LIVE UPDATES
Politike

"Pse favorizuat me VKM kompaninë fantazmë të inceneratorit?"/ Rama i shmanget përgjigjes: Nuk e përcakton një gazetar çfarë është fantazëm ose jo

Nga ana tjetër Rama tha se nuk do të përfshihet në komente mediatike të cilat sipas tij nuk kanë lidhje me çështjen reale. 

14 Dhjetor 2023, 15:59 Nga h.k

"Pse favorizuat me VKM kompaninë fantazmë të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur paraditen e sotme gjatë konferencës për shtyp nga gazetarët lidhur me një VKM të firmosur nga ai në lidhje me një kompani fantazmë e cila sipas SPAK, ka rezultuar si veprimtari në shkelje me ligjin. Rama tha se mban përgjegjësi për çdo firmë të hedhur nga ai vet, duke thënë se ky ka qenë një proces i cili në sfera të ndryshme ka pasur shumë titullarë në shumë kompetenca.

Nga ana tjetër Rama tha se nuk do të përfshihet në komente mediatike të cilat sipas tij nuk kanë lidhje me çështjen reale. 

Gazetarja: z.Kryeministër, do t'i kthehem çështjes së inceneratorëve. Në dhjetor të vitit 2016 ju keni firmosur një VKM me anë të cilës jepni miratimin për një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy” Bë të Klodian Zotos për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën konkuruese për dhënien me koncension të  landifillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Megjithëse jeni paralajmëruar nga ish-ministrja Felaj dhe ish-ministri Manjani se kjo kompani nuk ekziston pse favorizuat një kompani fantazëm që nuk ka qenë e regjistruar në QKB?

Rama: Kjo pyetje ka të njëjtën përgjigje që i dhashë një kolegeje më parë dhe s’ka përgjigje tjetër. Nuk është pyetje për mua fare.

Gazetarja: E keni firmosur ju VKM-në, apo nuk mbani përgjegjësi për firmën tuaj?

Rama: Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe i një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo nga sfera të ndryshme që kanë kompetenca e tyre. Ky bashkim kompetencash sjell në një rezultat dhe kur ky rezultat merr edhe firmën time, kthehet në një Vendim dhe kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë fare në sferën e kompetencës time dhe e përsëris unë nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulimet e natyrës mediatike, politike e joaritmetike që vijnë për arsye të ndryshme. Është e drejta e të gjithëve të bëjnë kalkulime...

Gazetarja: Më falni po nuk janë kalkulime, por një vendim që ju e keni firmosur, jeni firmosur një VKM duke i dhënë bonus një kompanie që është krijuar disa muaj pas këtij vendimi. A mbani përgjegjësi për këtë gjë?

Rama: Unë besoj se nuk kam nevojë për përkthyes kur flasim në gjuhën shqipe që unë e dëgjova!

Gazetarja: Ju nuk po më ktheni përgjigje që i keni dhënë bonusin një kompanie fantazëm.

Rama: Unë e dëgjova pyetjen dhe ju dhashë përgjigjjen time dhe përgjigjja ime është përgjgja ime dhe jo përgjigja që ju...

Gazetarja:Ju jeni njoftuar nga ish-ministrja që kjo kompani nuk ekzistonte dhe nga ish-ministri Manjani që kjo kompani nuk ekzistonte.

Rama: Qeveria është një mekanizëm, i cili funksionon në bazë të një zinxhiri me shumë hallka dhe nuk funksionon si një marrëdhënie mes një pronari ,që i çon gazetarit me mesazh, pyetjen që duhet të bëjë.

Gazetarja: Me falni keni qenë i njoftuar në momentin që keni firmosur? Ju lutem mos bëni paralelizma të tillë. Ju lutem më thoni a jeni njoftuar nga ministrat tuaj kur keni firmosur këtë VKM se kjo kompani nuk ekzistonte?

Rama: Unë po ju jap shpjegime...

Gazetarja: Ju  po bëni paralelizma në rastin e pronarit dhe gazetarit, ndërkohë që unë po ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë.

Rama: Unë po ju jap shpjegimin qetësisht dhe mitingun në konferencë shtypi, ju lutem mos e bëjmë...

Gazetarja: E keni firmosur ju atë VKM z. Kryeministër apo jo?

Rama: Po të shpjegoj me qetësi se si funksionon procesi i vendimmarrjes dhe paralelizmin e bëra pikërisht për këtë. Unë nuk marr njoftime individuale. Janë të gjitha pjesë e një procesi dhe i një mekanizmi vendimmarrje dhe në fund fare firma ime vendoset kur mekanizmi ka përfunduar punën dhe çështja X, Y, Z shtrohet në mbledhjen e qeverisë ku janë prezent të  gjithë ministrat dhe mbasi shtrohet dhe merr miratimin e të gjithë ministrave. Në qeverinë time nuk merr miratime nëse nuk shehsohet më p♪7rpara dhe nuk ndodh në qeverinë time që unë të imponoj futjen e çfarëdo vendimi që vjen i pasheshuar...

Gazetarja: Më fal, po ju si ua jepni kontratat një kompanie kur ajo nuk ekziston?

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër se këto ekzistencat dhe mosekzistencat e kompanive nuk i vendos SYRI .net, i vendos tjetër kush. Nëse kam, nëse kam një pikëpyetje për çfarëdo qoftë trajtohen në rrugët që ka përcaktuar një shtet dhe një shoqëri demokratike. Unë ju përgjigjem me durim shumë të madh. Ju lutem shumë, nëse ka pyetje tjetër, jepuni mundësinë kolegëve.

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet