Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
Samiti i NATO-s në Lituani, realizohet 'fotoja familjare', Rama mes liderave
Samiti vjen, një vit pas takimit të Madridit, ku aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një koncept të ri strategjik, i cili e ka veçuar Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.
11 Korrik 2023, 13:58Nga A.B
Fotoja
All - Paragraf - 1
LITUANI- Kjo është fotoja familjare e realizuar nga liderët që po marrin pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.
Siç shihet, mes tyre është edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm.
Samiti vjen, një vit pas takimit të Madridit, ku aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për një koncept të ri strategjik, i cili e ka veçuar Rusinë si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë. Udhëheqësit e vendeve anëtare të organizatës më të madhe ushtarake në botë pritet të diskutojnë për një gamë të gjerë temash, në mesin e të cilave do të dominojnë përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, si dhe pranimi i Suedisë në aleancë. /Dosja.al