All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Mandati i Xhaçkës, deputetët e PD-së: Kompania e Gaçit u krijua 4 ditë pas ligjit për investime strategjike

Gjatë mbledhjes ata kanë paraqitur provat në të cilën thonë se ligji për investimet strategjike ka hyrë në fuqi në 17 tetor të vitit 2015 dhe vetëm katër ditë më vonë është krijuar shoqëria në pronësi të Artan Gaçit.

1 Korrik 2022, 14:36 Nga d.a.
All - Paragraf - 1

Mandati i Xhaçkës, deputetët e PD-së: Kompania e

TIRANË- Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Mandateve, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e deputetes socialiste Olta Xhaçka pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

Gjatë mbledhjes ata kanë paraqitur provat në të cilën thonë se ligji për investimet strategjike ka hyrë në fuqi në 17 tetor të vitit 2015 dhe vetëm katër ditë më vonë është krijuar shoqëria në pronësi të Artan Gaçit.

Sipas deputetëve të PD, shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit me 5 yje në Himarë, me të drejtën për ta përdorur atë për një periudhë 30-vjeçare.

Pjesë nga akuzat e PD

Ligji për investimet strategjike është miratuar më 28 Maj të vitit 2015 dhe ka hyrë në fuqi me datë 17 Tetor të vitit 2015.

Menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, konkretisht më datë 21 tetor 2015, është krijuar shoqëria tregtare AG. TCC shpk, me objekt veprimtarie investime në hoteleri-turizëm. Kjo kompani e krijuar vetëm 4 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit për investimet strategjike, rezulton se është në pronësi të z. Artan Gaçi, i cili është administrator dhe ortaku i vetëm i kësaj shoqërie’. z. Artan Gaçi rezulton se është bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste dhe Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhacka.

Kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TCC shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, me vendimin nr. 3/5, date 29/03/2021 “Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e asistuar për projektin e investimit “DREAMADES LUXURY SUITES”, me subjekt “AG.TCC” sh.p.k, me NUIS L52227046H” të Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m dhe me vlerë rreth 5.5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë. Ndër të tjera vendimi i Komiteti te Investimeve Strategjike parashikon masat lehtësuese që përfiton kompania në pronësi të bashkëshortit të Ministre dhe deputetes znj. Olta Xhackas.

Në përputhje Vendimin e KIS nr. 3/5 date 29.03.2021, shoqëria në pronësi të bashkëshortit ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare. Sipas vendimit, shoqëria investuese lejohet që zonën e bregdetit ta përdorë ekskluzivisht për zhvillimin e veprimtarisë turistike në shërbim Hotelit që po zhvillohet dhe, për këtë qëllim, në këtë zonë planifikohet të instalohen disa stacione plazhi, ku synohet të ofrohet shërbim i cilësisë së lartë.

olta xhaçka artan gaçi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet