LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta dekoron historianin Aurel Plasari: Kontribut në vlerat kombëtare

Meta tha se ky vlerësim i jepet me mirënjohje studiuesit dhe shkrimtarit, kontribuuesit të palodhur të kërkimit shkencor, që ka ndriçuar vlerat kombëtare me ndikim te veçantë në shoqërinë shqiptare, promovuesit dhe mbrojtësit të identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve.

1 Korrik 2022, 15:55 Nga d.a.
Presidenti Meta dekoron historianin Aurel Plasari: Kontribut në vlerat
Aurel Plasari dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i vendi Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” , historianin, shkrimtarin, përkthyesin dhe studiuesin Aurel Plasari.

Meta tha se ky vlerësim i jepet me mirënjohje studiuesit dhe shkrimtarit, kontribuuesit të palodhur të kërkimit shkencor, që ka ndriçuar vlerat kombëtare me ndikim te veçantë në shoqërinë shqiptare, promovuesit dhe mbrojtësit të identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve.

Kam kënaqësinë e veçantë të jem sot, bashkë me ju, për të vlerësuar një figurë poliedrike të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e shumë kryeveprave botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin, profesorin e shquar universitar Aurel Plasari."- shpreh Meta.

Fjala e Metës:

Veprimtaria e profesor Plasarit, është e gjerë dhe e shtrirë tanimë në gati pesë dekada, duke i ofruar kulturës shqiptare jo vetëm përkthime të shënuara, por në këto 30 vitet e fundit edhe ese me shumë ndikim mbi shoqërinë shqiptare dhe sidomos studime të një rëndësie të veçantë për rolin marrës dhe dhënës të shqiptarëve në qytetërimin europian.

Për këtë veprimtari të gjerë e të suksesshme, profesor Plasari është vlerësuar me çmime e nderime të ndryshme, nga ato më të lartat. Por sot, jemi në një  moment të ri,  të vlerësimin të veprimtarisë të profesor Plasarit, me dekoratën që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Jam i bindur se profesor Aurel Plasarit i shkon në mënyrë të veçantë kjo dekoratë me emrin e “poetit të madh të politikës shqiptare”, siç e ka quajtur Montanelli; e “Atletit të Krishtit” siç e thirri Papa Kaliksti III; apo e “heroit semantik të shqiptarëve”, sikurse vetë profesor Plasari e ka përcaktuar.

Vite të tëra të jetës me punë,  profesor Plasari,  ia ka kushtuar kërkimeve mbi Heroin tonë Kombëtar, për të kulmuar me veprën e tij më të rëndësishme, ndoshta vepër e jetës, “Skënderbeu-një histori politike”. Është vepra që në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, 2018, u vlerësua me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, si studimi më i suksesshëm për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Duke ngritur në një nivel tanimë bashkëkohor, traditën e studimeve shqiptare skënderbegiane, që zënë fillin me Konicën dhe Nolin. Plasari me këtë vepër e ka nxjerrë në një dritë të re portretin e Skënderbeut, jo vetëm si strateg ushtarak dhe diplomat i zoti, por edhe si  një burrë shteti që e integroi Arbërinë e tij, në traktatet e para të Europës politike. 

Edhe me veprën e tij më të fundit, “Àrbni gjeografik, historik, kishtar dhe politik”, botim i Akademisë së Shkencave dhe i Akademisë së Studimeve Albanologjike, profesor Plasari, gjithmonë kërkues e studiues është përqendruar përsëri në nxjerrjen në dritë të Mesjetës arbërore, shpesh gabimisht të përfytyruar si “e errët”, duke e rivënë atë në raporte reale jo vetëm me fqinjët, por edhe me Europën e kohës.

Me mirënjohje dhe në vlerësim të punës së jashtëzakonshme për realizimin e veprës më të suksesshme kushtuar figurës dhe epokës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, kam kënaqësinë dhe privilegjin të vlerësoj profesor Aurel Plasarin me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

E posaçme kënaqësia, që me praninë e shumë personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës, të vlerësoja sot një figurë poliedrike dhe të ndritur të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e një numri kryeveprash botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin dhe profesorin e shquar universitar, Aurel Plasari.
Me mirënjohje për kontributin e vyer dhe të jashtëzakonshëm në ndriçimin e vlerave kombëtare me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, si promovues dhe mbrojtës i palodhur i identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve, dhe në nderim të punës dhe realizimit të veprës tanimë të vlerësuar si më e suksesshmja e dekadave të fundit kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar, i akordova Profesor Plasarit, Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Shumë urime dhe krijimtari sa më të begatë në shërbim të kombit!

aurel plasari ilir meta


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen