1 Qershor 2026, 20:08
Nga I.A
Vangjel Dule
TIRANË- Deputeti Vangjel Dule tha sot në Kuvend se dhuna e ushtruar ndaj protesuesve në Zvërnec, nga rojet private, ka qenë e porositur nga vetë kryeministri Edi Rama. Sa i përket pretendimeve të disa qytetarëve se kanë pronësinë e disa sipërfaqeve në zonën ku është planifikuar të ndërtohet resorti, Dule tha se shteti duhet të pezullojë vazhdimin e investimit deri në sqarimin e së vërtetës.
"Dhunuesit ishin të njëjtë në të njëjtën kohë dhe grabitësit, ata që në emër të zhvillimit nuk pyetnin për trashëgiminë, për natyrën, nuk pyetnin as për të drejtat e pronës. Pyetja është: ku e gjen guximin grabitësi të ketë të njëjtën kohë dhunuesin? Kjo vjen vetëm kur ka mbështetjen e plotë dhe pa rezerva të pushtetit, dhe pushteti në këtë vend i takon vetëm Edi Ramës. Dhunuesit dhe grabitësit vepronin me urdhër dhe me porosi dhe në emër të Edi Ramës. Solli në këtë Kuvend ligjin për shtyrjen e investimeve strategjike deri në fund të vitit 2027, në të njëjtën kohë bën karshillëk në BE dhe shtiret se kemi vështirësi të kthejmë pronat. Në një kohë që nuk bën atë që do bënte çdo shtetas i ndershëm, që do të thotë të pezullojë çdo investim strategjik deri sa të zgjidhet çështja e pronave", tha Dule./Dosja.al
vangjel dule
Politike
1 Qershor 2026, 19:54
I.A
Protesta
TIRANË- Mijëra qytetarë me pankarta në duar janë mbledhur në protestë ditën e sotme para kryeministri...
Politike
1 Qershor 2026, 19:10
E. D
Aulon Kalaja
TIRANË- Kreu i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja deklaroi gjatë “Marshimit Pro Jetës” të t...
Politike
1 Qershor 2026, 19:02
I.A
Pamjet
TIRANË- Qytetarët janë bërë bashkë ditën e sotme në protestën për mbrojtjen e Zvërnecit....
Politike
1 Qershor 2026, 19:01
E. D
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama nuk i do investitorët e huaj. Duke folur para gazeta...
Politike
1 Qershor 2026, 18:40
E. D
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama theksoi se investimet në Zvërnec do të mobilizojnë të gjithë zonën dhe s...
Politike
1 Qershor 2026, 18:31
I.A
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së Partisë Socialiste, Berati tashmë është një qytet i...
Politike
1 Qershor 2026, 18:19
I.A
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Berat, ku ka folur për transformimin e qytetit dhe ndryshimet që, sipas...
Politike
1 Qershor 2026, 18:13
E. D
Bardh Spahia
TIRANË- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për tr...
Politike
1 Qershor 2026, 17:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratën e Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën në Zv&...
Politike
1 Qershor 2026, 17:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen n&e...