LIVE UPDATES
Politike

Opozitari i PS dominon politikën në rrjet, Berisha udhëheq demokratët por humb në qershor, ku qëndron Rama (TË DHËNAT)

Nga demokratët i dyti vjen Këlliçi, ndërsa gara mes socialistëve është më e fortë.

1 Korrik 2022, 21:23 Nga F.M
Opozitari i PS dominon politikën në rrjet, Berisha udhëheq
Sali Berisha, Edi Rama dhe Erion Braçe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama qëndron në krye të listës së politikanëve shqiptarë që shkaktojnë më shumë reagime në rrjetet sociale. Nga të dhënat e siguruara nga Dosja.al rezulton se muaji qershor ka qenë mjaft i sukesshëm për kreun e selisë rozë në rrjetet sociale, pasi deri më datë 28 të këtij muaji ka pësuar një rritje me 0.58% të reagimeve, qofshin këto pëlqime, komente apo shpërndarje të postimeve të bëra nga kryeministri. Nga data 1 deri më 28 qershor, Rama ka bërë në total 196 poste dhe 114 prej tyre ose e thënë ndryshe 58% e totalit kanë pasur edhe impakte negative.

Ndryshe pasqyrohet situata për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë muajit qershor, Berisha ka bërë 260 postime në Facebook. Postet e kreut të FB-së zakonisht janë denoncime dhe njoftime të daljeve për media dhe në bilancin e bërë rezulton se ka marrë 532,504 reagime, qofshin këto pëlqime, komente apo edhe shpërndarje. Berisha, pavarësisht rikthimit në krye të PD-së e daljes në terren në mënyrë të vazhdueshme, në rrjetet sociale ka pësuar një rënie prej -16.44%.

I treti në rend vjen kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që ka pësuar një rënie drastike, -23.10%. mbi 60% e postimeve të Veliajt kanë impakte negative, qofshin këto mospëlqime apo komente.

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka të njëjtin numër postime me kryeministrin Edi Rama, por ka parë rritje më tepër në rrjetet sociale. Konkreitsht aktiviteti i tij ka pasur një impakt pozitiv me 1.03%, ndryshe nga Rama që kishte 0.58%. 25 postime të Ballës nuk janë preferuar shumë nga ndjekësit dhe rezultojnë të fundit në listë për nga numri i pëlqimeve apo komenteve që kanë marrë.

Presidenti Ilir Meta mban vendin e pestë në listë me 70 postime, 71,858 reagime dhe një rritje prej 23.73%. krahasuar me të tjerët ka vetëm 10 postime jo shumë të preferuar.

Por, ‘kurorën’ e mban Braçe. Deputeti socialist, i vetmi që i bën opozitë kryeministrit Edi Rama në selinë rozë ka pasur impakte të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Aktiviteti i tij është rritur në numër postimesh, por edhe në reagime gjithashtu. 80.79% është rritja që ka pësuar Braçe dhe nga 86 postime, vetëm 19 nuk kanë arritur që të kenë impakt pozitiv.

Lista pasohet me deputetin më aktiv të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, më pas dominohet sërish nga socialistët, si: Elisa Spiropali, Belinda Balluku e Damian Gjiknuri. Ne mes futet aktori Florian Binaj për ‘thyerje’ e më pas vijon sërish me socialistët Evis Kushi, Niko Peleshi, Gledian Llatja e Ogerta Manastirliu. Pas ministres së Shëndetësisë në radhë është kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Por cilat kanë qenë postimet më të pëlqyera?

Edhe këtu dominon kryeministri Edi Rama me foton me ish-kapmionin e aktualisht kryebashkiaun e Kievit, Vitaly Klitscho. Fotoja e dytë më e pëlqyer është ajo e Ramës në familjen e Presidentit Haxhim Thaçi që ndodhet në burg në Hagë. Siç duket postime ‘patriotike’ janë ato preferojnë ndjekësit e kryeministrit Rama, kurse nga lideri i PD-së duan të shohin natyrë. Kjo pasi fotoja më e pëlqyer e Berishës është një moment nga ecjet e tij në bregdet.

edi rama sali berisha erion brace


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen