LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet procesi, Veliaj rikonfirmohet në krye të Tiranës

• Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e 58 degëve në të gjithë Shqipërinë, pasi në tre të tjera, në Bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet. Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste tha se në tre bashki nuk janë gjetur kandidatura të përshtatshme. • Në Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme, ndërsa në shumë degë ka bashkë-kryesi. Janë dy persona që do të drejtojnë degën për katër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin. • Në total kanë qenë 561 kandidatë për kryetarë degësh, shifër që e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama. 190 prej tyre (34%) e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, 263 (47%) kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç, ndërsa vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave, 28. • I pyetur nëse procesi i zgjedhjes së kryetarë është një farsë, Gjiknuri e mohoi një gjë të tillë duke shtuar se për këtë gjë është marrë mendimi i kryesisë. Edhe për rikonfirmimin e Veliajt, Gjiknuri tha se kryesia e ka konsideruar të arsyeshme që ai të jetë sërish në një rol që i përshtatet.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Procesi i zgjedhjes së drejtuesve një farsë? Gjiknuri: Është marrë opinionin i anëtarësisë

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se për procesin e zgjedhjes së drejtuesve është marrë opinioni i anëtarësisië. Gjatë deklaratës për shtyp, Gjiknuri tha se nga ky proces PS-ja do të dalë më e fortë.

"Në fakt unë e kam dhënë dhe këtë shpjegim kemi të bëjmë me një proces krejt tjetër. E para njëherë nganjëherë kandidaturat zgjidhen duke reflektuar një raport, kësaj here është një proces që shkon përtej asaj, sepse kandidatët nuk filtrohen nga asnjë lloj strukture. Kandidatët vetëshpallen aplikojnë, ballafaqohen, është marrë opinion i anëtarësisë, grupi i punës ka pasur një metodologji ku përfshihej dhe opinion i Asamblesë. Ky proces, Partia Socialiste do të dalë më e fortë dhe besoj se kemi zgjedhur kandidatët më të mirë. Çdo parti ka formën e saj të organizimit dhe çdo ndryshim ne e bëjmë është në funksion të forcimit të organizatës dhe në funksion të objektivave elektoralë," tha Gjiknuri.

4 VITE ME PARE

Përse u rizgjodh Veliaj? Gjiknuri: I vjen natyrshëm roli, kryesia e mendoi si zgjidhjen më të mirë

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka treguar se rizgjedhja e Erion Veliajt si kreu i PS-së në Tiranë ishte një proces i natyrshëm. Gjatë konferencës për mediat, Gjiknuri tha se Kryesia e PS-së, e ka menduar atë si zgjidhjen më të mirë.

"Është më i natyrshëm në rolin e tij për të kryer këtë proces. Është i pari që ka nisur përzgjedhjen e emrave dhe përfshirjen në këtë proces, kështu që e ka bërë. Kryesia e Partisë Socialiste ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë," tha Gjiknuri.

4 VITE ME PARE

LISTA-TË PËRZGJEDHURIT/ Kush i drejton degët e PS, Veliaj rikonfirmohet në krye të Tiranës

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet
Blendi Klosi

TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e 58 degëve në të gjithë Shqipërinë, pasi në tre të tjera, në Bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet. Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste tha se në tre bashki nuk janë gjetur kandidatura të përshtatshme. Në Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme, ndërsa në shumë degë ka bashkë-kryesi. Janë dy persona që do të drejtojnë degën për katër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

LISTA ME TË PËRZGJEDHURIT:

Shkodër: Ilmi Lakti dhe Miral Petani

Malësi e Madhe: Lulzim Zaraj

Vau i Dejës: Kristjan Shkreli

Pukë: Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri

Fushë Arrëz: Ervin Doda

Kukës: Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari

Has: Do të ripërsëritet procesi

Tropojë: Egzon Bashkurtaj

Dibër: Alma Selami dhe Danjel Gjura

Bulqizë: Albion Gjini dhe Festime Mjeshtri

Klos: Armando Gjini

Mat: Hasan Pasha dhe Lindita Barci

Durrës: Luan Zaza

Krujë: Redon Roshi

Shijak: Fatmir Koci

Tiranë: Erion Veliaj

Kamëz: Rebeka Sulejmani

Vorë: Endrisa Haxhiu

Kavajë: Marinela Aliaj dhe Shpend Barameta

Rrogozhinë: Lufti Kashari

Elbasan: Ardit Demiri dhe Ermira Urupi

Belsh: Mariglen Bali

Cerrik: Tomor Zaimaj

Peqin: Bukurosh Maci

Gramsh: Enis Zani

Librazhd: Fatbardha Qatja

Prrenjas: Haxhi Collaku

Berat: Valbona Zylyftari

Dimal: Adelina Vangjeli dhe Albana Kora

Kuçovë: Gentjan Qafoku dhe Renata Baçi

Polican: Erjon Zylyftari dhe Sara Satka

Skrapar: Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova

Pogradec: Erion Thëngjilli

Maliq: Orlind Demollari dhe Rudina Brego

Korçë: Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi

Devoll: Genti Lakollari dhe Zerina Sinani

Pustec: Katerina Ago, Sandri Nikolla

Kolonjë: Eraldo Xhelili

Gjirokastër: Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa

Dropulli: Kristo Vorsane

Libohovë: Dhurata Demiri dhe Jani Memo

Përmet: Ervin Tuçi

Këlcyrë: Hodjan Selmani

Memaliaj: Edmonda Harizi

Tepelenë: Dino Selimi dhe Kleona Bahja

Vlorë: Admir Malaj

Selenicë: Nertil Bellaj

Himarë: Do ripërsëritet procesi

Delvinë: Izet Sinaj

Finiq: Thoma Kallojeri

Sarandë: Elron Gjoni

Konispol: Kristo Mallanezo

Lezhë: Florian Gjini

Kurbin: Bernard Pale

Mirditë: Marjana Prenga dhe Reunar Kolaj

Fier: Adela Hysenaj dhe Ramion Kurti

Lushnje: Merjeme Dervishi dhe Erges Krakulli

Divjakë: Agim Maka

Patos: Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj

Roskovec: Do ripërsëritet procesi

Mallakastër: Zamir Malasi

4 VITE ME PARE

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PS, Gjiknuri: Jemi një parti që ka debat brenda saj

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se është i kënaqur nga procesi që u ndoq për përzgjedhjen e kryetarëve të degëve të PS-së. Në një deklaratë për shtyp, Gjiknuri tha se ata janë një parti ku kanë debat brenda tyre.

"Unë personalisht jam shumë i kënaqur nga ky proces, për herë të parë ne kishim mundësi të dëgjonim kandidatë që nuk vinin nga përzgjedhja e vetë strukturës, por aplikonin dhe flisnin për ambiciet e tyre. Jemi një parti ku debati zhvillohet brenda dhe kthen veten në platformën më të madhe të ideve," tha Gjiknuri.

 
4 VITE ME PARE

Kandidatët për kryetarë dege, Rama: Në total janë 561, 32.2% e tyre janë vajza dhe gra

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar dhe numrin e kandidatëve për kryetarë të degëve, pak para nisjes së mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, të cilët janë gjithsej 561. Sipas përqindjeve të publikuara nga Rama në Facebook, 34% e tyre ose 190 kandidatë janë nën 35 vjeç. Po ashtu bëhet me dije se 47% e kandidatëve ose 263 janë nga mosha 36-50 vjeç. Ndërkohë që 32.2% e kandidatëve janë vajza dhe gra.

Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme kryesinë për zgjedhjen e 61 kryetarëve të degëve të kësaj partie. Mësohet se në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet procesi i zhvilluar i deritanishëm si dhe do të analizohen të gjithë kandidatët. Ndërkohë që pasi të merren të gjitha rezultatet nga komisioni që ka zhvilluar dëgjesat, kryesia e PS-së do të caktojë dhe kryetarët e rinj në degët. Në Kongresin e PS-së të mbajtur më 9 prill delegatët votuan ndërprerjen e mandatit të 61 kryetarëve aktual të Partisë. Kjo u bë me qëllim riorganizimin e partisë për zgjedhjet vendore të vitit 2023.

4 VITE ME PARE

Mblidhet kryesia e PS-së në selinë rozë, mbërrin Rama, ç’do diskutohet

PS zgjedh 58 kryetarë degësh, 28 gra, në 3 ripërsëritet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen në kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka nisur në orën 17:00 në selinë rozë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama. Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe. Pritet të vendoset se cilët do të jenë kryetarët e degëve të PS në 61 bashki.

I pari që pritet të mbajë fjalën Blendi Klosi, i cili do të bëjë një raportim për procedurën e ndjekur deri më tani. Sot Rama bëri një rezyme të të gjithë turit të ndjekur nga socialistët për zgjedhjen e krerëve të degëve. 561 kandidatë kanë shprehur dëshirën për tu bërë kryetarë dege, mes tyre, 33.2% janë gra e vajza.

damian gjiknuri kryesia e ps 1 korrik 2022 blendi klosi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet