Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta takojë
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta takojë. Një akt i tillë ka ardhur si reagim i anulimit të mbledhjes së dy qeverive nga kreu i qeverisë shqiptare. Ai ka thënë se anulimi i mbledhjes së dy qeverive ka ardhur, pasi kishte kërkuar që të takohej me kryeministrin Kurti, por ky i fundit nuk kishte gjetur kohë. Rama theksoi se anulimi i mbledhjes së dy qeverive, nuk ishte thikë pas shpine për Kosovën.
“Takimi nuk ka ndodhur. Nuk kam fjalë për ta interpretuar. Çfarë thike është që një mbledhje mes dy qeverish për marrëveshje të dakordësuara, të mbahet kur ka gjëra të tjera më me rëndësi. Është e kundërta e thikës. Shtrirja e dorës për të qenë së bashku për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin. Nuk mund të bëhet me ato që dëgjojmë nga televizioni. Ideja që anulimi është thikë, qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe gjithë bota e ka gabim. Nuk është kështu”, tha ai.
“Ka edhe keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes së qeverive ka ardhur si rezultat i masave të BE-së. Në fakt e kundërta është e vërtetë. Kam kërkuar me insistim nga Albini që të bëjmë një takim të dy bashkë, sepse kam dashur t’i përcjell disa shqetësime dhe kam dashur ta lehtësoj pozicionin e Kosovës. Nuk ka qenë i mundur takimi, nuk e di pse. Albini ka qenë shumë i zënë, ka pasë punë të tjera, nuk e di!
Ideja që anulimi i mbledhjes është si thikë pas shpine, vjen si rezultat i idesë se qëndrimi i Kosovës është i duhur dhe e gjithë bota e ka gabim. Dhe Shqipëria e ka gabim dhe i është bashkuar gjithë botës që ka gabim. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës është e vetmja që ka të drejtë. Dhe pa pritur pa kujtuar të gjithë partnerët, aleatët miqtë e Kosovës janë bërë armiq, ose kundërshtarë, ose janë bërë forca të errëta dhe Kosova është i vetmi fanar ndriçues që ka pllakosur planetin”, tha Rama, në Klan Kosova.
Ai deklaroi se ka provuar që të kishte komunikim me kreun e ekzekutivit kosovar, por ka qenë e vështirë.
“Nuk kam ardhur të shpjegoj, ta interpretoj qëndrimin e Albinit. Gjëja me e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, të flasin, për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme. Duke u takuar mbase e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Kemi komunikuar, në fakt jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë”, është shprehur Rama.
Edi Rama KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për 'Klan Kosovën' për marrëdhënien e tij ...
Edi Rama KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin s'ka asgjë personale. Në një intervist&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka tentuar që të komunikojë me kryeministrin e Kosovë...
Gazment Bardhi ne Kuvend TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, E...
Dashamir Shehi TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në fjalën e marrë në Kuvend, theksoi...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron të enjten në Prishtinë në kuadër të një vizite që po i ...
Asllan Dogjani TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u revoltua sërish në seancën plenare. Në fund t&eu...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se raportet e kryeministrit Albin Kurti me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ra...
Edi Rama KOSOVË- Pasi përfundoi takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, në dalje nga selia e Kuvendit të Kosovës, gazetar&eum...
Glauk Konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ndë...