E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ata shprehen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese.
Në reagimin tyre, thuhet se edhe më herët BE ka shprehur shqetësimin e tyre për Sundimin e Ligjit në Shqipëri, kjo sepse disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti. BE shprehet se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, nuk ishte një hap në drejtimin e duhur.
Ata shprehen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.
Delegacioni i BE-së: Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023). Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka deklaruar qartë se vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës duhet të vendoset nga GJK-ja, në seancën e djeshme, pro kërkesës së Kushtetueses, kanë votuar vetëm 25 deputetë të Opozitës. Ndërkohë që 9 deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar. 39 deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se nga dita e sotme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.
Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”.
Kalaja TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n...
Balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotm...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protesën e ...
jamarber malltezi TIRANË- Jamarbër Malltezi ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme, ku ka kërkuar ndryshim të...
deputetet TIRANË- Pesë deputetë opozitarë kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët për mediat...
Foto ilustruese TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrëpjesë sot në protestë...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dj...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet të zhvilluar në lidhje me për...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha kanë...
avokatet TIRANË- Ylli Manjani, avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është vënë në pranga në kuadër...