6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Deputetja e PD-së Albana Vokshi apeloi ndaj qeverisë që të mos e kalojnë me procedurë të përshpejtuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë. Vokshi tha se opozita është e gatshme për diskutime, për një stategji afatgjatë që ti mbajnë mjekët.
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, prezantoi sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri. Për të, ky projektligj vjen për dy arsye madhore të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e nevojave të institucioneve për mjekë, si edhe për të motivuar mjekët që të vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Kushi tha se sot nuk jemi në emergjencë, por detyra e qeverisë është që t’i paraprijë një situate të tillë.
"Ne nuk jemi tani në emergjencën ekstreme, por ne kemi parë statistikat, ne kemi parë shifrat dhe nëse trendi do të jetë i tillë atëherë pas pak vitesh mund të jemi në atë emergjencë, në atë kolaps. Por ne nuk mund të reagojmë atëherë, sepse ne e dimë që shkollimi, diplomimi për mjekësi është i gjatë. Minimumi 6 vite. Pra ne nuk mund të reagojmë pas 6 viteve, sepse atëherë do të jetë shumë vonë dhe politika jonë nuk do të ketë efekt. Ne duhet ti paraprijmë që tani dhe prandaj ne e sjellim tani këtë projektligj, në mënyrë që nesër të mos jetë vonë. Por natyrisht nuk e kemi politikë të cunguar. Kjo politikë është e shoqëruar me një sërë mekanizmash të tjerë për ti motivuar mjekët që të punësohen dhe të japin kontribut. Thatë që standardi ka ardhur në ulje, jo nuk ka ardhur standardi në rënie, standardi ka ardhur në rritje. Kjo shifra që ka qenë 1.2 siç e tha zëvendësministrja, ka ardhur në rritje vit pas viti dhe jemi 1.93 mjekë për 1000 banorë, por prapë jemi mbrapa, prapë jemi më poshtë se vendet e rajonit dhe vendet e OECD. Këto janë statistikat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Sot jemi 1.93, të arrijmë 2.6 dhe pse jo 3.6, kjo është një arsye më shumë".
Nga ana tjetër, deputetja e PD-së Albana Vokshi apeloi ndaj qeverisë që të mos e kalojnë me procedurë të përshpejtuar projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në vendin tonë. Vokshi tha se opozita është e gatshme për diskutime, për një stategji afatgjatë që ti mbajnë mjekët. Ajo nënvizoi se janë të hapur për konsultime, që dhe opozita të japë propozimet e tyre.
"A i keni parë kushtet e qendrave shëndetësore, spitaleve? Në gjendje katastrofike. Prandaj nuk shkojnë atje, ai bonusi nuk i tërheq, se s’ka kushte, mjete, pajisje. Na tha zv.ministrja që është përmirësuar cilësia e shërbimit. Dua ti kujtoj ministres, nuk e di nëse e ka lexuar një reportazh të BIRN. Në mars kishte bërë një reportazh pse mjekët ikin, kishte marrë rastin e spitalit në Burrel, nuk kishte gjinekolog në spital, nuk kishte anestezist. I kishte ardhur koha për të lindur, anestezist nuk kishte. Ka lindur pa anestezist dhe humbi tre fëmijët. Ajo mbeti përsëri shtatzënë, në spitalin e Matit nuk kishte sërish gjinekolog dhe anestezist. Do dështojë dhe pse do dështojë. Ju po e shkelni parimin e sigurisë, ai ka nënshkruar tjetër marrëveshje me ju, jo ketë. Ai ka hyrë me kushte të tjera, që pasi të mbarojë universitetin, do diplomohej, mund të kenë aplikuar në vende të tjera. Ju po i rrëzoni të gjitha ëndrrat, në mënyrë brutale e kriminale dëshirat e tyre, plane për jetën. Doni të mbani peng 5 vite të jetës së tyre. Pse gjithë dështimet në shëndetësi doni t’ia ngarkoni studentëve?! Është dështim spektakolar. Që ditën e premte të nisim me dëgjesa e studentëve, nuk mundet të vendosim ne me detyrim për të ardhmen e të rinjve. Jemi të gatshëm të ulemi për një strategji afatgjatë, që ti mbajë mjekët, që paratë të mos shkojnë për kontrata sekrete dhe në kushte pandemia. Edhe për këtë projektligj jemi të hapur, mos e kaloni me procedurë të përshpejtuar, hajde bëjmë konsultime, të japim propozimet tona, edhe studenti të ketë fjalën e tij, por edhe qytetarët shqiptarë të marrin atë shërbim shëndetësor që nuk e kanë marrë deri më sot. Masa të tilla do të dëshirojnë, tërhiqeni dhe të hapim diskutime, të marrim kohën e duhur dhe të arrijmë në një projektligj që edhe ne ta votojmë. Është një ftesë që i bëjmë mazhorancës, i kërkojmë vetëm kohë dhe diskutime", tha Vokshi.
Kryetarja e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Zheni Gjergji tha se i bashkohet thirrjes së Vokshit për të patur më shumë kohë, e për të diskutuar më shumë këtë ligj.
“I bashkohem thirrjes së Vokshit që na lini kohë më shumë për ta diskutuar më shumë këtë ligj, se mund ta aplikoni edhe më vonë si për studentët e vit të dytë. Forca e kartonëve është në favorin tuaj, propozoj që kjo kohë të jetë 3 vjet, që ne mos ti sanksionojmë kaq gjatë studentët tonë, me ju me forcat e kartonit do e kaloni më 20 këtë projektligj. Nëse do të ketë një alternativë ne do iu kërkonim që kjo kohë të ulej në tre vjet”, tha Gjergji.
Gazment Bardhi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi vlerëson se kërkesa për arres...
Kryeministria TIRANË-Forcohen kriteret per kthimin e garancive dhe huave shtetërore të dhëna kundrejt subjekteve private. Komisioni i ...
Komisioni për Ekonominë dhe Financat TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosa&...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron SLOVENI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s. Në momen...
Fotoja LITUANI- Kjo është fotoja familjare e realizuar nga liderët që po marrin pjesë në samitin e NATO-s në Vilniu...
Komisioni TIRANË- Ditën e sotme ishte i pranishëm në Komisionin e Medias, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gji...
Luçiano Boçi TIRANË- Kandidati demokrat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Bashkinë e Elbasanit Lu&c...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së, njëherazi edhe drejtuesi politik në Qarkun e Elbasanit, Flamur Noka, ka ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt ka bërë jehonë edhe në mediat botërore. 'Washi...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e pranishme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Sh...