Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj e krahasoi reagimin e Rames me atë të liderit koreano-verior Kim Jong Un që kërkon tu mbyllë gojën gazetarëve.
TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me debatin e zhvilluar ditën e djeshme mes kryeministrit Rama dhe gazetarit të A2 Klevin Muka teksa ky i fundit i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me faktin se bashkëshorti i saj biznesmeni dhe ish deputeti I PS Artan Gaçi është shpallur investitor stratgegjik por që përgjigjen e mori nga kryeministri.
Sekretarja e Marëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj e krahasoi reagimin e Rames me atë të liderit koreano-verior Kim Jong Un që kërkon tu mbyllë gojën gazetarëve.
“Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut,”- thuhet në deklaratë.Për PD, Edi Rama kërkon të bëj monologë në deklaratat për shtyp dhe jo dialog dhe diskutim.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ
Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë. Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.
Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut. Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave. Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.
Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë. Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë. Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp. Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.
Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.
Rama çoi në 'riedukim' një tjetër gazetar. Gjatë një konferencë për shtyp, gazetari Klevin Muka pyeti ministren Olta Xhaçka lidhur me bashkëshortin e saj biznesmen, i cili është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen iadha kryministri teksa ju drejtua se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.
Erdi Jorgoni TIRANË- Protesta e opozitës e thirrur për në datë 7 korrik para kryeministrisë duket se do të bëj...
korrik 1990 TIRANË-Presidenti I Republikës Ilir Meta ka përkujtuar sot 2 korrikun e vitit 1990 ku një grup shqiptarësh me në ...
Flutura Açka dhe Edi Rama TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me debatin që p...
Edi Rama KUKËS- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke shpërndarë disa pamje nga aeroporti i Kukësit ku ...
Olaf Scholz TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpikur një metodë të re, të padëgjuar që i jep mundësinë të...
Briseida Shehaj TIRANË- Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë Brisida Shehaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestë...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se personi që u vu sot në krye të degës së Partisë Socialiste n&...
Sali Berisha, Edi Rama dhe Erion Braçe TIRANË- Kryeministri Edi Rama qëndron në krye të listës së politikanëve sh...
Yuri Kim dhe Ilir Meta TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka pritur sot në Pall...
Damian Gjiknuri TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se për procesin e zgjedhje...