"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se kjo tregon ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve ndaj qeverisjes dhe jo mungesë mirënjohjeje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani askush nuk e mendonte se në bulevardin që vriteshin njerëzit në protesta, do të mbahej një protestë për mjedisin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se kjo tregon ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve ndaj qeverisjes dhe jo mungesë mirënjohjeje.
Kryeministri tha se qytetarët sot nuk e krahasojnë më Shqipërinë me të kaluarën, por me mundësitë që presin të arrihen. Ai shtoi se çdo përpjekje për të minimizuar këtë kërkesë të qytetarëve do të ishte e gabuar.
"Le të ngrejë dorën një i vetëm në këtë sallë apo jashtë, e të thotë se e kishte imagjinuar, në kohën e sharrave elektrike, se do të vinte një ditë ku, po në të njëjtin bulevard ku protestuesit vriteshin me plumba si shpendët e lagunave, do të zhvillohej një protestë masive për fatin e lagunave të vendit. Por ja që, nëse do ta shtrëngonim me forcë dikë, t’i thonim “imagjinoje kur do të vijë ajo ditë”, nuk ka shansë të thoshte që kjo ditë do të vinte kaq shpejt. Për ta mbrojtur zogun dhe lagunën nga unë dhe nga ju, që biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin e ekzekutivit dhe legjislativit me rezultate aspak modeste. Mosmirënjohje? Në asnjë mënyrë jo.
Edhe këtu çelësin na e jep ai që e kuptoi shumë herët: pakënaqësia nuk rritet në një realitet ku njerëzit e kanë humbur shpresën, por aty ku shpresa është rritur më shpejt se realiteti. Çdo gjë që ende nuk ka ndryshuar ju duket e padurueshme. Nuk e krahasojnë më Shqipërinë me vendin e mungesave, por me vendin e mundësive ku ata mezi presin të mbërrijnë. Prandaj, nuk na vlerësojnë më. Madje duan ta harrojnë edhe atë që e mbajnë mend akoma. Një popull që nuk na vlerëson më sa do donim ne, por na kërkon llogari për gjithçka që mbetet për t’u bërë. Një popull që bezdiset kur i tregojmë nga sa poshtë jemi nisur për të ardhur këtu dhe na tregon se sa lart duhet të jemi. Me ne apo pa ne. Dhe ka të drejtë. Pikë. Kush përpiqet ta zvogëlojë përmasën e kësaj të drejte që na e tregoi Bulevardi i Flamingove, do të zvogëlohet. Sa më i madh të jesh para kësaj të drejte, aq më në rrezik je. Nëse nuk e kupton se kjo e drejtë është më e madhe dhe më e fortë se ti, qofsh edhe vetë PS, u quajtsh edhe Edi Rama, po deshe," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër ndryshimeve ligjore, duke akuzuar disa prej pjesëmarrësve dhe euro...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur te problematikat e qytetarëve me shërbimet publike gjatë fjalës s&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në protestën kundër qeverisë së tij në Bulevard kanë marrë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protestuesit para Kryeministrisë janë matësi i ri për standardet e qeverisj...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se në javët e para të sesionit të ri parla...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu ka caktuar 6 gushtin për mbajtjen e se...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi k&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar kundër përfshirjes së zonave të Shalës, Sh...
Gjykata Administrative TIRANË- Ish-prokurori Tom Deda ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të përfshihet si palë e tret&e...