektiv që po kryente detyrën për ruajtjen e rendit, u godit me gur në kokë nga një protestues. • Ambientet e jashtme të Parlamentit u kthyen në qendra të përplasjeve dhe tensioneve ku efektivët e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një grup protestuesish të mbledhur para Komisariatit nr. 4 janë përplasur fizikisht me shoferin dhe faturinon e një autobusi që po kalonte në zonë.
Siç shihet në pamjet, protestuesit kanë sulmuar mjetin e linjës së Tufinës duke e qëlluar me shishe uji dhe sende të forta. Mësohet se, incidenti ka ndodhur gjatë kohës që turma po kërkonte lirimin e të shoqëruarve nga protesta para Parlamentit./Dosja.al

TIRANË- Pas përplasjeve të ashpra para Parlamentit, situata është zhvendosur drejt dy prej komisariateve të Tiranës. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit për të shpërndarë turmën, 18 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 dhe nr. 4.
Ky veprim ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga një pjesë e protestuesve, të cilët po protestojnë në ambientet e jashtme të komisariateve, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.
Mësohet se, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar një makinë të policisë të kalojë më tej./Dosja.al
TIRANË- Ambientet e jashtme të Parlamentit të vendit janë bërë qendra e përplasjeve, tensioneve dhe revoltës qytetare. Një situatë tensioni është shënuar sërish pak minuta më parë, ku efektivët e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit.
Protestuesit kanë hedhur vezë, gur dhe sende ndaj tyre, ndërsa kanë dëmtuar edhe një automjet të policisë. Pas këtyre situatave, policia ka nisur arrestimin masiv të tyre. Mes personave të shoqëruar është edhe aktivisti Altin Goxhaj. Ata janë vendosur në një furgon, ndërsa janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit./Dosja.al
TIRANË- Protesta e sotme para Parlamentit ka degjeneruar në përplasje të ashpra fizike, duke lënë të dëmtuar rëndë tre punonjës të policisë. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur një efektiv i cili po kryenite detyrën për ruajtjen e rendit, u godit me gur në kokë.
Mësohet se, ai është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa forcat e rendit kanë shoqëruar 8 persona në komisariat./Dosja.al
TIRANË- Protesta e nisur rreth tre orë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar, duke çuar në përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Disa protestues kanë goditur makinat e policisë, ndërsa disa të tjera kanë hedhur ndaj tyre vezë dhe gur.
Pas këtyre zhvillimeve, policia ka nisur arrestimet masive të qytetarëve. Ata janë vendour në një furgon policie, ndërsa pritet shoqërimi i i tyre drejt komisariatit. Ata kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të mundësuar shpërndarjen e tyre./Dosja.al
TIRANË- Situata para Parlamentit është tensionuar sërish, ndërsa policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Ndërhyrja erdhi pasi një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të efektivëve, duke rritur tensionet në zonën përreth Parlamentit.
Qytetarët kishin bllokuar daljen kryesore duke u ulur në rrugë, gjë e cila ka penguar daljen e kabinetit qeveritar. Pas kësaj situata të krijuar, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka arritur të dalë nga Kuvedi, dërsa pjesa tjetër e tyre kanë përdorur dalje alternative të siguruara nga policia./Dosja.al
TIRANË- Momente tensioni janë regjistruar menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, kur një grup protestuesish kanë rrethuar automjetet e deputetëve në dalje të Kuvendit.
Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit janë sulur ndaj automjetit të kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Ata e kanë gjuajtur me vezë dhe shishe uji, çka ka detyruar shoferët që lëvizin me shopejtësi për t'u larguar sa më parë nga tubimi i protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Momente tensioni janë shënuar para Ministrisë së Brendshme, ku deputeti i "Lëvizjes Bashkë", Redi Muçi, ka kaluar pranë zonës ku ishin mbledhur protestuesit.
Mësohet se, një grup qytetarësh kanë tentuar t'i afrohen deputetit, por janë penguar nga protestues të tjerë që ndodheshin aty.
Pas kësaj, deputeti Muçi nuk ka ndaluar për t'u përballur me turmën, por është larguar me shpejtësi nga vendngjarja për të shmangur përshkallëzimin e situatës./Dosja.al
TIRANË-Protesta e sotme është përshkallëzuar më tej, me një grup protestuesish që janë zhvendosur drejt godinës së Ministrisë së Brendshme, ku janë regjistruar përplasje të forta fizike me efektivët e policisë.
Mësohet se, qytetarët kanë arritur të heqin një pjesë të gardhit metalik të sigurisë, ndërsa kanë vijuar sulmet me vezë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.
Ndërkohë, mes kaosit, janë dëgjuar thirrje nga vetë protestuesit për të shmangur përdorimin e mjeteve të forta ndaj uniformave të policisë./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se nëse qeveritarët nuk kanë futur duart në xhepin e popullit, duhet të dalin nga Kuvendi dhe të përballen me to. Gjatë një prononimi për mediat, ajo u bëri thirrje pensionistëve të bashkohen në protestë dhe mos të bien pre për 50 mijë lekë të vjetra, që u ka dhënë kryeministri.
Qytearja bëri thirrje për mobilizim dhe sa më shumë pjesëmarrje në protesta, në mënyrë që të largojnë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Në fund ajoa tha se kryeministri Rama. Belnda Balluku dhe Taulant Balla duhet të japin llogari para popullit dhe drejtësisë.
“I bëj thirrje pensionistëve të mos bien pre për 50 mijë lekë të vjetra që u ka thënë se do t’u japë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ne, ta heqim zvarrë këtë kriminel. Edi Ramën, Ballukun, Taulant Ballën, të gjithë parlamentin të japin llogari. Të dalin këtu nëse nuk kanë futur duart në xhepin e popullit” u shpreh një protestuese./Dosja.al
TIRANË- Një pjesë e protestuesve janë larguar nga sheshi para Parlamentit dhe po marshojnë drejt Komisariatit nr. 4 në Tiranë, si shenjë proteste pas shoqërimit të disa qytetarëve gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm.
Turma, e cila shihet duke mbajtur në duar paketime me vezë, ka ndërmarrë këtë lëvizje për të kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia.
Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetarëve vijon të qëndrojë e pozicionuar jashtë ambienteve të Kuvendit, duke mbajtur të tensionuar situatën në të dyja pikat./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët po zhvillojnë protestën para ambienteve të Kuvendit, ndërsa revoltës së tyre i është bashkuar edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Prania e tij është vënë re nga protestuesit, të cilët menjëherë i kanë kërkuar të largohet nga protesta, pasi nuk duan asnjë përfaqësim politik.
Protesta është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, ndërsa kanë degjeneruar në përplasje të dhunshme midis qytetarëve dhe forcave të rendit, duke lënë pas disa të lënduar nga të dyja palët. Tre efektivë policie janë futur brenda perimetrit të sigurisë për të marrë ndihmën e parë pas dëmtimeve gjatë thyerjes së gardhit metalik, ndërsa tre protestues janë dërguar me ambulancë në spital për trajtim mjekësor./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese ka qëlluar me vezë deputetin e Partisë Socialste, Ramion Kurti ndërsa po kalonte kordonin e sigurisë për të shkuar në Kuvend, ku dhe po zhvillohet seanca plenare. "Nuk na përfaqësoni, jeni deputetë të shitur", ka thirrur protestuesja gjatë hedhjes së vezës.
Kaos dhe tension, kështu mund të përshkruhet protesta e cila po zhvillohet pranë Kuvendit. Policia është përplasur me protestuesit dhe ka shoqëruar në komisariat disa prej tyre. Nga ana tjetër, ata kanë çarë kordonin e policisë, por këta të fundi u janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjëllës ndaj tyre, gjë e cila ka sjellë edhe përkeqësimin shëndetësor të disa protestuesve./Dosja.al
TIRANË- Tensionet e larta para Kuvendit kanë degjeneruar në përplasje të dhunshme midis qytetarëve dhe forcave të rendit, duke lënë pas disa të lënduar nga të dyja palët.
Mësohet se, tre efektivë policie janë futur brenda perimetrit të sigurisë për të marrë ndihmën e parë pas dëmtimeve gjatë thyerjes së gardhit metalik, ndërsa tre protestues janë dërguar me ambulancë në spital për trajtim mjekësor.
Në një përpjekje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shpërndarë turmën, autoritetet kanë afruar pranë zonës autobotin me ujë./Dosja.al
TIRANË- Para Kuvendit po zhvillohet protesta e lajmëruar më parë nga qytetarët, ndërsa është shoqëruar edhe me tensione, provokime dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Një nga protestuesit ka deklaruar se protesta nisi shumë paqësisht, por rrugës pati provokime.
Qytetari u shpreh se kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët shqiptarë. Ai e cilësoi Parlamentin si "Parlament i krimit", ndërsa shtoi se protesta është legjitime.
“Protesta është legjitime. Ky Parlament është i krimit dhe kjo është thënë nga protestuesit që ditën e parë. Rama në burg, Berisha në burg. Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime. Kjo qeveri e korruptuar duhet rrëzuar, sepse po varfëron çdo ditë qytetarët”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Situata para godinës së Parlamentit është përkeqësuar pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë përdorur spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Si pasojë e gazit të përdorur, shumë qytetarë kanë shfaqur komplikacione shëndetësore, duke kërkuar ndihmë për shkak të vështirësive në frymëmarrje dhe acarimit të syve.
Tensionet mbeten të larta, ndërsa thirrjet e protestuesve kundër klasës politike vazhdojnë paralelisht me operacionin e forcave të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e seancës plenare./Dosja.al
TIRANË- Protesta e lajmëruar nga qytetarët e cila do të zhvillohet para Kuvendit, ende nuk ka nisur zyrtarisht, por tensionet kanë nisur. Deputeti i Partisë Socialiste, Arkend Balla, ka tentuar të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, e cila ndodhet para godinës qeveritare por ka gjetur dyer e mbyllura.
Pas kësaj ai ka qëndruar për pak kohë në një zonë aty pranë, për të parë një mundësi tjetër e cila do i mundësonte futjen brenda perimetrit të blinduar të Kuvendit.
Masat e sigurisë rreth godinës së Parlamentit janë përshkallëzuar ndjeshëm në prag të seancës së sotme plenare dhe protestës së paralajmëruar për në orën 10:00. Përveç rrethimit të zonës me gardhe metalike, Policia e Shtetit ka instaluar në terren mjete të rënda, përfshirë një autoblindë dhe një autobot uji për shpërndarjen e turmës./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur para ambienteve të Kuvendit, ku presin të nisin protesën e lajmëruar më herët prej tyre. Megjithatë tensionet kanë nisur, ende pa filluar zyrtarisht protesta dhe seanca plenare. Sapo kanë parë deputëtët e opozitës, protestuesit kanë thirrur njëzëri "Opozitë e shitur".
Me herët edhe kryeministri i vendit, Edi Rama komentoi protestën e mbajtur disa ditë më parë para Kuvendit. Në lidhje me këtë, ai tha se "me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë". /Dosja.al

TIRANË- Protesta para godinës së Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm, duke sjellë përplasje dhe tensione mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.
Si pasojë, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar pesë prej protestuesve për në komisariat.
Ndërkohë, zona rreth Kuvendit vazhdon të mbetet e mbushur me forca të shtuara sigurie, të cilat po monitorojnë zhvillimet në prag të nisjes së seancës plenare./Dosja.al
TIRANË- Masat e sigurisë rreth godinës së Parlamentit janë përshkallëzuar ndjeshëm në prag të seancës së sotme plenare dhe protestës së paralajmëruar për në orën 10:00.
Përveç rrethimit të zonës me gardhe metalike, Policia e Shtetit ka instaluar në terren mjete të rënda, përfshirë një autoblindë dhe një autobot uji për shpërndarjen e turmës.
Ky mobilizim i shtuar vjen pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara të martën, duke dëshmuar se autoritetet po përgatiten për çdo skenar të mundshëm përballjeje me qytetarët.
Masat ekstreme synojnë mbajtjen nën kontroll të situatës në një ditë kur seanca parlamentare përkon me thirrjet për tubim masiv kundër klasës politike./Dosja.al