LIVE UPDATES
Politike

Zv.ministrja e Shëndetësisë flet për kultivimin e kanabisit: Për përdorim mjekësor dhe industrial, rrit aktivitetin ekonomik

Ajo theksoi se gjatë dekadës së fundit, përdorimi mjekësor i kanabisit dhe derivateve të tij është legalizuar në mbi 35 shtete, ku 22 shtete janë europiane.

11 Korrik 2023, 14:33 Nga DOSJA
Zv.ministrja e Shëndetësisë flet për kultivimin e
Komisioni për Ekonominë dhe Financat

TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosaçaj, e cila ishte e pranishme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, diskutoi në lidhje me projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ajo tha se kultivimi i kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial, rrit aktivitetin ekonomik. Zëvendësministrja e Shëndetësisë deklaroi se ky projektligj ka për synim përcaktimin e rregullave për kultivimin e deri tek qarkullimi i bimës së kanabisit. Zv/ministrja shtoi se përmes këtij projektligji, Shqipëria ndjek trendet në rritje të ekonomive të zhvilluara, të cilat lejojnë përdorimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Ajo theksoi se gjatë dekadës së fundit, përdorimi mjekësor i kanabisit dhe derivateve të tij është legalizuar në mbi 35 shtete, ku 22 shtete janë europiane.

Projektligji, vijoi më tej zv/ministrja, ka përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve, duke u kujdesur të krijojë kuadrin ligjor për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të kanabisit, në kuadër të së cilës do të ngrihet Komisioni i Licencave si dhe Njësia e Specializuar e Mbikëqyrjes, kontrollit dhe inspektimit të kultivimit, prodhimit dhe qarkullimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Projektligji parashikon se licenca mund të jepet për një ose disa veprimtari, për një periudhë 15-vjeçare, me të drejtë rinovimi, me kërkesë për secilin nga aktivitetet dhe bazuar në procedurën përzgjedhëse të organizuar nga Agjencia.

“Regjistri ngrihet në formën e bazës së të dhënave shtetërore dhe administrohet nga Agjencia dhe përmban të gjithë informacionin dhe të dhënat e subjekteve të pajisura me licencë, leje dhe autorizim lidhur më të gjitha fazat e kultivimit të kanabisit, duke filluar nga momenti i dhënies së licencës, lejes dhe autorizimit dhe deri te sekuestrimi apo asgjësimi i bimëve apo nënprodukteve të saj”, u shpreh zv/ministrja.

Regjistri do të ketë mundësi ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave të cilat i shërbejnë procesit të dhënies së licencave, lejeve dhe autorizimeve, si dhe mbikëqyrjes së procesit të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe për qëllime industriale. Në këtë regjistër kanë akses dhe strukturat përkatëse të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, për financat, rendin e sigurinë publike dhe bujqësinë”, shtoi zv/ministrja.

Për sa i takon kushteve të licencimit, në projektligj parashikohet se çdo person juridik, që kërkon të pajiset me licencë, duhet të përmbushë kushtet për çdo aktivitet të kërkuar për licencim, konkretisht: të ketë eksperiencë 3-vjeçare në të paktën 3 nga aktivitetet kryesore, si prodhimi, kultivimi dhe qarkullimi i bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe subjekti ose një aksionar i tij, i cili zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë, duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim për të paktën 5 vite, zotërues i praktikave të mira të prodhimit, të lëshuar nga Agjencia Evropiane e Barnave ose Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat, për të paktën 3 vite dhe të ketë kapital të shoqërisë jo më të vogël se 100 000 000 (njëqind milionë) lekë.

Licenca do të jepet vetëm në emër të subjektit dhe është e pa transferueshme dhe e patjetërsueshme dhe kur në të mund të jetë përcaktuar se aktivitete të caktuara kryhen tërësisht apo pjesërisht nga subjekte të tjera, këto subjekte do të verifikohen në lidhje me plotësimin e kushtit të pastërtisë së figurës.

Me anë të këtij projektligji propozohen edhe dispozita të cilat rregullojnë pajisjen me leje për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit industrial, të cilat trajtohen në kreun IV, të këtij ligji.

Leja për ushtrimin e aktivitetit të prodhimit të kanabisit për qëllime industriale lejon aktivitetin e importit të farës ose fidanit ose riprodhimit të tyre për qëllime të përdorimit si fara/fidanë, kultivimit, prodhimit dhe përpunimit, transportit si dhe eksportit të nënprodukteve dhe produkteve përfundimtare të kanabisit për qëllime industriale. Leja jepet për një afat 5-vjeçar me të drejtë rinovimi, për sipërfaqe jo më të vogël se 1 hektar.

Sipërfaqja maksimale e lejuar për tu kultivuar për kanabisin mjekësor në të gjithë vendin është përcaktuar 200 hektar. Sipas saj, ky projektligj është pasojë edhe e proceseve të gjithëpërfshirjes në një këshillim kombëtar, ku 61 % e personave janë shprehur pro këtij ligji.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet