LIVE UPDATES
Politike

Rama: Ballkani i mbyllur për Rusinë, Kosova ka vendin e saj

Në Beograd do të mbahet një sesion për sigurinë ushqimore dhe një panair për verërat e ushqimet. Për energjinë elektrike, Rama tha se do të zhvillohet një sesion i veçantë në Shqipëri.

8 Qershor 2022, 14:46 Nga F.M
Rama: Ballkani i mbyllur për Rusinë, Kosova ka vendin e saj
Edi Rama, Open Balkan

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka mbyllur dyert e Ballkanit për Rusinë. Në një konferencë për mediat nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, Rama iu përgjigj ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili e konsideroi një nismë serbe Open Balkan, por që kishte edhe mbështetjen e Rusisë. Kreu i qeverisë tha përpara gazetarëve shqiptarë se që Lavrov ta mbështesë këtë nismë, fillimisht duhet të jetë pjesë e rajonit, që për të është i mbyllur e se për këtë arsye avioni që do e dërgonte në Beograd nuk fluturoi dot. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria refuzuan që të lejonin avionin e Lavrovit të kalonte në hapësirën e tyre ajrore për shkak të sanksioneve që kanë vendosur kundër Rusisë, e për pasojë më 6 mars, vizita e ministrit rus në Beograd u anulua.

"Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike dhe pastaj nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë dhe të urrejtjes për interesa të politikës së ditës në “katundet” ballkanike, është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte promovuesi apo mbështetësi i Ballkanit të Hapur sigurisht që Ballkani do të ishte i hapur minimalisht për të, por ai nuk ka
mundur të hyjë në Ballkan si dhe Ballkani për të është i mbyllur, tërësisht i mbyllur dhe për këtë arsye nuk ka marrë dot leje për të hyrë në Ballkan, nga vendet e Ballkanit që të jemi të qartë,"- tha Rama.

I pyetur për mungesën e Kosovës në Samitin e mbajtur sot në Ohër, Rama tha se vendi në tavolinë do të jetë gjithmonë i hapur, por që e respekton vendimin e Prishtinës zyrtare për ta lënë bosh.

"Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në tryezën e Ballkanit të Hapur është aty, askush nuk e zë, askush nuk e mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova dhe unë nuk dua të them asgjë më shumë sepse çfarë kam pasur për t’i thënë i kam thënë, ftesa është gjithmonë e hapur por respektoj plotësisht vendimin e autoriteteve të Kosovës për të lënë vendin bosh. E respektoj,"- shtoi Rama. 

Përsa i përket deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e konsideroi Open Balkan një nismë serbe, Rama tha se ky krahasim është njësoj si ta quash Bashkimin Evropian një Jugosllavi të Re.

"E para njëherë unë nuk flas asnjëherë për opozitat shqiptare të Shqipërisë kur nuk jam në Shqipëri! Është parim! E dyta, të thuash Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë, është njësoj si të thuash Bashkimi Europian është Jugosllavia e re,"- vijoi kryeministri. 

Rama zbuloi dhe projektet në vijim të Open Balkan. Ai tha se në Beograd do të mbahet një sesion për sigurinë ushqimore dhe një panair për verërat e ushqimet. Për energjinë elektrike, Rama tha se do të zhvillohet një sesion i veçantë në Shqipëri, pasi kriza që na pret këtë dimër nuk do të jetë më për rritje të çmimit, por për mungesë të saj. Në Tiranë, Rama tha se do të ngrihet një grup i posaçëm për të përballuar krizën nga lufta në mënyrë që të ulet barra e krijuar financiare. Mali i Zi, sipas kryeministrit do të mbajë sesionin për turizmin, ndërsa Maqedonia e Veriut për transportin.

"Ne jemi këtu dhe ju e shikoni dhe vetë, kush ka qenë edhe në samitet e tjera që vetë pjesëmarrja është shumë më e madhe, interesimi është shumë më i madh, mbështetja shumë bindëse ndërkohë që ne jemi këtu edhe për të finalizuar disa hapa të tjerë të rëndësishëm që do të hedhim në vijim. Në aspektin e sigurisë ushqimore do të kemi një sesion të posaçëm në Beograd i cili do të shoqërohet dhe me një panair të madh të ushqimit dhe verërave të Ballkanit të Hapur. Në aspektin e sigurisë energjitike do të kemi një sesion të veçantë në Shqipëri. Shqipëria tanimë është pika e referimit në rajon për të ardhmen energjitike jo vetëm të vetvetes, por edhe të rajonit dhe ka shumë gjëra të reja që në mënyrë të përditshme zhvillohen. Ne së shpejti kemi një tjetër
firmosje të rëndësishme me një tjetër gjigand të furnizimit energjitik. Një obsesion i veçantë në Maqedoninë e Veriut për konektivitetin, për të gjitha rrjetet e transportit dhe projektet e transportit. Një sesion tjetër të veçantë për turizmin e mjedisin në Malin e Zi. Nga ana tjetër, kemi rënë dakord të ngremë një grup të përbashkët për krizën tërësore që vjen si pasojë e luftës me zgjidhje të përbashkëta në mënyrë që të arrijmë të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin aq sa është e mundur për të ulur barrën e peshës që ka mbi çdo vend kjo krizë. E thashë edhe më parë, e përsëris. E kam thënë qysh në krye të herës kur të gjithë bënin humore apo përqeshnin dhe nënqeshnin që “çfarë krize energjitike flet ky, s’ka krizë”, që do të vijë momenti që nuk do të jetë më problemi sa u rrit çmimi, por do jetë problemi ku ta gjejmë energjinë. Ndërkohë, Shqipëria është i vetmi vend ku çmimi nuk është prekur asnjë cenitm dhe ku vazhdojmë ne, në mënyrë të përmuajshme subvencionojmë çmimin e të gjitha familjeve dhe e të gjithë biznesit të vogël. E duhet të ketë një arsye pse me gjithë kumtet e kukuvajkave që këtu do bëhej nami, që bujqësia do të falimentonte. Bujqësia sot është sektori që po rritet në aspektin e prodhimit dhe në aspektin eksportit përtej parashikimeve. Duhet të ketë një arsye dhe sigurisht që ne e dimë arsyen, por cilido që dëshiron ta dijë nuk e ka të vështirë, mjafton që të heqë nga sytë atë peshqirin e nihilizmit dhe të shpirtit të mohimit,"- përfundoi kreu i qeverisë.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet