LIVE UPDATES
Politike

Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës: Nëse Shqipëria nuk voton PS në 11 maj, nuk ka integrim në BE

Ai u shpreh se për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale, ndërsa shtoi se kjo arrihet duke mbyllur negociatat para vitit 2027.

12 Mars 2025, 10:39 Nga r.ll
Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës:
edi rama

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste në Kavajë dhe Vorë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pas zgjedhjeve të vitit '90-'92 këto janë zgjedhjet e para që kanë peshë gjeopolitike dhe lidhen me fatin europian të vendit. 

Ai u shpreh se për herë të parë mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale, ndërsa shtoi se kjo arrihet duke mbyllur negociatat para vitit 2027. Sipas tij, anëtarësimi në BE bëhet realitet vetëm nëse Partia Socialiste shpallet fituese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Ndërsa foli po ashtu lidhur me përfitimet e Shqipërisë nga integrimi në BE, kreu i qeverisë tha se buxheti i shtetit do të marrë një rritje të fuqishme. Rama u shpreh se për të mbyllur procesin e negociatave po punojnë një ekip prej 1000 personash. 

"Pas zgjedhjeve të ’90 - 92-shit, këto janë zgjedhjet e para që kanë një peshë gjeopolitike dhe që lidhen drejtpërdrejt me fatin e vendit tonë, me fatin europian të vendit tonë. Sepse sot janë krijuar kushtet që ne të hyjmë realisht në Bashkimin Europian si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e brendshme të Bashkimit Europian dhe për herë të parë mundësia për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian është reale. 

Kemi një kalendar për negociatatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit europian, që na është dhënë për t'i mbyllur negociatat në vitin 2027 dhe kemi mundësinë që nëse i mbyllim negociatat deri në 2027, të hyjmë dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë që Shqipëria të kalojë në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, duke filluar nga pasaporta e Republikës së Shqipërisë, e cila nuk do të jetë më ajo që është thjesht dhe vetëm një mundësi për të lëvizur, por pa mundësinë për të qëndruar, pa mundësinë për të punuar, pa mundësinë për të marrë shërbimet shëndetësore dhe për t'u rimbursuar njësoj si me qenë në vendin tënd, pa mundësinë për studentët që të jenë studentë në Bashkimin Europian dhe të mos trajtohen si studentë ndërkombëtare, po trajtohen si studentë që janë në vendin e vet.

Pra, faktikisht ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familje, e një familje, ku ne flasim gjuhën tonë, secili flet gjuhën e vet, por ama na bashkon gjithë ombrella e legjislacionit dhe e të jetuarit së bashku, ku edhe buxheti i vendit tonë do të marrë një rritje të fuqishme nga mbështetja e Bashkimit Europian. Se në momentin kur hyn Bashkimi Europian, hyn në kategorinë e shteteve përfituese. Bashkimi Europian ka dy kategori, ka shtetet kontribuuese që janë ata më të pasurit, më të zhvilluarit, më të mëdhenjtë, janë dhe përfituesit që janë më të vegjlit që janë në zhvillim e sipër, siç jemi ne, dhe ata më të mëdhenjtë kontribuojnë që më të vegjlit të forcohen. 

Dhe nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve nga Bashkimi Europian kemi marrë 630 milionë euro, duke u bërë anëtar do të marrim mbi 1 miliardë çdo vit, ky është ndryshimi. 300 milionë çdo vit vetëm për bujqësinë, për fermerët, për agropërpunimin, për agrobiznesin, për agroturizmin dhe për gjithçka që ka të bëjë me bujqësinë. Tani e gjitha kjo mund të mos ndodhi nëse në 11 maj Shqipëria nuk voton fuqishëm Partinë Socialiste dhe nuk voton fuqishëm për të vazhduar një proces që nuk është një fjalë goje, po është një punë e përditshme, e përditshme, e përditshme, me detyra të pafundme.

Janë 1 mijë vetë në shtetin shqiptar që punojnë përditë për këtë punë, që shkojnë në punë dhe merren me këtë punë janë 40 skuadra negociatorësh. Çdo javë, dy ministret tona të shtetit që drejtojnë negociatat janë si në provim dhe japin llogari çfarë ka bërë Shqipëria javën e kaluar për këtë, këtë, këtë, për të gjithë sektorët dhe kjo është një punë që çdo minutë vlen dhe asnjë minutë s'duhet humbur. Parafytyroni tani, sikur në 11 maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri që kemi krijuar të lëkundet, sikur pozicioni ndërkombëtar ku e kemi vendosur Shqipërinë të vihet në dyshim dhe sikur ata të thonë: - Ore po mirë më fal për çfarë bëhet me kë do punojnë dhe mjafton një rrëshqitje 6 mujore për të mos thënë më shumë dhe nuk arrihet më gjëja dhe ajo mundësi mund të mund të iki që aty.", u shpreh Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë