Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ekzekutivi nuk dha detaje të tjera lidhur me nismën për lidhjen e kësaj marrëveshjeje mes Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, tha se me këtë marrëveshje, Kosova dhe SHBA-ja angazhohen për avancimin e bashkëpunimit "në fushën e mbrojtjes si: planifikim i mbrojtjes, qëndrueshmëri strategjike si dhe ngritje e kapaciteteve strategjike ushtarake”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se kjo nismë është në përputhje me qëllimet e Kosovës për integrim më të madh euroatlantik.
“Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, thellimit të kërcënimeve për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Maqedonci gjatë mbledhjes së Qeverisë.
Ekzekutivi nuk dha detaje të tjera lidhur me nismën për lidhjen e kësaj marrëveshjeje mes Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime për pjesëtarët e strukturave të sigurisë, kanë mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, por edhe kanë dhuruar pajisjeve të ndryshme ushtarake.
Në të kaluarën, Kosova ka arritur marrëveshje me SHBA-në, por edhe me shtete të tjera, për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.
Po ashtu, janarin e vitit të kaluar SHBA-ja njoftoi se Kosova kishte bërë kërkesë për blerjen e mbi 200 sistemeve kundërajrore, Javelin, që prodhohen në SHBA. Për shitjen e këtyre sistemeve, të cilat pritet t’i kushtojnë Kosovës 75 milionë dollarë, Uashingtoni ende nuk ka marrë vendim./ REL
foto ilustruese e veliajt TIRANË- Ka nisur në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion ...
agron malaj, termet peci MAT- Myslym Zeneli është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, si kryetar i komanduar i b...
Erion Veliaj TIRANË- Fotoja e mësipërme është e kryebashkiakut të arrestuar socialist Erion Veliaj teksa futet në ambien...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku ditën e sotme Apeli ...
Foto ilustruese TIRANË- Mesnata e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në Komisionin Qendr...
edi rama KAVAJË- Kryeministri Edi Rama foli sot për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Vorë, ku sipa...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se me anëtarësimin në BE bëhet fjalë për të marrë një pas...
edi rama KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste në Kavajë dhe Vorë. Gjatë fjal...
Foto ilustruese KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka për...
sali berisha ne prezantimin e koalicionit TIRANË- Partia "Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian" me drejtues Vasil Sterjovski do t&...