Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edi Rama tha se qëllimi kryesor është të ruajnë çmimin e energjisë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk dha një përgjigje konkrete nëse do të ketë një paketë të dytë për rezistencën sociale. Në një konferencë për mediat, Rama tha se qëllimi kryesor është të ruajnë çmimin e energjisë. Edhe njëherë, kreu i qeverisë paralajmëroi se edhe ky dimër do të jetë i vështirë.
"Këto të NATO-s dhe BE ku shkojmë ne, hallet e kujt janë? Apo janë për vizita turistike? Se unë nuk jam natyrë turisti e dinë shumë mirë kush më njeh. Ja që të qënit në NATO ka edhe detyrime, sjell edhe nevojën për sakrifica. Shumë njerëz thonë ç'na duhet se Ç'a bëhet në Ukrainë. Ou? E duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë, apo e kemi opsionale dhe e masim me sa kafe pimë në ditë? Jemi në një luftë, nuk e kemi zgjedhur dhe nuk e bëjmë dot ne. Duhen bërë sakrifica për një gjë më të madhe që është e pamundur që të përballet duke thënë lufta të vazhdojë. Jemi këtu sepse kemi faktorë të rëndësishëm. Kemi vazhduar me fermerët. Ne do shpenzojmë që të mbajmë çmimin e energjisë, që nëna jote të mos llahtariset kur ndez dritën. Qëllimi bazë është që të ruajmë energjinë. Nuk është rritur dhe duhet ta mbajmë me sforco kolosale. Nëse e mbajmë të paprekur dhe nëse ndryshojmë sistemin e taksimit, duke e çuar deri në 500 mijë lekë, 0 taksën. Bëjmë një lehtësim. Aty do të riangazhohemi,"-tha Rama.
FJALA E PLOTË:
- Zoti Kryeministër, dje isha në një shëtitje me mamanë. Mamaja ime është pensioniste. Tashmë ne bëjmë shëtitje se nuk ulemi dot në kafe për shkak të krizës së çmimeve. Kishte një pyetje “a do ketë një Paketë të Dytë të Rezistencës Sociale”? Nuk është shqetësimi vetëm i mamasë sime, por i shumë pensionistëve dhe shumë familjeve të tjera shqiptare që sot vuajnë krizën e çmimeve, një krizë për të cilën edhe më 7 korrik është thirrur një protestë. A keni ju një plan, krahas angazhimeve në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për Bashkimin Europian. A ka një angazhim qeveria për t’iu përgjigjur halleve, së pari të shqiptarëve?
Kryeministri Edi Rama: Po pse, këto të NATO-s dhe BE-së ku shkojmë ne, hallet e kujt janë? Apo janë për të bërë vizita turistike? Se unë nuk jam dhe natyrë turisti fare, e dinë mirë ata që më njohin. Të kujt janë këto hallet? Kështu që, është mirë që të kuptojmë shumë mirë që kur hyn në familje të tilla, ku Shqipëria ka hyrë pasi 500 vjet mbeti derë në derë, nën çatia që nuk i zgjodhi kurrë vetë, por ia imponuan, këto vijnë edhe me disa halle dhe detyrime. Është shumë bukur të thuash “Shqipëria në NATO”, edhe të bësh koncerte kur futesh në NATO, por ja që të qenit në NATO ka dhe këto detyrime. Ja që të qenit në NATO sjell dhe nevojën për disa sakrifica. Shumë njerëz thonë, “Ç’na duhet ne se çfarë bëhet në Ukrainë, ç ‘punë kemi ne”? Po a e duam ne lirinë dhe pavarësinë tonë apo e kemi opsionale dhe e masim sa kafe pimë në ditë? E duam ne marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie strategjik? Apo e duam vetëm kur dita është me diell dhe nuk ka shqetësime të tjera? Po përkatësinë e Shqipërisë në gjithë këtë Aleancë dhe front perëndimor, e duam ne? Apo vetëm në kohë plazhi? E pra, ja që ka dhe luftë. Një luftë që as e kemi zgjedhur e as e ndalojmë dot ne. Ja që ka edhe një moment që duhen bërë disa sakrifica, për një gjë më të madhe që është e pamundur të përballet duke thënë, “Lufta le të vazhdojë, ne jemi me Amerikën, ne jemi në NATO, por ama ne nuk duam të shikojmë asnjë ndryshim në çmime, përkundrazi, ne duam të kemi edhe më shumë në luftë”. Thënë të gjitha këto, ne as i kemi lënë ndonjëherë vetëm dhe as nuk do t’i lëmë ndonjëherë
vetëm ata që kanë më shumë vështirësi në përballimin e një situate të tillë, e cila ka vështirësi për të gjithë pa diskutim, por duhet ta ndajmë barrën sipas shpatullave. Sigurisht që, ne e dimë shumë mirë këtë pjesë, sepse e dimë shumë mirë detyrën që kemi dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm të gjithë që mundësitë tona nuk janë të pakufishme. Ashtu sikundër, na duhet ta kujtojmë që në ndërkohë, të tjerët luftojnë për jetën, ndërkohë të tjerët ikin nga shtëpitë se humbasin gjithçka, ndërkohë që ne, fatmirësisht, nuk i kemi këto probleme. Ne nuk mund të bëhemi kurrën e kurrës njerëz që shohim vetëm deri tek maja e hundës sonë, ne shqiptarët flas, se po të kishin parë dhe të tjerët deri tek maja e hundës së tyre, ne sot nuk do ishim këtu ku jemi. Ne jemi këtu sepse kemi miq dhe partnerë të fuqishëm. Kështu që, kjo është çështje detyrimesh reciproke dhe për t’i dhënë përgjigje konkrete, ne ndërkohë kemi vazhduar me fermerët, po bëjmë një tjetër plan për transportin publik, se aty janë ata që preken më shumë, do shikojmë si do ecin gjërat me energjinë; nëse do jetë një vit po aq i thatë sa 3 vitet e fundit, ne do shpenzojmë shumë për të mbajtur çmimin, që nëna jote të mos tmerrohet kur ndez dritën, është shumë e rëndësishme kjo dhe të mos llahtariset kur i vjen fatura e energjisë, se aty pastaj nuk ka më as ajo se çfarë bën dhe as ne çfarë të themi. Aty preket diçka që është kocka. Qëllimi ynë bazë është të ruajmë energjinë. Shikojeni inflacionin në rajon. Shikojeni sa e kanë vendet e tjera dhe sa e kemi ne, gati përgjysmë. Pse? Për shkak të energjisë, sepse nuk është rritur aty. Po të rritet aty, ndikimi është shumë i rëndë dhe për ta mbajtur, ne do na duhet një sforco kolosale nëse viti do jetë i thatë siç kanë qenë 3 vitet e fundit. Për mua, nëse ne arrijmë ta mbajmë të paprekur energjinë, nëse ne ndryshojmë tani edhe sistemin e taksimit duke e çuar në 500 mijë lekë zero taksën, bëjmë një lehtësim. Pastaj, sigurisht, tek shtresat më të dobëta që i mbrojtëm në fazën e parë, aty do riangazhohemi në momentin që do dalin ashtu siç duhet llogarinë. Është një dimër i tërë përpara që mund të jetë dimri më i vështirë i Europës qysh nga viti 1942, sa për dijeni.
maks haxhia Pas deklaratës së kryeministrit Rama se harta e re Gjyqësore nuk do të ndryshojë ka ardhur dhe reagimi nga kreu i Dhom...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është brenda parametrave për të cilat është angazh...
Komisioni TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, kërkuan që në mbledhjen e radhës të Këshillit të Minis...
Olta Xhaçka, ministre TIRANE- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur akuzave...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, me ironi, kërkoi më shumë informacione se si mund të bëhet një...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu i kujtoi sërish Gazment B...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi për shifrat e INSTAT lidhur me largimin e shqiptarëve. Në një konferencë p&eu...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ironizoi deklaratat e maxhorancës në fund të mbledhjes s&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj ...
Taulant Balla TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për t&eu...