LIVE UPDATES
Politike

"Protestat, e drejtë themelore në BE"/ Marta Kos për investimet e Kushner në Shqipëri: Duhet të respektohen standardet europiane të ruajtjes së mjedisit!

Ajo theksoi se çështja lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, i cili trajton mjedisin dhe që aktualisht është i hapur. Komisionerja nënvizoi se para mbylljes së këtij kapitulli, situata duhet të sqarohet plotësisht dhe të verifikohet nëse janë përmbushur të gjitha standardet evropiane.

15 Qershor 2026, 20:56 Nga E. D
"Protestat, e drejtë themelore në BE"/ Marta Kos për
Ferit Hoxha dhe Marta Kos

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se projekti i planifikuar në zonat e mbrojtura të Shqipërisë duhet të jetë plotësisht në përputhje me legjislacionin dhe standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. Duke folur në një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, Kos theksoi se Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe po ndjek nga afër zhvillimet lidhur me projektin.

Ajo theksoi se çështja lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, i cili trajton mjedisin dhe që aktualisht është i hapur. Komisionerja nënvizoi se para mbylljes së këtij kapitulli, situata duhet të sqarohet plotësisht dhe të verifikohet nëse janë përmbushur të gjitha standardet evropiane. Kos tha gjithashtu se Komisioni ka marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të realizohet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës.

Duke komentuar protestat kundër projektit, ajo theksoi se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore evropiane dhe shprehu kënaqësinë që kjo e drejtë respektohet në Shqipëri. Sa i përket investimeve të huaja, Kos deklaroi se për Bashkimin Evropian ka më shumë rëndësi respektimi i legjislacionit evropian sesa origjina e investitorëve, duke shtuar se ky është aspekti që po monitorohet nga institucionet evropiane. 

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Gjatë dy javëve të fundit kemi parë protesta kundër një projekti turistik luksoz, i cili do të ndërtohej në zonat e mbrojtura bregdetare të Shqipërisë nga një kompani investimi e lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Kam tre pyetje për ju. A mund të na jepni vlerësimin tuaj për ndikimin e mundshëm të këtij projekti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?

Marta Kos: Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e zgjerimit dhe ka bërë përparim të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit. Ky përparim është i vlefshëm, i njohur dhe duhet të mbrohet. Në një situatë si kjo, është e rëndësishme që të gjithë të veprojmë mbi bazën e fakteve. Komisioni Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, jo vetëm me kryeministrin Edi Rama.

Sapo kemi pasur një vizitë të drejtorit tonë për Ballkanin Perëndimor, i cili u takua me ministrin e Mjedisit në Tiranë. Në rastin e zonës së Pishë-Poros dhe Nartës, si edhe për të gjitha projektet e tjera në zhvillim në Shqipëri, projekti duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe me standardet e përcaktuara në Kapitullin 27 të negociatave të anëtarësimit, që lidhet me mjedisin. Ky kapitull aktualisht është i hapur.

Përpara se të mund të mbyllet, situata duhet të sqarohet plotësisht. Aktualisht, mbyllja e këtij kapitulli është planifikuar deri në fund të vitit 2027. Roli ynë do të jetë të verifikojmë nëse standardet dhe kriteret përkatëse janë përmbushur. Deri atëherë, ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin hapa që ndihmojnë përmbushjen e kritereve për mbylljen e kapitullit dhe e çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Përmes komunikimeve tona kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen. Fakti që kjo po ndodh ndërkohë që Shqipëria është në procesin e anëtarësimit është i rëndësishëm.

Ky proces është juridikisht dhe politikisht detyrues, si dhe i nënshtrohet monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm. Kjo ofron garancinë më të fortë që natyra dhe mjedisi i Shqipërisë do të mbrohen në përputhje me standardet evropiane. Sa i përket protestave, dua të shtoj se e dini sa i rëndësishëm është për ne e drejta për të protestuar.

Ajo është një e drejtë themelore në Bashkimin Evropian dhe për të gjitha vendet aspirante. Jam e lumtur të shoh që kjo e drejtë respektohet në Shqipëri. Sa u përket investimeve të huaja, si për çdo vend kandidat ashtu edhe për shtetet anëtare, investimet e huaja janë të rëndësishme. Për ne ka më pak rëndësi se nga vijnë ato dhe më shumë rëndësi ka nëse realizohen në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kjo është ajo që ne po monitorojmë./Dosja.al

marta kos

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi